Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

“Gërdeci” i vetvetes dhe “Gërdeci” real

“Gërdeci” i vetvetes dhe  “Gërdeci” real

Nga Namik Selmani

namik

 

Atë ditë marsi të viti 2008 isha në një kat të një pallati të lartë të të Tiranës. diku në katin e nëntë të tij,  ku Tirana dukej në pjesën më të madhe të saj. Ajo shungullimë, bubullimë, ajo bolorimë që erdhi nga larg e nga afër, nxiu qiellin e Gërdecit dhe të Tiranës. Na gjeti të befasuar, me një kafe të parrufitur, me një kafshatë të pangrënë, të pambrojtur për të bërë gjë para së keqes që  povinte tragjikshëm, dhe që ishte vetëm disa kilometra larg. Ishte sfida më e madhe që mund t’i bëhej sfidë  pranverës që ishte festuar vetën një ditë më parë në Tiranë, Elbasan e në mbarë Shqipërinë, Kosovën.

“Gërdeci” marsian i vitit 2008  u bë Hiroshima shqiptare. Mbase një Nagasaki. Një Çernobil brenda simbolikës që trashëgohet në breza e në vende të ndryshme. Kanë shumë pak ndryshim. Ngjajshmëria më e madhe ishte lënda e parë, me të cilën janë gatuar dhe adresa drejt kujt i drejtohej.  Ishte VDEKJA e më tej, lloji i armës. Ndryshonte diku rrezja e goditjes, vendi po i bashkonte  baruti, thirrja për ndihmë, nevoja, pluhuri e, padyshim edhe vdekja. Një vdekje që të mbetet si lak i fortë edhe më vonë. Qoftë edhe nëpër breza.

Ai shpërthim vdekjeprurës na dha në vitet që erdhën më pas, por dhe tani, një goditje të madhe psikologjike,  një gërvimë të egër brenda shpirtit shqiptar,  që sikur kishte dalë nga një derë e vjetër e ndryshkur. Dukej se për të nuk kishte njerëz që ta ndërronin, as dru për ta bërë të re, as para që ta paguanin.

Një gër- gër- gër-gër që do na shoqërojë në  çdo mars shqiptar  . Në unin shqiptar, gjithsesi të trazuar edhe pa këtë dramë të madhe.  Ata që ishin dhe janë në katet e larta të pushtetit  duan që ta harrojmë këtë plagë, ose , të paktën, ta quajnë si një erë  e lehtë pranverore e jo si një uragan vdekjeje që vjen papritur, shkatërron të mbjellat i përmbyt, i djeg. Të lë dorën e barkun thatë.
Analistët që ditën e parë dhe deri tani e quajnë ‘Masakra e Gërdecit”

 

Me Gërdecin në sy,  në përfytërimin tim të qartë kaloj në Tiranë. Diku, vetëm disa hap larg Piramidës si e quajnë shqiptarët  atë ngrehinë që për 27 vite nuk e mori destinacionin e saj, në shekullit XX mbeti si një  çiban komunizimi., shohik një këmbanë edhe pse afër nuk ka një objekt kulti. Një  çast  sytë më shkojnë te Këmbana e Paqes. Ndoshta edhe fëmijët e vegjël nuk e kuptonin misionin e tyre  kur mblidhin një nga një se  çfarë do të bëhej me ato mijëra gëzhoja të mbetura nga plumbat e drejtuar në gjokset e fëmijëve, në atë të baballarëve,  në muret e shkollave të ndërtesave të pemëve. Mes tyre ishin dhe nxënësit e mi. Ishte një POST”97. Ishte këmbana që më shumë se tringëllima e saj hyjnore që zakonisht drejton një liturgji, një meshë, ishte mesazhi i Paqëtimit të shpirtërave të njerëzve të moshave të ndryshme. Aq sa mund ta bënte kjo këmbanë e veçantë që edhe sot tundet nga era e fortë tiranase, atje mes vështrimeve të kalimtarëve të shkollarëve Oh, aty afër  ku dikur u  vranë dhe katër demonstruesit e 21 janarit

E pra, marsi shqiptar mund të quhet edhe “Marsi i Gërdecit.” Këtë vit mbushen plot 10 Marse të tillë dhe kujtesa  është edhe sot e freskët nga të gjithë.

Na goditi atje ku na dhembi Gërdeci.  Atje ku i dhembi të gjithëve duke nisur nga ai kortezh me 26 kufoma që nga fëmijët e vegjël. Na godit te jetët e këputura. Te drejtësia e munguar dhe e mohuar. Te heshtja e dhimbshme e atyre që duhet të vepronin të flisnin. Të atyre që e mbollën dhe të atyre që e korrën.

Të atyre që në rrënojate një toke pa respektuar ligjet në fuqi, sollën hi të nxehtë e bënë si tokë vdekjeje  Gërdecin.

Atë ditë, por edhe sot, më ndërmenden ditët e viteve të dikurshme kur në kooperativat e kohës së monizmit kultivohej masivisht duhani. Një teknologji gati primitive. Gratë ngriheshin herët shumë herët që pa gdhirë, edhe pse kishin fëmijë të vegjël dhe vraponin drejt kodrave për të vjelë duhanin. Më tej, diku në rrugët e baltosura apo të pluhurosura vinin qerret me atë trokëllimën më primitive që mund të kishte koha si vlerë pune dhe e sillinin në ca hangarë të bëra me purteka degësh të thatë dhe që përherë e  më shumë dëmtoheshin

anash deri sa mbeste vetëm pjesa e sipërme.

\Aty vinin dhe fëmijët e vegjël . Gratë e merrnin ca spango te brigadjeri dhe nisnin që të shkonin një për një  çdo fletë duhani që nga ato më të mëdhatë deri e ato më të voglat. Me vete merrnin edhe fëmijët e moshës 2-3 vjeç  e më vonë ata që mbaronin mësimet e ditës në  shkollëen 8-vjeçare. Pa menduar për helmin e ngadaltë që merrnin, pa folur për të drejtat e fëmijëve. Mbase edhe ne, mësuesët e tyre, bëheshim pak mëkatarë se nuk ngrinim zërin për ata fëmijë që kishin si ushqim të parë dhe të fundit një shishe me dhallë që e pinin aty me nënat dhe me rrobat të jeshilosura me atë lëng që linte gjethja e duhanit, ose me atë bukë të bërë  me misrin GJEORGJIAN

Çudi edhe misri vinte nga fara gjeorgjiane ndërkohë që mishi vinte nga Zelanda e Re. Fëmijët e vegjël jetonin nën aromën e hidhur helmuese të duhanit ishin sa gjysma e së keqes së fëmijëve të GËRDECIT  që mbetën në rrënoja si Dëshmorë të Paaftësisë së Pushtetarëve për të respektuar rregullat e punës  në emër të një lukunie të madhe për të fituar.

Edhe ato arka me plumba me predha  që mbaheshin si koshat e dikurshëm të duhanit kanë shumë ngjajshmëri. Edhe duart e lodhura që mbanin arkat dhe dikur koshat e duhanit për t’i ngjitur në qerre, krijojnë  një përqasim tragjik kohërash.

Gërdeci i historisë me 26 viktima të pofajshme të të gjithë moshave  me dhjetra të plagosur e të gjymtuar, mes luleve të përzhitura të marsit, me mungesën e faljes do na kujtohet shumë herë në kohë si Antiligji që vepron me shungullimën e një shpërthimi.

Ata, ideatorët dhe ekzekutuesit e ligjit aq më tepër në ushtri ku rregullat janë dhe duhet të jenë tepër më të sakta, më të forta më të ndëshkueshme, do të na thonë se dita e nesërme pas 15 Marsit do të ishte po kaq e zakonshme sa edhe e një dite më parë.

A do të veshim rrobat zezona për këtë ditë të kobshme? Sado të përpiqemi që të mos mendojmë  rrobat e zeza “në emër të vazhdimit të jetës”,  përherë do të kemi një “Gërdec” brenda vetes.

Herë si kukamë, herë si piskamë që nuk dimë se kujt t’ia drejtojmë.  Si mesazh, si dhimbje, si kujtesë, si fuqi që duhet ta kemi para së keqes që mund të na shfaqet si kuçedër moderne diku në jetën e një individi, të një shteti që shumë herë i mungojnë edhe mekanizmat e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të vet.

Ajo goditje e Gërdecit 10 vjet më parë ishte pak a shumë edhe si goditja e  çekanit të një psikiatri që godet në gjurin e një pacienti për të parë sëmundjen e pacientit të tij.

Në fund të fundit,. të ruhemi këtej e tutje nga “Gërdeci i Vetes’ Nga ai “Gërdec’  që do të na japë fuqi për mbijetësën tonë.

Duam ta largojmë nga kujtesa nganjëherë. Përpiqemi ta bëjmë një gjë të tillë, po, si thotë populli, ne e nxjerrim nga dera e ai hyn nga dritarja Aq më shumë në një ditë jubilare si është një dhjetëvjetor i tij.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :