Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Holanda “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Sot, tre parti të koalicionit qeverisës në Holandë votuan një rezolutë që i kërkonte Qeverisë të mos pranonte as hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, as ato me Maqedoninë.

Vendimi nuk duket surprizues nëse shihen marrëdhëniet shpesh bllokuese të Holandës ndaj procesit të zgjerimit të Unionit, jo vetëm në raport me Shqipërinë por dhe shumë vende të tjera.

Sipas rezolutës, Shqipëria nuk kishte bërë mjaftueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, gjë që u kundërshtua nga një tjetër parti qeverisëse D66, si dhe dy parti opozitare, të cilat mbështetën hapjen e negociatave, duke akuzuar qeverinë holandeze për pandershmëri dhe mungesë vizioni gjeo-strategjik.

Rezoluta e Parlamentit holandez nuk është detyruese për qeverinë, por brishtësia me të cilën ajo që qëndron në këmbë, me vetëm 1 votë më shumë se opozita, zvogëlon shanset që ekzekutivi i Holandës të kundërshtojë Parlamentin.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :