Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur..!

                                                     AFTËSIA  PËR JETËN

Nga Prof. Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S.Larti

ikja

Termi “aftësi për jetën”, fokusohet në disa kompetenca psiko-sociale, të cilat u mundësojnë individëve të mendojnë dhe sillen në një rrugë pro-aktive dhe konstruktive në marrëdhënie me veten, në lidhje me të tjerët dhe arritjen e suksesit në shoqëri.

Aftësitë për jetën: janë një grup  kompetencash psiko-sociale dhe aftësi ndërpersonale që i ndihmojnë njerëzit që të marrin vendime të drejta, të zgjidhin probleme, të mendojnë në mënyrë kritike, të jenë krijues, të komunikojnë efektivisht, të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme emocionale me të tjerët dhe të kenë angazhimin që të ndërtojnë jetën e tyre në mënyrë harmonike dhe sa më produktive.

Aftësitë për jetën janë të nevojshme në rrethanat e jetës së përditshme dhe veçanërisht në situata specifike të rriskuara.

Termi “aftësi për jetë”, në disa raste ka të bëjë dhe me aftësitë praktike, teknike siç është p.sh vendosja e një objekti për të kaluar pengesa ujore. Në raste të tjera i referohet aftësive të jetesës, të nevojshme për mbijetesën ekonomike. aftësitë për jetën mund të drejtohen drejt aksioneve personale dhe veprimeve me të tjerët për të ndryshuar mjedisin, për ta bërë atë pozitiv për veten dhe të tjerët.

Programet e aftësimit për jetën për disa prezantime për ”edukimin për të dhëne fuqinë për të vepruar”. Me gjithë atë në qoftë se ne lidhim aftësitë për jetën me konceptin e fuqisë për të vepruar, Është mëse e  nevojshme të sqarojmë ekzaktësisht cili është kuptimi i termit?

Për edukimin e aftësive për jetën, duhet që të takohen nevojat individuale me ato të grupit të gjerë. Edukimi i fuqisë për të vepruar nxit shëndetin, zhvillimin personal dhe atë social.

Fuqia për të vepruar nxit pjesëmarrjen e njerëzve ne aksione dhe diskutime grupi dhe në orvatjet e drejtuara në komunitet duke pasuruar kontrollin dhe besimin e tyre në ndryshim të jetës së tyre.
Rezultatet e fuqisë për të vepruar i gjejmë të përshkruara në rrugë në vijim.

Rrugët e të menduarit: njohja e mjedisit ku jetohet, ndërgjegjshmëri kritike ndaj pyetjeve dhe gjendjes, aspiratën për një jetë më të mirë, aftësitë në zgjidhjen e problemit.

Rrugët e të ndjerit: të ndjerit e kompetencës, të ndjerit vetëvlerësimit, të ndjerit e kontrollit mbi raste të jetës personale.

Rrugët e sjelljes: autonomi; vendosjen në marrjen e vendimit dhe ndjekjen e tij.
Këto rrugë të të menduarit, të të ndjerit dhe të sjellurit janë para se të gjithash të domosdoshme për të formuar aftësinë vepruese individit dhe të grupit dhe për të pasur aksione efektive për shëndetin dhe zhvillimin.

Edukimi i aftësive për jetën paraqet vështirësi për të ndërtuar koefidiencën dhe kompetencën e individëve për të vepruar, por një mësuar i tillë duhet te jetë i bazuar mbi një vlerësim real të forca politike, ekonomike, sociale dhe forcave të tjera të cilat mund limitojnë angazhimin e individëve, problemet dhe zgjedhjet e tyre në mënyrën më të përshtatshme.

Aftësitë për jetën fitohen përmes trajtimit të temave të ndryshme kështu p.sh një sërë aftësish mund të shqyrtohen gjatë trajtimit të vesit për pirjen e duhanit, alkoolit, drogave etj, ku marrja e vendimeve të duhura, duhet zgjidhur dilema midis vartësisë dhe rezistencës ndaj mos përdorimit të këtyre substancave, duke arsyetuar në bazë të informacionit të marrë mbi efektet e përdorimit të këtyre substancave në fjalë.

Aftësitë për jetën në edukim mund të fokusohen në kontekste që lidhe si me shëndetin ashtu dhe me çështjet sociale, si p.sh për parandalimin e dhunës dhe edukimin për të qenë i lirë, në paqe dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështje e tjera sociale që janë shumë të ndjeshme dhe jetike.

Në aftësitë e jetës përditshme përfshihen dhe arritjet, njohja kapaciteteve individuale sigurisht përmes edukimit për karrierën.
Kujt i drejtohen programet e aftësive për jetën?

Problemet e përballimit me sukses të jetës janë veçanërisht shumë të ndjeshme për adoleshentët, megjithatë në asnjë mënyrë nuk janë kufizime vetëm për këtë moshë.
Shembuj të grupeve të përfshira në edukimin e aftësive për jetën përmendim:

  • nxënës të shkollave fillore dhe të mesme
  • grupe të rinjsh jashtë shkollave
  • fëmijët në arsimin parashkollor
  • vajza ku ekziston diskriminimi gjinor
  • prindër të rinj (adoleshentë)
  • fëmijë të rrugës, fëmijë refugjatë të rinj që punojnë
  • punëtoret e seksit
  • të rinj dhe të rritur ta papunë
  • grupet e grave, me të cilat është abuzuar
  • të rinj dhe të rritur në shkolla të riedukimit dhe burgje grupe të edukimit të prindërve

                     Aftësi kryesore për jetën dhe klasifikimi i tyre:

Disa aftësi të rëndësishme për jetën, të klasifikuara sipas tri grupeve kryesore.

 

Aftësi të komunikimit dhe ndërpersonale

Aftësi të vendimmarrjes

dhe të menduarit

Aftësi përballuese dhe menaxhuese të vetes

*Ndërpersonale
- aftësi komunikimi

-aftësi dëgjimore
-shprehje e ndjenjave

*Negocimi/aftësi të refuzimit

-negocimit menaxhimi i konflikteve
-aftësi të pranimit

-aftësi të refuzimit
*Ndërtim miqësish

-aftësi të dëgjimit,
-të kuptuarit e nevojave dhe
rrethanave të të tjerëve

shprehje mirëkuptimi

*Bashkëveprimi dhe
puna në grup

-Shprehja e respektit (kontributet dhe stilet e ndryshme)
- vlerësim mundësish  individuale, kontribut në
në grup
*Aftësi këshillimi

- aftësi të ndikimit te të tjerët dhe bindëse

- aftësi të motivimit
dhe krijimit të rrjetit

*Vendimmarrja / aftësi të zgjidhjes së problemeve
- aftësi të mbledhjes së informacionit
- vlerësimi i së ardhmes, pasoja të veprimtarisë së tanishme për veten dhe të tjerët
- përcaktim alternativash në zgjidhje problemesh

-aftësi për të analizuar situatat dhe njerëzit

*Aftësi të mendimit kritik

-analizë e influencës së bashkëmoshatarëve dhe medies

-analiza e qëndrimeve, vlerave, normave sociale

-përfitime dhe faktorët që ndikojnë në to.Identifikimi informacionit që ka lidhje me problemin dhe burimin e informacionit

*Aftësi për rritjen e koefidiencës personale, mundësive për të marrë përsipër kontrollin,  bërë

diferencat, nxjerrë ndryshimet

-ndërtim i vetëvlerësimit/ koefidiencës

-krijimi i aftësive të vënies në dukje te vetes duke përfshirë njohjen e të drejtave, influencave, vlerave,qëndrimeve, drejtësisë, forcës dhe dobësive.
-vendosja e qëllimeve

-vetëvlerësimi/vetëgjykimi/

monitorimi individual i aftësive

*Aftësi për menaxhim e ndjenjave
- menaxhimi i zemërimit
- qëndrimi me fatkeqësitë dhe shqetësimet

-përballimi i humbjeve, abuzimeve, traumave

*Aftësi për të përballuar
stresin

- menaxhimi i kohës
- të menduarit pozitiv
- teknika të relaksimit

 

Aftësitë paraqiten të ndara nga njëra- tjetra, por në fakt janë të ndërlidhura dhe nuk mund të përvetësohen të izoluara, ato mbeten  të ndërvarura, duke forcuar zhvillimin tërësor të individëve.

Kështu p.sh duke qenë i aftë për të menduarin kritik dhe krijuesi rreth situatave je i përgatitur drejt marrjes dhe ndjekjes së vendimeve të duhura në jetë, ndërkohë që një person të marrë vendimet e duhura. Në këtë kontekst, atij i  duhet të jetë i aftë gjithashtu që të përballet me mjaft emocione të forta. Por nga ana tjetër dhe të dijë të  menaxhojë konfliktet, kur të tilla vendime hasin në rezistencën e mjaft të tjerëve, që janë pasivë, ambiciozë të sëmurë dhe dembelë dhe për të mbuluar pa aftësinë e tyre, nuk lenë të tjerët të punojnë dhe të shpalosin dijet e tyre. Por gjithsesi, secili që ka vullnet, vendosmëri, optimizëm, përkushtim e dinamizëm i thyen këto barriera me vendosmëri, pa bujë e të bërit shohu. Në këtë këndvështrim duhet të kuptojmë që, secila aftësi, para së gjithash, përforcon përdorimin e aftësive të tjera dhe së bashku ato pasurojnë vetëvlerësimin dhe ndjenjat e kontrollit, si dhe ndikojnë sëtepërmi për rritjen dhe lartësimin e kompetencës në aspektin e aftësive për jetën, sidomos të jesh i dobishëm dhe të arrish të jesh i lumtur.

Të gjitha aftësitë e pasqyruara në tabelën e mësipërme janë të rëndësishme për nxënësit e tej., pra kurrikula e arsimit parauniversitar duhet të sigurojë që të gjithë nxënësit e tej., të kenë shanse të zhvillojnë aftësitë kryesore në më të mirën e mundshme të tyre.

 

Baza filozofike në edukimin e aftësive për jetën

Ka rëndësi të jemi të qarte mbi atë që duhet të përshihet në përmbajtjen e arsimimit të aftësive për jetën, ashtu dhe për rrugët nëpërmjet të cilave do të realizohet ky arsimim.
Përfshirja e informacionit lidhur me risqet, motivimi në drejtim të marrjes së informacionit mbi shqetësimet sociale dhe shkaktarët e tyre;  pasurimi i aftësive dhe qëndrimeve personale dhe aftësia për veprimtari aktive, sigurimi i mjedisit të nevojshëm me anë të politikave mbështetëse, përbëjnë së bashku bazën filozofike mbi te cilën një program i aftësimit për jetën duhet të përpilohet dhe të realizohet.

 

Ndikime moshës dhe grupeve sociale në zhvillimin e aftësive për jetën

Dimensionet e ndryshme të aftësive për jetën përshtaten sipas grupe të ndryshme moshore. Po ashtu aftësitë për jetën natyrisht që lidhe ngushtësisht edhe me grupet sociale.


Në vijim po paraqesim disa shembuj aftësish komunikimi sipas grupe sociale dhe moshës:

  • Një fëmije i rritur është i aftë të diskutojë në mënyrën e duhur me anëtarët e familjes ose të rritur të tjerë konceptet e tij ose të saj, rreth pubertetit dhe të rritjes.
  • Një punonjëse femër është e aftë të komunikojë qartë dhe në mënyrë konfidenciale se çfarë ajo konsideron sjellje te përshtatshme dhe të pranueshme prej një kolegu mashkull.
  • Një punonjëse seksi është e aftë të negocioje në mënyre efektive me klientët e saj për përdorimin e prezervativit, për një seks të mbrojtur
  • Një  prind është i aftë të listojë llojet e mbështetjeve që duhet t’i sigurohen një adoleshenti dhe ndihma që i duhet dhëne për të arritur në vendimet e tyre.
  • Një djalë i ri është i aftë të jetë ngulmues dhe ti rezistojë presionit të bashkëmoshatarëve kur miqtë e tij vënë në lojë refuzimin ndaj ndaj alkoolit të tepërt.
  • Fqinjët janë të aftë të zgjidhin konfliktin mbi një truall me debat paqësor.

Sistemi i vlerave

 Përvetësimi i aftësive për jetën është i lidhur qarte me zhvillimin e vlerave. Me të rëndësishme janë qëndrimet në lidhje me perceptimet individuale të vetes dhe të të tjerëve. Rritja (shtimi) i aftësive për jetën shkon dorë pas dore me nxitjen e vetëvlerësimit, vetëkontrollit dhe përgjegjësisë personale. Kjo gjithashtu tërheq respektin për të tjerët, stilet e shëndetshme jetësorë dhe një sens të përgjegjshmërive individuale për grupin, të qenit familjar, miqësor dhe komunikues.

Këto qëndrime të përgjithshme nevojitet të jenë të kombinuara me përpjekjet për të qartësuar rrjetin e vlerave individuale.
Aftësitë për jetën dhe konteksti real, kulturor e gjinor

Disa fusha të aftësimit për jetën si psh. vendimmarrja, aftësitë e komunikimit, janë të lidhura përkatësisht me kulturat. Kështu përmbajtjen e veprimtarive apo aktiviteteve për t`i përvetësuar  natyrisht që duhet të mbahen në konsideratë dhe kulturat e nevojat e komunitetit, ku punohet dhe jetohet, sepse dhe këto kanë ndikimet e tyre.

P.sh, ndërsa aftësitë e marrjes së vendimeve në Evropë dhe në SHBA forcojnë autonominë individuale, në vendin tonë sidomos në fshat, akoma familja vazhdon të ketë me tepër përparësi se individi, në shumë raste familja vazhdon të jetë “njësia”, bazë për marrjen e vendimit.

Në këtë kontekst cilësojmë se edhe mësimdhënësit që  zhvillojnë me nxënësit programin e lëndës të aftësive për jetën, e kanë të domosdoshme që të bëjnë kujdes që të zhvillojnë aftësitë për jetën duke u nisur nga kultura e mjedisit në të cilin nxënësit jetojnë.

 

Aftësitë për jetën nuk mund të mësohen të izoluara. Ato duhet të përballen me realitetin, duke marrë në konsideratë kontekstin social, kulturor dhe ekonomik të jetës se nxënësit duke aplikuar lidhjet me jetën reale

Edukimi i aftësive për jetën mund të përpilohet për të pajisur njerëzit me aftësitë e të menduarit kritik rreth këndvështrimeve: ekonomike, kulturale, profesionale, intelektuale, morale dhe sociale të jetës së tyre dhe se si influencojnë këto për të kuptuar dhe vlerësuar shtetin  ligjor, shtetin e së drejtës, shtetin demokratik dhe ngjitjen e shkallëve hierarkike.

Ky sens i aftësimit nuk mund të zhvillohet te individët në mënyrë të izoluar nga kontekstet e jetës së tyre. Individët maturohen në këtë aspekt përmes pjesëmarrjes në një proces  relativisht të gjatë, kompleks, të vazhdueshëm e që pëson përmirësime mbi bazën e suksuesshmërisë progresive të arritjeve më të reja dhe bashkëkohore.

Ky stad pasurohet kur nxënësit kuptojnë kontekstin e gjerë të besueshmërisë për të ardhmen, të përshkruar apo piketuar nëpërmjet objektivave të njohur për të gjithë, të kapshëm e të realizueshëm si në aspektin: ekonomik, social, kulturor, politik, dhe ta arrijnë të përcjellin dhe ndajnë eksperiencat e tyre, mbi bazën e vlerësimit të saktë  si në mënyrë individuale, por dhe si grup për të realizuar transformime që janë në interes deri dhe për mbarë shoqërinë.

Në planifikimin e ndërhyrjeve për aftësitë për jetën është e nevojshme të përcaktohen sjelljet e dëshiruara dhe te përpilohen ndërhyrje të nevojshme në këtë kontekst.

P.sh, një program i aftësimit për jetën për një grup të rinjsh brenda qytetit mund të fokusohet në parandalimin e abuzimit me drogat. Ai duhet të nxitë të menduarin kritik me anën e reflektimit mbi nënvizimin e shkaqeve për këto sjellje nisur nga faktorët, ekonomikë, socialë, politikë dhe kulturave te cilët të shpien drejt veprimeve që konsumohet deri dhe vepra penale (prodhim, magazinim, transportim, shpërndarje e tej.). Kjo mund tu japë nxënësve një informacion që të vlerësojnë në mënyrë kritike këto veprime, duke ndihmuar kështu veten por dhe të tjerët për pasojat dhe efektet e sjelljes se tyre, si dhe të vlerësojnë mundësi e shmangies e deri të një risku më të pakët.
Çështjet gjinore janë gjithashtu mjaft të lidhura me praktikat kulturore. Perspektiva gjinore formon një pjese vitale të  aftësive për jetën, për t’i aftësuar nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike,  rreth pabarazisë gjinore dhe sjelljeve steriotipe për meshkujt dhe femrat. Kjo mund të ndihmojë njerëzit të nënvizojnë rolet gjinore si struktura të hapura për ndryshim, me tepër se të fiksuara dhe të qëndrueshme.

 

Aftësi:

Mundësi fizike ose morale. Psikologjia klasike mendon se ekzistojnë tre aftësi të shpirtit:

  • Sensibiliteti (ndjeshmëria): Që është aftësia e të ndjerit.
  • Inteligjenca: Është aftësia e të kuptuarit.
  • Aktiviteti: Është aftësia e të vepruarit, (prirjet, vullneti,  liria).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfundime

 

Edukimi i aftësive për jetën konsiston pikërisht: mbi nevojat e individit/ve brenda familjes/ve së tij/tyre dhe komunitetit, si dhe ndikon në formësimin e aftësive për jetën dhe në përgjithësi për të gjithë performancën e individit/ve.

Një personi, nxënësi, kursanti, apo studenti për të zgjidhur një situatë, problemore apo dilemë i nevojiten një sërë aftësish të tilla si:

 

Nr.

Lloji i aftësisë

Mendimet dhe veprimet konkrete

 

1

Të menduarit

kritik

Analizimi i situatës konkrete dhe kërkimi i rrugëve për ta zgjidhur atë sa më shpejt e duke mos rrezikuar, si anën morale dhe as atë fizike
2 Vetë-informimi Qartësimi i aftësive dhe i vlerave personale për të përballuar, situatën apo konfliktin
 

 

3

 

Komunikimi

 

Diskutimi i problemit, çështjes me shokët/qet, për të marrë mendim më të pjekur, si dhe për të siguruar mbështetjen e tyre me ndihmesë konkrete, sikurse nuk duhet harruar dhe konsultimi me person/na me përvojë e dashamirës.
 

 

4

Marrja e

vendimit

Nisur nga situata, shkalla e vështirësisë së saj dhe aftësitë, profesionale, intelektuale dhe përvoja të merret një vendim të qartë gjithëpërfshirës dhe që të ketë një finalistet të suksesshëm
 

5

Zgjidhja e problemit Kryerja e veprimeve konkrete, për vënien në jetë të vendimit të marrë si dhe pasurimi me masa të tjera në se situata ndryshon apo evoluon

 

Gjithsesi, kjo është një radhë pune për të menaxhuar sa më mirë një situatë, konflikti apo zgjidhje e një dileme, pra, duke zbatuar këtë  mënyrë sa më të drejtë por dhe sa më krijuese duke ju referuar situatave konkrete, është mëse e garantuar se shkohet drejt arritjes së suksesit.

Suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë. Henry David Thoreau

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit