Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Horst Seehofer: Mosmarrëveshja me kancelaren Angela Merkel mbi migrimin është histori

Mosmarrëveshja me kancelaren Angela Merkel mbi migrimin është histori, tha ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

Kreu i CSU-së tha për gazetën Bild am Zontag se qeveria gjermane është në rrugë për të reduktuar mbështetjen që ka Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë, përkatësisht të shkatërrojë shkakun që çoi në rritjen e popullaritetit të partisë.

Pas një mosmarrëveshjeje që kërcënon të rrezikojë koalicionin, udhëheqësit e CSU dhe CDU në pushtet kanë arritur kohët e fundit një marrëveshje për të kthyer emigrantët nga Gjermania, të cilët tashmë kanë kërkuar azil në një shtet tjetër anëtar të BE.

Seehofer tha se marrëveshja dërgon “një sinjal për botën se emigracioni i paligjshëm nuk ia vlen”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :