Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Ikja e madhe dhe Helena Kadare

Ikja e madhe dhe Helena Kadare

 

hele

Nga Albert Z. ZHOLI

 

Nga Shtëpia Botuese Pretigjioze “Bota Shqiptare”, pas kërkesave të shumta doli në qarkullim ribotimi i librit tim të parë “Ikja e Madhe” (pas tij kanë ardhur 20 të tjerë).
Letër e shkrimtares Helena Kadare, dërguar autorit nga Parisi, pas leximit të librit “Ikja e madhe”
Paris, 7 shkurt 1998
I nderuari zoti Albert,
Lexova me një frymë librin tuaj dhe dua t’ju uroj nga zemra për këtë punë të mrekullueshme që keni bërë, lidhur me ikjen, jetën dhe peripecitë e panumërta të emigrantëve tanë në Greqi. Bravo, me të vërtetë bravo. Libri është shkruar me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhshme dhe mbi tëgjitha, me një ndjeshmëri të rrallë. Për të gjithë ne shqiptarët, kudo që gjendemi, ai është një tablo tronditëse e dramës së dhimbshme të shkuljes së shqiptarëve nga trojet e tyre, pas rënies së komunizmit.
Për të gjitha këto, libri juaj, të shkon drejt e në zemër. Ju keni ditur ta përshkruani çdo gjë, duke mbledhur një informacion të dendur, realist dhe tejet emocionues. Dhe ajo që është për t’u lavdëruar, është se ju, me këtëlibër, keni dhënë një mesazh shprese për të gjithë ata që kanë lënë atdheun në kërkim një jete më të mirë, dhe që mendojnë seriozisht se një ditë do të kthehen atje, e do të punojnë për ta ringritur këtë atdhe të rënë në baltë.
Edhe njëherë urime!
Ju përshëndes,
Helena Kadare

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :