Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Gjoba për shkak të ndalimit jashtë stacioneve

Policia-e-Kosoves-duke-shqiptuar-gjobëGjoba  për shkak të ndalimit jashtë stacioneve

Gjoba furgonëve dhe autobusëve për shkak të ndalimit jashtë stacioneve

 

Nga Policia Rrugore e Tiranës, plot 19 drejtues të mjeteve të transportit publik janë ndëshkuar me masë administrative.

 

Sipas njoftimit të policisë, këto gjoba janë vendosur pas monitorimit në pikat e rrezikut që shfaqin mjetet e shërbimit publik duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara, kryesisht në rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe anasjelltas.

 

Me qëllim rritjen e sigurisë, Policia Rrugore apelon që pasagjerët të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse.

 

 

 

Policia Rrugore e Tiranës fton të gjithë qytetarët që të adresojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor me qëllim rritjen e sigurisë rrugore

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit