Data : 19 08 2018
KryeTitujt :

George Tsereteli: Shqipëria vlerësime për Reformën në fushën e drejtësisë

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Roberto Montella, vlerësuan rolin dhe kontributin që Shqipëria jep në proceset e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në kuadër të OSBE. Forcimi i sigurisë dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare të OSBE, me diplomacinë parlamentare, reformën zgjedhore në Shqipëri, bashkëpunimin rajonal dhe shumë çështje të tjera, ishin subjekt i bisedës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së,  George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Tsereteli vlerësoi reformat e thella të ndërmarra nga auto_768408b9-6578-4742-8b55-14e8ae2a9484-696x4301527199180, zhvillimit ekonomik të vendit, të një qeverisje të mirë, por edhe në reformën zgjedhore, luftën kundër fenomeneve që pengojnë progresin, si korrupsioni etj. Ai inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë rrugëtimin në këtë drejtim, rrugëtim i cili e sjellë edhe më afër me BE, për çka Shqipëria do të ketë edhe mbështetjen e AP të OSBE-së.

“Të gjitha forcat politike në Shqipëri duhet të angazhohen sa më shumë në nxitjen e progresit të vendit, në realizim të objektivit për hapjen e negociatave me BE, mbasi i gjithë ky angazhim shkon, në fund të fundit, në shërbim të popullit”, vuri në dukje Presidenti i AP të OSBE.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :