Data : 19 08 2018
KryeTitujt :

George Tsereteli: Qeveria të mos i neglizhojë kritikat që vijnë nga opozita

George Tsereteli. Presidenti i asamblesë parlamentare te OSBE-se, është shprehur se qeveria duhet t’i dëgjojë kritikat e opozitës gjatë protestave dhe të veprojë për çështjet e rëndësishme.

 

Ai e vlerësoi protestën e së dielës si paqësore dhe pa veprime të dhunshme.

“Protesta shkoi shumë paqësore, pa dhunë. Kur bëhen protesta, me kritika të opozitës, qeveria duhet të dëgjojë gjërat e rëndësishme dhe të veprojë lidhur me to. Të mos i neglizhojnë kritikat që vijnë nga opozita për çështje të caktuara”- tha ai.

Gjithashtu tha George Tsereteli tha se ishte takuar me partitë opozitare dhe ishte njohur më kritikat e tyre ndaj qeverisë. Ai u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë është që të ecet përpara me reformat dhe të ketë më pak konfrontim mes partive politike.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :