Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Homazhet për dëshmorët, komunistët ndeshen me simpatizantët e PD

Homazhet për dëshmorët, komunistët ndeshen me simpatizantët e PD

 

Homazhet në ditën e Dëshmorëve të Atdheut shënuan edhe incidente të papritura me simpatizantë të Partisë Komuniste, të cilët kishin shkuar me foto të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sipas raportimeve, ata u goditën me mjete të forta dhe shkopinj, në një incident që shënohet nga simpatizantët e PD vetëm pak minuta përpara se opozita të zhvillonte homazhet e saj për “5 Majin”.

Njëri nga personat e përfshirë në incident raportohet të jetë shoqëruar nga forcat e policisë, që kishin për detyrë mbarëvajtjen e ceremonisë përkujtimore.

Më herët ishin krerët më të lartë të shtetit, presidenti Meta, kryeparlamentari Ruçi, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj e deri tek ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, të pranishëm për vendosjen e kurorave në nder të dëshmorëve të atdheut.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :