Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

GOJDHËNË PËT SKËNDERBEUN, POEMË ( 1996 )

 Kujtim Stana

GOJDHËNË PËT SKËNDERBEUN, POEMË ( 1996 )

 

Shushurin e qetë Kurvaja

Buzë fshatit tim të bukur

Shushurin e qetë Kurvaja,

Pyjet Pujkës së përgjumur

 reaht

Kujtojnë shekujt, zgjasin majat.

 

Rrjedh e zbret në shekuj lumi

Përfund fshatit tim plot dritë,

Guralecëve kruan kurmin

Cërka-cërka, ç`i spërkit.

 

Kur i lodhur udhëtari

Kalon lumin nëpër vah,

Mbi gurë ulet, buzës së zallit

Lan shaminë e pushom ca.

 

Në Kurvajë të lajsh shaminë

Vetëtin, xixa plot,

Thonë se lumi ka florinj

Tretur janë që një mot.

 

Që një mot të madh me shenjë

Kur në fshat qe Skënderbeu,

Brez pas brezi një gojëdhënë

Gjer më sot lumi dëfteu.

 

Na tregon për gjurmë kali

Në një rrasë shkëmb të fortë,

Këto gjurmë me famë Matit

I kam parë dhe unë me shokë.

 

Edhe tek mulliri i lashtë

Me mullisin flokëdëborë.

Duke bluar grurë të artë

Për gojëdhënën të tregojnë.

 

 

LURË MOJ BUKUROSHE

 

Moj kurorë e Lurës

Veshur bredh e pishë

Të ish gjallë Naimi

Këngë për ty do kish.

 

Të ish gjallë Naimi

Lurë moj bukuroshe,

Do pinte një kupë

Ujërash kaltëroshe.

 

Hej kurorë e Lurës

Veshur pishë e bredh,

Nëpër shtatë pasqyra

Krihesh veç për qejf!

 

Shtatë ditë ka  java

Ylberi shtatë ngjyra,

Shtatë mrekulli

Në Lurë faneps natyra.

 

Të ish gjallë Naimi

Fishta e Migjeni,

Do nxitonin erë,

Andej  nga liqeni!

 

Të ishin gjalë akoma

Lasgushi, Kuteli,

Këngë dhe tregime

Për  ty do rrëfenin.

 

 

GURI I  VASHËS

 

Tej Luginës së Matit

Si kësulë gjigande,

Ngrihet mali i Dejës

Zbardhur majë e shpate.

 

Mali i Dejës veshur

Pallto ah e pisha,

Me kroje të akullt

Lule, thëllëza, grifsha.

 

Dejë, vend i bekuar

Ku shlodhesh në lëndina,

Shënuar ke në shekuj

Luftëra e ndodhira!

 

Gufon trëndelina

Sukave mbi mal,

Ku lotët e Vashës

Gurët kanë larë,

 

Gurët shumë shekuj

Qëndruan në këmbë,

Emrin gurë i Vashës

Morën anë e kënd.

 

Thonë gurë s`ka pasur

Më parë mbi lëndinë,

Gurë u kthye Vasha

Të vrarë kur e shtrinë.

 

Thonë u hap guri

Futi Vashën brenda,

Sa rrodhën  ndër mote

Lotët dhe kënga.

 

 

MAGJIA E SHTATAVE

 

Shtatë ditë qeshë

Unë në Danimarkë,

Mbi glob më nghriti peshë

Aeroplan  i madh.

 

Tokës së Vikingëve

Shkova për vizitë,

Kori i fëmijëve

Dha koncert për miqtë.

 

Seç i binte gajdes

Danezka trupgjatë,

Fundin palë e vija

Xhaketën thekëartë.

 

Sa desha me fyell

T`ja kthente mjeshtër Neli,

Me dajre e lodër

Ta përshëndeste Veri.

 

Shetitëm të ftuar

Nga miqtë skandinavë,

Vjeshtës së pikuar

I presim në Mat.

 

 

MATIT ANEKËND

 

Mësuese Leta

Merr detyrë të rëndë,

T`i çojë“ përtacukët“

Matit anekënd.

 

Histori ka Mati

E kulturë të lashtë,

Miqtë veshët hapin

Të kuptojnë ngapak.

 

Në stendat e muzeut

Vërtetë bën çudi,

Ushtri e Skënderbeut

Në Mat kishte shtëpinë?

 

Fshatrave  në kodrina

Dolën “përtacukët“,

Në kroje, pa pishina

Plogështnë e shkundën.

 

Shkuan gjer në Ulëz

Liqenit mes pyllit,

Vozitën me varka

Valët pas i ngritën.

 

Tek hidrocentali

 Kaluan  mbi digë,

Panë katër turbina

Që prodhonin dritë.

 

U hap njëra portë

Uji ra me stërkala,

Tej në Milot

Detit çon të fala.

 

 

GJUHA

 

Gjuha është e para

O  nxënës të dashur,

Lindi me njeriun

E kurrë s`ka të ndalur.

 

Gjuha na shquan

Nga qeniet e tjera,

Pa të do të kishim

Veç britma e shenja.

 

Gurgullon gjuha

Si burim kristali,

Në dhimbje gëzime

Ajo kurrë s`ndali.

 

Prej gjuhës kanë emra

Njerëzit, kafshët, sendet

Shprehim me të vepra

Pa gjuhë asgjë s`rrëfehet.

 

Ndaj është e para

Ti bëjmë vend nderi,

Gjuha nëpër kohëra

Mijëra vjet mbeti!

 

Për gjuhën flet Naimi

Fishta e Çajupi,

Shqipja jonë e bukur

Kurrë s`na la e s`humbi!

 

 

SHKOLLAVE TË TIRANËS

 

Shkollave të Tiranës

Ka nxënëse të bukura.

Oborrit kur dalin

Gjasojnë me flutura.

 

Kudo ka shkollare

Të shkathta, të zgjuara,

Të zonja e të denja

Të qeshura, të shtruara.

 

Dallojnë dhe të tjera

Kërkuese, të urta,

Me flokë kaçurrela

Të shtrira e të buta.

 

Flokëshkurtra, flokëgjata

Bishtkali e gërshet,

Flokëkuqe, flokëarta

Flokëgri e të blertë.

 

Bionde , gjysëmbionde

Flokëzeza e gështenjë,

Syxixa, syqiellta

Sykafe, vetullhënë.

 

Ka vajza zemërake

Zevzeke të pashpirta,

Me cene e hutaqe

Të heshtura, të trishta.

 

Tonat janë të ëmbla

Të simqerta e bujare,

Ndaj nis për to kënga

Me strofa plot vargje.

 

Askumd s`ka si tomat

Vajza bukuroshe,

Nxënëse të shkëlqyera

Trupholla e gjatoshe.

 

Dielli buzagas

Lindje perëndim,

Të rejat e ditës

Shpërfaq me gëzim.

 

Humbi i  përflakur

Në Durrës e Sazan,

Vello mbrëmësore

Hodhi mbi Tiranë.

 

 

FLOKË TË PAKREHURA

 

Hallet toma

Vetëm u shtokan pareshtur,

Mbase gëzimet aq të  rralla

S`na hyjnë më në sy, askund.

Na mundojnë vuajtjet

Si plagë të pambyllura,

Kënaqësitë humbasim, ndofta

Kërkojmë pak si shumë.

Dëshirat tona, shqetësimet

Kryqëzohen e ngatërrohen pakufi,

Mpleksen fytyrës së jetës

Si flokë të pakrehura.

Kthehemi te mijëçari i parë

A nisim një tjetër të ri?

Duhet gjetur krehri

Kështu gjer kur?

Dhe krehri seç ka

Duhen prerë flokët

E rikrehur që tullë!

 

 

TAKIM I RRALLË

 

I mblodhi sot Budi

Matjanët si vëllezër,

Me fjalët e shqipes

Që  hodhi mbi letër.

 

Zbret nga Gyri i Bardhë

I lashtë i diturisë,

Lasku fjalëpakë,

Gurrë e historisë.

 

Budin mban të kyçur

Kokë e tij e mençur,

Betejat e Gjergjit

Petralbës së heshtur.

 

Kullat gurëlatuar

Sikur mban mbi shpinë,

Çatitë rrasështruar

Strehë për diturinë.

 

Zbret nga Guri i Bardhë

Në qytet me shi,

Lagur Lasku qenka,

Aspak fjala e tij.

 

Vjen,  na tok me radhë

I qeshur dashuror,

Poetin Bushkash

Plot mall njerëzor.

 

Kuvendon  me zemër

Na fton Gurit të Bardhë,

Mbase Budi i vjetër

Na ka nisur fjalë.

 

Fjalë mirësie

Shqiptari të qenë,

Shpirtrat të na ndihen

Të lindur nga një nënë.

 

Shkuan qindra vjet

Mijëra le të vijnë,

Budi në takimet

Ngrihet obelisk.

 

 

MAGJIA E BUKURISË

                

Ma  ka  tunduar  shpirtin,

magjia  e  bukurisë,

dhe  lumturi  m’i  dha  jetës  pa  kufi ,

më  ka  dehur  vajza ,   

me  sytë  e  sajë  joshës 

sa    globin  rrotulloja  me  një  gisht !  

Si  na  ikën  vitet

vajzës  dhe  mua  ?

Eh , magjinë   përcollëm  tek  fëmijtë ! 

Mospërfillse  koha,

bota  e  shurdhuar 

dukemi  mes  sajë,  anonim !          

       

         

FLLAD DIBRE

                        

Hej  Radikë,                                                 

Radikë !

a  je  djalë ,

a  je  çikë ?

Shtatzënë  me  ty  Dibra

mbeti, në  digë !

Hej  Radikë,

Radikë !

sonte  pret  mikesha 

e  pret  miq ,

Dibranë  e  dibranesha ,

janë  dhe  të  mitë! 

Kam  sjellu,

një  trastë  me  libra 

kam  sjellur,

një  thes  me  vargje,

të  më  lexojë,

ndër  fletë , Dibra 

të  jap  e  marr,

prej  sajë mesazhe!

Kështu  e  madhja  Dibër

na  i  preke  zemrat,

verë  qoftë, a  dimër 

lakë  na i  ndez  ndjenjat! 

Pranë,  kemi  ty  Radikë

fresk  e  përkëdheli, 

plot  na  e  mbush  shpirtin

me  shpresë  e  dashuri!

Ujëkthjellta  Radikë,

me  ty,  me  dashje do  të  bëja  flirt

dhe  po  të vinte  ime  shoqe 

të  m’i  nxirrte  sytë !

Hej  Radikë ,

Radikë !

pret  mikesha 

e  preët  dhe  miq! 

Dibranë  e  dibranesha,

jeni  dhe  të  mitë!

                         

                                     

TËNDAFILAT E JANARIT

 

Në Janar trëndafilat

s`e  kanë kohën të na çelin,

veç për ty i shkrinë ngricat

tufë u mblodhën të të prekin.

 

Trëndafil i jetës time

Gjysmë shekulli e më tej,

M`i dhe zemrës plot gëzime

Kapa yjet lart në qiej.

 

Me pesë gonxhe lulerrallla

Nipër, mbesa, globit mbanë,

Më ngjan vetja, në përralla

Ndaj për ty zgjodha këtë varg.

 

Në Janar, trëndafilat

Nuk harlisin lulestine,

Unë për ty i thera gishtat

E ti solla me bekime.

 

Trëndafilat e Janarit

Shfaqin vlerë të pa rrëfyer,

Sjellin motin e beharit

Dashuri s`lënë pa rrëmbyer.

 

 

XHELOZI POETËSH

 

Unë lulet nё lёndina

Ti hidhja pёrmbi shtat,

Dhe  buzёt shpesh ti vidhja,

Ti shijoja pak!

 

Thёrriste Lasgushi:

-Vasha ёshtё e imja!-

Nga varri, Esenini:

-Vdis nga dashuria!-

 

Pushkini i xhindosur

Mё ftonte nё duel,

Pёr Tanjёn si flutur

Tё vritesh ia vlen!

 

Mu ngritёn poetёt

Nga e gjithё bota,

Kёnga qё po shkruan

Ngjan me kёngёt tona!

 

Shkas u bёre ti

E bukura princeshё,

Mё bёre mua princ

Njeriun e thjeshtë!

 

Ngrihu vrik nga vargjet

E pёrqafomё fort,

Njё herё jeta falet

Jetoje çast e mot!

 

 

DASHURI BRUMBUJSH

 

Një çift krejt i marrosur,

Brumbujsh dëshirëndezur,

Folesë në mes bajgave

Dolën ngjitur-qepur.

U rrokullisën lëndinës

Plot lulekamomili,

Ngjitur-qepur, bridhnin

Sa heshti dhe trishtili.

Askush nuk i përfoli

Lëndinës e më larg,

Gjinkallat veç uronin

-Paçin jetë e fat! –

Lart  majës së gardhit

Nga një loze kungujsh,

Vëngoi një zë inati

- Eh, dashuri brumbujsh! -

 

 

NUK SHKOJ MË NË LURË

 

I ri, kam qënë në Lurë

Atje pushonte Zoti,

Në pyjet mjekërrbutë

Liqeneve, pikëloti.

Blerimit të harlisur

Zambakëve vozitës,

Zogjtë këngëkrisur

Cicëronin ditës.

Nuk shkoj më në Lurë

As flatrave të mendimit,

Pyjet i kanë zhdukur

“Alienët” e rrënimit.

Shterën, thanë liqenet

Zogjtë kanë mërguar,

Ngjyrat, freskinë tretën

Zambakët e harruar.

 

 

MARTESA JONË NUK PATI KRUSHQ

 

Eh nëna ime, e dashura, e shtrenjta

Më përcillte me urimin:- Ardhsh me një nuse!- 

Më priste mijëra herë: – Mirëseerdhe o bir!-

Mbi supet e mija varej sa më kërruste.

Martesa jonë nuk pati krushq

Princesha ime pa veturë nusërie

Skodat me krom u bënë dasmorë,

Me diellin e buzëqeshur tutje nëpër dushk.

Prindërit nga gëzimi m`u shtangën në oborr

Familja na priti në strehën e vjetër,

Dritares kacavirrej hëna hirushe

Na uli mbi frona të thjeshtë dashurie

Sa ferrat e gardhit u mbushën me lule.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit