Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Gjykata jep vendimin për bandën e grabitësve në Tiranë, përdornin një bionde

Nga Gjykata e Tiranës, katër të rinj janë dënuar me 21.5 vite burg , për katër episode vjedhjesh me dhunë të kryera në kryeqytet në pranverën e vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, ata përdornin si karrem një vajzë 23-vjeçare për t’u tërhequr vëmendjen kalimtarëve, të cilët më pas i dhunonin dhe u merrnin sendet me vlerë.

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj katër të rinjve të akuzuar për “vjedhje me dhunë”. Të dënuarit janë tre djem dhe një vajzë 23-vjeçare, që sipas Prokurorisë, përdorej si “karrem” nga tre bashkëpunëtorët e saj për të futur në kurth të dëmtuarit.

Të pandehurit Fation Bushgjokaj, vëllai i tij i mitur A. Bushgjokaj, Elton Leka dhe Kristina Pjetri janë deklaruar fajtorë dhe kanë marrë dënime që varionin nga 4 deri në 7.5 vite heqje lirie, ndërkohë që përfituan uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit