Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

INTERVISTA/ Flet piktori i talentuar, Gëzim Tirana: Tregu shqiptar është shumë i vogël në raport me numrin e madh të piktorëve

INTERVISTA/ Flet piktori i talentuar, Gëzim Tirana: Tregu shqiptar është shumë i vogël në raport me numrin e madh të piktorëve

 

 Piktor i vërtetë është një piktor popullor

1614187_1505805546332525_78105348947278581_o

Albert Z. ZHOLI

Lindur dhe rritur në Tiranë, Gëzimi përbën një rekord në numrin e pikturave. Me një mënyrë ndryshe të pikturuari ai po rrëmben vëmendjen e shumë kritikëve të pikturës, madje po fiton terren në studiot e huaja. Fillimet e pikturës ishin si çdo fëmijë, disa peizazhe dhe natyra të qeta me laps të zi dhe pastaj me ngjyra. Në fund të viteve 1990 në shtëpi i ishte bërë një koleksion i tërë me piktura që të gjithë e shtynin që të hapte një ekspozitë. Ajo që i ka qëndruar më afër dhe që e ka pikasur talentin e Gazimit , ka qenë motra e vogël që gjithmonë e nxiste që të bënte piktura me bojëra vaji të cilat ajo i mblidhte në shtëpinë e saj. Kur i shikon sot ato piktura nuk e beson që i ka bërë ai vetë. Sot në studion e tij dhe në arkivin në shtëpi ( pa marrë parasysh shitjet e shumta) ka mbi 500 piktura në kanavacë të madhësive të ndryshme, të gjitha në bojëra vaji. Ditët e fundit ai ka inauguruar studion e re në fund të rrugës “Mine Peza”, një studio me dritare të shumta dhe hapësira prej xhami ku çdo kalimtar apo vizitor i rastësishëm mund të shikoj të gjitha pikturat e ekspozuara në muret e studios.

-Në pikturat tuaja mbizotëron peizazhi dhe natyra e qetë. Si do ta komentoni këtë fakt dhe cilat janë arsyet që këmbëngulni në ato gjini?

 

Kjo është një e vërtetë, ato dy gjini janë më të preferuarat e mia. Nga shumë peizazhe që kam  të ekspozuara ashtu dhe në arkiv, mbizotërojnë peizazhet me motivet e detit. Përse më ngacmon më shumë ky motiv?

1274538_1401654786747602_1682212221_o

Nuk e di deti më magjeps dhe më detyron ta kap penelin ndaj mbi 60 % e pikturave është me këtë motiv. Deti ka shumë cilësi, ngjyra blu e thellë, anijet, vaporët, rëra, shkëmbinjtë, çadrat, njerëzit, valët, shtrëngata, dallgët, lodrat e fëmijëve në det, stërkalat e ujit, ndryshimi i ngjyrës sipas stinëve, sirenat e vaporëve, portet e zhurmshme, e bëjnë atë shumë magjik. Në det sheh shumë gjëra dhe shumë ngjyra ndaj për mua deti mbetet tepër frymëzues. Por ka dhe një veçori tjetër lidhja ime me detin, pasi ekspozitën e parë e kam hapur në vitin 2002 në Durrës dhe pikërisht në plazhin e këtij qyteti mistik. Ishte hotel “Apollonia” që mirëpriti ekspozitën time të parë dhe do ti jepte emër punës time. Në këtë ekspozitë kisha 12 punime të cilat kishin të bënin me peizazhe nga Durrësi, Vlora si dhe Gjiri Lalëzit. Këto piktura ndoshta nuk i kuptonte vizitori i thjeshtë shqiptar, por që  bukuria e tyre u vlerësua kur këto piktura i vizitoi në studion time një përfaqësi  e një studio të madhe gjermane e cila dhe vlerësimet më të mëdha. Studioja në fjalë bëri përzgjedhje me piktorët më në zë në Tiranë duke futur këtu Sali Shijakun, Alush Shimën dhe më pas dhe mua. të tjerë.  Ekipi duke parë pikturat e mia panë që unë përdorja me elegancë ngjyrën e verdhë, blu dhe të kuqe të papërzier, të plotë, me ngjyrën reale. Kështu filloi bashkëpunimi im me këtë studio prestigjioze për një periudhë 2-vjeçare.

 

-Piktura, e vështirë për të jetuar, konkretisht  a e shikon pikturën si një profesion që mund të jetosh dhe cilat janë problemet e piktorëve sot?

Dikush dhe nuk e beson pasi vërtetë është e vështirë, por unë mund të them se kam kohë që jetoj me këtë profesion. Ka shumë probleme piktura sot. Së pari ne jemi një vend i vogël ku piktura nuk është bërë një domosdoshmëri dhe kulturë në shtëpi. Së dyti ka shumë piktorë ku shumica bëjnë plagjiaturë pikturat e piktorëve të mëdhenj kundrejt një shpërblimi qesharak. Së treti piktura kërkon një menaxhim të vazhdueshëm dhe të shtrirë gjeografikisht dhe në kohë. Tjetër është se piktorët nuk kanë të gjithë luksin të hapin ekspozita apo të marrin pjesë në ekspozita ndërkombëtare ku mund të shprehin qartë talentin e tyre. Problem tjetër ka se bëhet dhe një konkurrencë jo reale dhe e denjë. E fundit është se tregu shqiptar është shumë i vogël në raport me numrin e madh të piktorëve dhe me atë ç’këkron tregu shqiptar. Ndaj vëmendja e piktorëve është tregu i huaj. Këto janë disa nga problemet që pashë të arsyeshme ti bën publike por ka deh shumë të tjera.

 

 

Sot ndryshe, përse një studio e hapur tërësisht?

-         Pyetje që më tundon por edhe më grish për një përgjigje ndryshe. Unë dua të jem një piktor i lidhur drejtpërdrejt me vizitorin dhe me publikun. Dua të jem transparent dhe të ofroj çdo lloj kalimtari pranë pikturës time. Nuk dua të jem hermetik, i mbyllur në guaskë. Arti i takon popullit, i takon të gjithëve. Një art i mbyllur nuk përcjell mesazh. Arti ndaj quhet art që duhet ta shijojnë të gjithë, sidomos masat e popullit. Nuk dua të jem një piktor elitar, por një piktor popullor. Ndihem mirë kur njerëzit ndalen para xhamave për disa minuta dhe shikojnë pikturat e mia. Është një sadisfaksion shpirtëror i papërsëritshëm. Për këtë jeton artisti. Arti pamor ka një mesazh të drejtpërdrejtë relaksues.

Pa pikturën bota e artit do dukej si një pemë pa gjethe dhe pa fruta

 

 

-Teknika dhe bojërat kanë të bëjnë shumë, përse Gëzimi këmbëngul gjithmonë tek bojërat e vajit dhe jo në teknikë tjetër si akuarel apo në akrilik?

Secili piktor ka dashuritë apo stilin e veët të të pikturuarit. Teknika ime është teknika e shpatullës me bojëra vaji. Në gjithë kohën time si piktor kam punuar në fillim me laps, pastaj lapsa me ngjyra, pra në vogëli dhe më vonë, gjithmonë kam punuar në vaj dhe vetëm në vaj dhe kanavacë me shpatull ose rrallë me penel. Pra as telajot nuk i ndryshoj si dërrasë, kompensatë apo tjetër gjë. Gjithë punimet e mia pas moshës 17 vjeç do ti gjesh në vaj dhe kanavacë. Në këto të dyja gjej vetveten, shpalos më mirë cilësitë e mia, marr frymëzim dhe ndihem shumë i qetë dhe i motivuar kur punoj. Ngjyrat e vajit kanë një ndriçim dhe shkëlqim  të bukur, që të nxisin në punë. Këto bojëra i rezistojnë më mirë kohës, plotësojnë ndonjë boshllëk që mund të le në pikturë, japin reflekse gjatë shikimit dhe përcjellin ide më të qarta të pikturës. Këtu sigurisht flas për vete, se piktorë të ndryshëm janë të dashuruar me teknika të ndryshme.

 

-Kur e keni pasur rendimentin më të lartë në pikturë?

Më qenë i saktë, rendimentin më të lartë të pikturave, e kam pasur në vitet 1997-98 në vitet e mbrapshta shqiptare.Çdo piktor ka vitet e tij të krijimtarisë së bollshme dhe të cilësisë. Disa e kanë këtë në moshë të re, disa kur janë mesoburra apo mesogra, të tjerë në moshën e tretë. Unë e pata në vitet 1997-98 jo rastësisht. Kjo erdhi pas një periudhe shkëputjeje timen për shkak të shumë angazhimeve në një biznes. Ishte pikërisht një nga ortakët e mi që kërkonte të mobilonte shtëpinë dhe të kishte disa piktura në ambientet e saj. Por aty ku shkoi ju dukën shumë shtrenjtë. Mua menjëherë mu ndezën reflekset, dëshira. Më hipi një ndjenjë e brendshme që duhej të kthehesha patjetër tek peneli. Një tronditje dhe thirrje e brendshme më thirri me forcë, kthehu, më ke harruar. Kisha disa vite që punoja rrallë, pasi mbijetesa në vitet e para të demokracisë ishte shumë vështirë. Pra kjo ishte nxitja. Pasi i kërkova shokut tim të më blinte bojërat dhe telajot sipas madhësive që donte, ju futa punës. Pas disa ditësh ja çova në shtëpi. Ai i shikonte dhe nuk besonte. I dukej si në ëndërr. Herë më shikonte mua dhe herë pikturat dhe shfaqte shenja mosbesimi. Mendonte se kisha paguar dikën dhe nuk mund ta pranonte këtë gjë. Duke parë dyzimin e tij

u detyrova dhe i bëra një pikturë aty ku ishim në shtëpinë e ti duke kompozuar një grua me çallmë të një piktori të madh holandez që ai e kishte shumë për zemër. Shtangu! U habit! Më përqafoi dhe më nxiti që të mos e lëshoja penelin nga dora.

-Suksesi i piktorëve varet edhe nga ekspozitat. Gazimi cilën nga ekspozitat, do të quante më të suksesshme?

Në fakt unë ekspozitë kam studion time. Aty kam ditë dhe natë vizitorë, por nuk mohoj dhe rëndësinë e ekspozitave. Ekspozita më e suksesshme e imja ka qenë ajo e vitit 2010 në Itali, konkretisht në Milano. Në këtë ekspozitë çova gjithsej 25 piktura ku mbizotëronte peizazhi detar, por edhe kompozimi dhe natyra e qetë. Ndoshta askujt nuk i besohet por në atë ekspozitë shita 17 punime, pra u ktheva nga Italia vetëm me 8 piktura. Kjo është një gjë e rrallë. Ishte një vlerësim i madh për punë time në një vend të huaj, aq më tepër në Milano që është një nga qytetet më artdashës në botë që ka piktorë me famë botërore.

 

box

Peizazhi dhe kompozimi

Këto janë gjinitë më të preferuara më afër shijes sime, më afër perceptimit tim. Në këto dy gjini, punoj me dëshirë, punoj pa u lodhur dhe me ide të qarta. Edhe kur flas për kompozimin elementët kryesorë janë të peizazhit. Natyra, peizazhi ka një fuqi determinante mbi mua. Më shtang një peizazh deti në mëngjes, apo mbrëmje. Po ashtu më nxit të marrë penelin një det i harbuar dhe i mërryer. Po jo vetëm kjo edhe kompozimi në përzierjen e këtyre elementëve më nxit një imagjinatë shfrenuese për të hyrë deri ën detaj të situatës që përjetoj.  Arti si magji ka shumë hapësira, nuk ka kufizime. Pikërisht këto hapësira më japin liri dhe dëshirë për të parë tej, jashtë normales, jashtë të të parit të drejtpërdrejt. Piktori shikon me penel edhe atë të padukshmen abstrakten,  qielloren. Bukuria e pikturës dhe mjeshtëria e piktorit këtu duken, tek ngjyrat, harmonia e tyre, efektet e tyre, veçimi i ngjyrës, leximi i psikologjisë së pamjes, dritëhija, ndërthurja e elementëve psikologjik me ato real të objektit.  Pra këto dua të përcjell, këto dua të shoh dhe këto dua të ideoj në telajo që piktura të jetë brenda mesazhit që unë kam brenda vetes. Ndërsa  abstraksionizmi është pjesë e vogël e krijimtarisë sime. E lëvroj këtë gjini kur ngec me ngjyrat në një kompozim dhe me vrap marr një telajo tjetër dhe filloj një pikturë moderne. Ka ngacmim psikologjik të veçantë kjo gjini. Vijat dhe ngjyrat, jo format kanë rëndësinë e tyre, ku ideja nuk mund të lexohet qartë dhe duhet një studim psikologjik i veçantë. Piktura të tilla në më shumë nëntekst se sa tekst, pra nuk janë shikim të drejtpërdrejtë por indirekt. Do shumë dije ta lexosh një pikturë të tillë.\

 

 

Box

Van Gogu, piktori i preferuar

Lexon, shfleton, gërmon, hulumton shumë nga jeta e piktorëve të shquar. Në tavolinën e tij gjen me dhjetëra libra të tillë. Në studion e tij gjen monografitë e shumë piktorëve por ai si piktor ka më për zemër Van Gogun. Sipas Tiranës: “Van Gogu. Piktura e Van Gogut të gozhdon. Psh në një pikturë që jam e kam riprodhuar, janë pishat e buta me një diell dhe me një qytet të errët. Është një pikturë e goditur, por që unë e kam arritur me shpatull dhe penel dhe me ngjyra origjinale pa përzierje ta imitoj. Veçantia e pikturës me shpatull është se në shpatull vihen 3-4 ngjyra dhe ato plotësojnë njëra –tjetrën”.

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :