Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Humanisti dhe veprimtari Gjergj Kalaj

Humanisti dhe veprimtari Gjergj Kalaj

 

 

 

I përgatitur me shumë dashuri dhe kujdes nga Prof.Nasho Jorgaqi dhe e bija, Prof.Kristina Jorgaqi, libri ‘’Nderim për burrin fisnik Gjergj Kalaj’’,tashmë është në qarkullim.

 

Një përmbledhje mbresash e kujtimesh prej të afërmve dhe miqve, ku secili,në mënyrën e vet,tregon anë të ndryshme të marrëdhënieve të përbashkëta,anë të ndryshme të personalitetit të tij,duke plotësuar e skalitur kështu portretin e Gjergj Kalajt.

 

Duke e lexuar këtë libër,shpejt e kupton se pothuaj të gjitha mbresat dhe kujtimet e botuara, e jetësojnë dhe e rilindin Gjergjin në dy dimensione,-në atë të humanistit,të qytetarit të përkushtuar ndaj cilitdo që ka nevojë për mbështetje,për përkujdesje dhe ndihmë dhe në atë të veprimtarit shoqëror dhe politik në dobi tëçështjes shqiptare,e veçanërisht ndaj popullsisë shqiptare në trojet e veta në Kosovë,gjatëshekullit të kaluar dhe këtij fillimshekulli,gjer në çlirimin e Kosovës.

 

Mbi këto dy dimensione rimerr jetë personaliteti i spikatur i diasporës sonë në Shtete e Bashkuara të Amerikës,Gjergj Kalaj.

 

I detyruar të emigrojë fare i ri në kontinentin e largët,ai e rinisi jetën në qytetin e madh të New Jork-ut,ku për rreth pesë dekada,parreshtur,iu përkushtua kujtdo shqiptari që kishte nevojë për dorën e tij në atë qytet marramendës,si dhe u bë frymëzuesi e organizatori i shumë e shumë protestave e manifestimeve politike përballë Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Manhattan dhe përballë godinës së Kongresit AmeriakannëWashington DC,për të sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtar mbi mohimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve,mbi shtypjen mizore të tyre, në ish Jugosllavi.

 

Shkruan bukur Prof.Rexhep Qosja:’’…me një karakter të fismë,që e shquante personalitetin dhe identitetin e tij,është e kuptueshme pse Gjergj Kalaj do të ishte shumë i nderuar dhe i dashur prej bashkëkombësve në New Jork dhe në SHBA në përgjithësi.Nderimi dhe përkushtimi që gëzonte prej tyre do t’i bëjnë të mundshme atij që të luajë rol të veçantë organizues dhe përbashkues në veprimtarin kombëtare të shqiptarëve të New Jork-ut’’.Siç shkruan dhe miku i tij Gjeto Sinishtaj’’…Gjergjin e gjejmë në krye të demonstratave,protestave,grevave të urisë pranë selisë së OKB-së. Së bashku me Gjysten,e gjejmë në tubime kombëtare në New Jork,nëWashington,nëÇikago dhe në qytete të tjerë anemabanë Amerikës,atje ku ngrihej zëri i protestës kundër padrejtësive të asaj pjese të popullit tonë  të shtypur dhe të stërvuajtur në Kosovë dhe trojet shqiptare nën ish Jugosllavi.Gjergji merrte pjesë në takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë,ku gjeti fillin “loja e madhe’’ dhe vendimtare në angazhimin e Amerikës për ndërhyrjen e saj në favor të çështjes së drejtë të Kosovës.Epilogu tashmë dihet:Kosova fitoi pavarësinë  dhe ashtu u realizua ëndrra jonë shekullore”.

 

Edhe ëndrra e madhe  Gjergjit!

 

Libri është një histori miqësie me aq shumë jetë,një histori nderimi dhe homazhi për një personalitet të diasporës sonë,i cili me veprimtarinë e tij u shëndrrua në një model.Veprimtaria e Gjergjit është një mesazh miqësor për cilindo që jeton e punon në emigracion,një mesazh miqësor për t’ju gjendur njeri-tjetrit,për të ndihmuar njeri-tjetrin dhe një mesazh miqësor se si t’i kontribuojmë përparimit të vendlindjes,progresit të saj demokratik dhe prosperitetit të saj ekonomik.

 

 

 

Sh.Duka

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :