Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Hajro Limaj: Shqipëria duhet të distancohet sa më shumë nga politikat e Erdoganit

Hajro Limaj: Shqipëria duhet të distancohet sa më shumë nga politikat e Erdoganit

Hajro Limaj,  ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Turqi, i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme

“Shqipëria duhet të distancohet sa më shumë nga politikat e Erdoganit për arsye se politikat e Erdoganit janë rrezik për shtetit laik, demokratik dhe ligjor dhe përbëjnë rrezik për integrimin në Evropë. Ushtria turke po të donte të bënte grusht shteti pushtonte jo Erdoganin por gjithë Lindjen e Mesme, pasi ka 800 mijë trupa. Ne na rrezikohet demokracia shqiptare. Pse ai që i ulurin kryeministrit të Kosovës, kush është Erdogan? Valiu i Shqipërisë dhe Kosovës. Këtë nuk e ka bërë asnjë president i botës, këtë e bën Erdogan si totalitar. TIKA në këtë rajon është kthyer në një agjenturë zbulimi”– tha Limaj

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :