Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Genti Sejko: Do të ndalim hedhjen masive të eurove në treg

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se BSH do të ndërhyjë në treg, duke blerë valutë për të shmangur rënien e euros.

Gent Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit duke e çuar në 1%.

 

 

“Kursi i këmbimit në Shqipëri është i lirë që varet nga kërkesa dhe oferta. Ka pasur një rritje e sasisë së euros, e cila ka qenë konstante që prej vitit 2015, e cila ka ardhur si një rritje e pritshmërisë së agjentëve. Kjo ka shtyrë kursin e këmbimit për të pasur një mbiçmim. Kjo ka dalë jashtë parametrave normal dhe na ka detyruar të ndërmarrim operacione për të ndërhyrë në treg. Do të blejmë valutë për të shmangur rënien e euros. Banka e Shqipërisë ka kritere për ndërhyrje, ne nuk kemi ndërhyrë për efekt të kursit të këmbimit, por për ta parandaluar përshpejtimin e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori Sejko.

Ndërkohë, po ditën e sotme, Banka Qendrore europiane sinjalizoi për herë të parë publikisht se shumë shpejt sejk, të njohur ndryshe si lehtësimi sasior. Ky program nisi në mars të vitit 2015, ku për të mos lejuar rënien e Eurozonës në recesion, Banka Qendrore Europiane vendosi të ndërmarrë një politikë radikale, duke shtypur dhe hedhur masivisht euro në treg.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :