Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Humbin jetën 11 njerëz, në shtetin indian të Tamil Nadut

 

Një ciklon që goditi shtetin jugor indian të Tamil Nadut të premten, ka vrarë të paktën 11 vetë,  ka shkulur pemë dhe shtylla të energjisë elektrike.

CaptureMë shumë se 80 mijë banorë lëvizen drejt një vëndi më të sigurt. Reuters, K. J. Ramesh, drejtor i përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Meteorologjisë në Indi bën me dije se cikloni e goditi zonën në orët e para të mëngjesit por më vone u dobesua dhe filloi te zhvendosej.

11 njerëz janë rregjistruar te vdekur  tha një zyrtar i Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave të Shtetit Tamil Nadu. Qeveria e shtetit ka ngritur më shumë se 470 kampe në ndihmë të banorëve të evakuuar.

Ministri Edaddadi K Palanisëami i Tamil Nadu njoftoi kompensimin e 1 milion rupave ($ 14,000) për familjet e të vrarëve.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :