Data : 18 08 2018
KryeTitujt :

Hetim amerikan për zjarret në Greqi, mendohen të qëllimshme

 

Në Greqi, turistët e tmerruar dhe vendasit u dogjën të gjallë pasi u ‘kapën’ nga një bllokim trafiku në përpjekje për t’i iku zjarreve vdekjeprurëse, duke bërë kështu që numri i të vdekurve të mbërrijë në 74, shifër që pritet të shtohet.

Zyrtarët grekë kanë kërkuar ndihmën e dronëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vëzhguar apo hetuar ndonjë aktivitet të dyshimtë, që çoi çuditërisht në ndezjen e 15 vatrave të zjarrit njëkohëshit në tre zona të ndryshme të Athinës – ndoshta kriminelë që synonin të plaçkitnin shtëpitë e vendasve që largoheshin, shkruan “Mail Online”.

Në fshatin bregdetar të Matit, 25 km larg kryeqytetit, flakët përfshinë më shumë se 1 mijë shtëpi dhe dhjetëra makina, ndërsa njerëzit përpiqeshin të largoheshin nga një zjarr që i përfshiu vendin në pak minuta.

Shumë trupa njerëzish u gjetën në rrugë sot të djegur, ndërsa të tjerë që i bënë ballë zjarrit nuk mundën të mbijetonin nga retë e hirit që i asfiksoi. Disa prej tyre mundën të arrinin afër ujit të detit, në pritje të ndihmës mjekësore.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :