Data : 22 10 2018
KryeTitujt :

Gjenerali Kim Yong-chol pritet me protesta

Gjenerali Kim Yong-chol që kryesonte një delegacion të Koresë së Veriut është pritur me protestë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës së Dimrit në Pyeongchang në Korenë fqinje të Jugut.

Konkretisht, Gjenerali Kim Yong-chol fajësohet për zhytjen e një anijeje luftarake të Koresë së Jugut në vitin 2010, ku humbën jetën 46 detarë të Koresë së Jugut. Por Pheniani mohon çdo përfshirje të tillë.

Me ardhjen e gjeneralit në Korenë se Jugut, familjet e viktimave dhe deputetët konservatorë mbajtën një protestë, duke u përpjekur të bllokonin udhëtimin e tij në kufi, në një kohë kur diplomacia sportive vjen e përmirësuar midis dy Koreve.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut marshuan nën një flamur në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore,  ku më vonë hapën një ekip të unifikuar të hokejve të akullt të femrave.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit