Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Gjithë fëmijëve të komunitetit Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe

PARAROJË PRANVERE

Gjithë fëmijëve të komunitetit Shqiptarë në Mreterinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Xhavit Gasa

Mos ua numuroni vitet kur kanë lindur,
mos i pyesni për çertificatë a pashaportë,
dëgjoni sa bukur flasin gjuhën e shqipes,
sa bukur recitojne, si shqiponja vallëzojnë.

Dhe ti moj Londër e lashtë mbretërore,
njihi mirë këta filiza nga atdheu Naimit,
po nuk i njohe hap dëfterët e Bajronit,
lexoi vjershat e tij për bijtë e shqipes.

Lule të bukura si zemra e Nënë Terezes,
gjithë bukuritë shqiptare këtu na sollët,
janë fare pak për ju këto vagje të poetit,
qofshi ju dallëndyshe pararojë pranvere.

PARA JUSH NË GJUNJË

Brënda shpirtit engjëllor mbani shpresën,
të ndezur flakadan me ngjyrat e ylberit,
martonomakë me bekimin e nënë Terezes,
traditat e t’parëve mbani gjallë hareshëm!

Ulemi të gjithë në gjunjë para fidanishtes,
të mbjellun në skena e sheshe Londineze,
ç’po na flladisin me aromën e vendlindjes,
zile stanesh,ugare lumej simfoni orkestre!

Fidanë engjëllorë qofshi gjithmonë fisnikë,
hark ylberesh brënda shpirtit madhështor,
ndërtues bese e turbinash që japin dritë,
me bekimin e Nënë Terezes si hyjnorë!

MBJELLIN FILIZA
(Mësueseve dhe mësuesve që punojnë me përkushtim të palodhur për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e traditave e kulturës Kombëtare te fëmijët e komunitetit Shqiptar në Britaninë e Madhe)

Më grohet shpirt e zemër,
kur  dëgjoj fëmijët zë-bilbila,
në skenë shpërthen pranvera,
flutura krahëshkruara n’lëndina.

Budi dhe Frashëllijnt madhështorë
Petro Nini Luarsai e bilbila të tjerë,
At Gjergj Fishta ky triumfator,
ndër shekuj mbajtën gjuhën e nënës!

Mësuese e mësues me fjalë të arta,
mbjellin filiza në rrugën e rilindasve,
këta fidanë që po rriten janë e ardhmja,
fllad këngësh në krahë të shqipes.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :