Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

INTERVISTË/ Flet modelja Gea Braha: Bukuria pa zgjuarsi nuk ka asnjë vlerë

gea-brahaINTERVISTË/  Flet modelja  Gea Braha

Gea-Braha

Albert Z. ZHOLI

-“Fiks Fare” një rrugëtim i bukur, por si nisi rruga juaj si modele?
Për “Fiks Fare” besoj se çdo gjë është ezauruar. Si modele ne fakt, rrugëtimi im ka nisur para disa vitesh ku u përzgjodha nga një agjenci mode, për të qenë pjesë e saj. Konkretisht kam bashkëpunuar me një nga fotografet më të talentuar Sonny K Elson , i cili është i njohur për profesionalizmin dhe suksesin e tij në këtë fushë. Kemi realizuar disa sete, reklamime brandesh të njohura dhe sfilata të ndryshme dhe gjithçka ka rezultuar me sukses .

- Cila ishte sfilata e parë dhe ku?
Kam realizuar disa sfilata , por e para ka qenë ajo për ‘Summer Fest’ , një program veror i ‘Top Channel’ . E ruaj si një kujtim shumë të bukur , pasi më ka falur shumë emocione si eksperiencë e parë në këtë fushë.

- Familja a doli pengesë në këtë nismë?gea-braha
Jam e bekuar për faktin se familja ime është gjithmonë mbështetja më e madhe, në çdo nismë që marr. Jo vetëm që nuk i kam patur pengesë, por përkundrazi kanë qenë shtysë e madhe për mua drejt realizimit të ëndrrave dhe objektivave që kam në jetë.
- Kush ju përkrahu më shumë nga familja?
Mami, e kam thënë gjithmonë që është përkrahësja ime më e madhe, pasi më njeh më mirë se të gjithë, gjithçka e ndaj me të. Ajo e di mirë cilat janë pasionet e mia më të mëdha në jetë, e nuk ngurron të më mbështes në rrugën drejt përmbushjes së tyre.

- Në sa sfilata keni marrë pjesë?
Nuk më kujtohet saktë, por kanë qenë disa . Secila ka patur rëndësinë e veçantinë e saj .
-Cila është sfilata më e rëndësishme?
Besoj do te veçoja atë ne “Summer Fest” , duke qenë se ka qenë pikënisja .
-Lidhja juaj me librin dhe shtypin?
Kam një raport mjaft të mirë me librat, më ka pëlqyer të lexoj që në fëmijëri. Kryesisht romane të ndryshme por edhe letërsi klasike shpesh herë. Më pëlqen të jem e informuar ndaj dhe me shtypin mundohem të jem e azhurnuar herë pas here.- Po për shkollimin cila është rruga që po ndiqni?
Jam në përfundim te vitit të dytë të masterit , për degën financë-banke .
- Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e zgjuar?
Unë jam e mendimit që bukuria pa zgjuarsi nuk ka asnjë vlerë ! I vlerësoj komplimentet sido te jene , por kur  përfshijnë edhe inteligjencën ndihem akoma më mirë.
-Si e mendoni Princin e Kaltër?
Nuk jam një person që krijoj një model si e mendoj apo te fokusohem në cilësi të veçanta, mendoj thjesht dikë që arrin të më marrë zemrën, sigurisht besnik dhe njeri i mirë mbi të gjitha.
- A e praktikoni plazhin nudo?
Jo, aspak!
-Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike?
Kjo është ne varësi te rastit, por te dyja veshjet i preferoj dhe ndihem komode .
- Po minifundi a është pjesë e veshjes së përditshme?
Vitet e fundit jo më, haha.
-Cilat janë synimet tuaja?
Të përmbush objektivat qe i kam vene vetes nga ana profesionale dhe jo vetëm. Të bëj më të mirën për familjen time, pasi lumturia e tyre është suksesi im më i madh. Këto janë më primaret.
-A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë?
Mendimin për dashurinë e kam dhënë disa herë, i besoj asaj, dashurisë së madhe e të fortë, e cila është ndjenjë unike nëse është e pastër.
- Ku i preferoni pushimet e verës? Më mirë në dimër apo në verë?
Unë jam e dashuruar me stinën e verës, ndaj padyshim qe zgjedh te pushoj në këtë stine , preferoj jugun e vendit tone por edhe jashtë vendit .
-Miqësia më e mirë është me meshkuj apo me femra?
Varet do të thoja unë, rëndësi ka personi .Personalisht me ka ndodhur te kem shoqëri te mire si me meshkuj dhe me femra.
-Kur nxehesh zakonisht?
Edhe pse dukem natyrë e qetë, kam edhe unë ato momentet e mia (hahata). Nxehem shpesh dhe lehtë për situata të ndryshme, por asgjë serioze dhe më kalon po shpejt. (Haha).

-Kur ke dashuruar për herë të parë dhe çfarë kujtime ruani?
Preferoj mos të komentoj mbi këtë pjese.
-Femrat janë më xheloze se meshkujt, apo e kundërta?
Nuk di të them, të dyja gjinitë mund te ndodhe te jene ,pasi njerëzit janë te ndryshëm. Por kam përshtypjen qe femrat janë pak me shume me raste. ( hahaaaa).
-Keni menduar të jepni pjesë e politikës?
Asnjëherë, nuk me pëlqen te jem e përfshirë ne boten e politikës . Mendoj se nuk më lidh asgjë me të.
-Kur ka qenë dita më e gëzuar në jetë?
Kam patur disa momente të bukura në jetë, nuk di për momentin cilën do të veçoja prej tyre.
-Ushqimi i preferuar?
Frutat e detit kryesisht.

-Jeni diskutuar gjatë për djalin që ka sjell vazhdimisht lule në punë si jeni ndjerë?IMG-20160815-WA0042
Tashmë janë bërë afërsisht dy vjet, që nga momenti që më vinin lule të hënave. Dita s’ka qenë  fikse, por shumicën e kohës një herë në javë, përgjithësisht të hënave vijnë lule të ndryshme. Ka qenë  një fans, ë cilin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk ka asgjë më tepër dhe unë e vlerësoj gjestin e tij. Besoj në botë femra të ekranit apo modele kanë të tillë. Jeta është mbushur me të papritura të këndshme.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :