Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Gjermania, as po as jo për negociatat, mes tyre “Tahiri”

 Gjermania, as po as jo për negociatat mes tyre “Tahiri”

Edi Rama dhe Angela Merkel

Gjermania ende nuk e ka një përgjigje për fatin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mediat gjermane ndërkohë raportojnë se në takimet e kryeministrit Rama ne Berlin është përmendur ish-ministri Saimir Tahiri. Siç raporton DW, emri i Tahirit është përmendur edhe nga deputetët e majtë në Bundestag.

 

Shqipëria nuk ka një “po”, por asnjë edhe një “jo” gjermane për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kancelarja Merkel foli për parakushte ndërsa opinioni pritet të merret në javët në vijim.

Por cilat janë problemet kryesore të Gjermanisë me Shqipërinë. Asgjë nuk ka ndryshuar kërkohen tregues të qartë dhe të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe siç kanë thënë gjermanët e CDU–CSU për bazë nuk merret vetëm raporti i Komisionit Europian.

Në të gjitha takimet, kryeministri Rama i ka bërë jehonë suksesit që po shënon vettingu në gjyqësor që në hapat e tij të parë, por ka një fakt ku sjellja e mazhorancës socialiste të kryeministrit Rama ndesh pengesë tek gjermanët: Çështja e ish-ministritë të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Kjo nuk është vetëm një rezervë e grupit CDU-CSU në Bundestag mes të cilëve edhe Gunter Kirshbaum kreut të Komisionit për Çështjet për Europën, ku kryeministri Rama ishte në seancë dëgjimore.

Siç bën me dije DW vërejtje kishin edhe miqtë e Partisë Sociale Demokrate, simotra e Partisë Socialiste. DW raporton se Rama ishte ftuar në fondacionin e SPD, të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili e lëvdoi për vettingun, por nuk ka harruar t’i kujtojë mikut socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet.

Sipas Roth kjo do të ishte dëshmi se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon.

Mos heqja e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u shënua si minusi i madh që në shkurt ku anëtari i Bundestagut Thosten Frei erdhi në Tiranë në kuadër të një misioni fakt-mbledhës.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Nuk ka arsye se përse duhet të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë dhe përgjegjësinë nuk përgjigjet politika, por organet e gjyqësore. Ky është një rast shumë i rëndësishëm para pyetjes se, a është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara personave të tillë”, shprehej ai.

Që kur mbërriti në Gjermani kryeministri Rama e konsideroi në mediat gjermane kancelaren Merkel si kampione të Europës, duke e krahasuar veten ndërkohë si një pelegrin që shkon tek Papa.

Por “Der Tagesspiegel” e quan vizitën e Ramës si një udhëtim me pengesa, ku Merkel nuk premton për hapjen e bisedimeve.

“Make Albania Great Again” do të shkruabte Di Welt një ditë më pare, ndërsa në një intervistë për DW kryeministri foli për përmbushje të kushteve teknike duke shprehur frikën e së Shqipëria do të ishte kokë turku e një gjykimi politik, ndërkohë që hapja e negociatave do ishet thjesht fillimi i një faze të re të Shqipërisë drejt BE dhe jo anëtarësim i saj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :