Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Gazeta austriake, Kurier: Kundërshtarët, e akuzojnë Ramën se fle në një krevat me oligarkët

 

Një grup me gazetarë austriake kanë zbarkuar në Shqipëri këto ditë ku janë pritur në kryeministri nga Edi Rama, mes spekulimeve se Austria i ka kërkuar Shqipërisë që të presë refugjatët e refuzuar nga Europa.

Gazeta e njohur austriake, Kurier shkruan se kryeministri Edi Rama do të hapë një ekspozitë në Austri.

Sipas gazetës, 53-vjeçari Rama është një artist i njohur ndërkombëtarisht.

Në shkrim thuhet se Rama vizaton gjatë kohës kur i duhet të punojë, pasi kjo i shërben për përqendrim.

Pas vlerësimeve për artin, vjen edhe momenti për konstatimet mbi qeverisjen e Edi Ramës.

“Kundërshtarët, përfshi edhe ata brenda partisë, e akuzojnë për aleanca të dyshimta. Për shembull, e akuzojnë se fle në një krevat me oligarkët, në mënyrë që të ketë para për të blerë vota. Sigurisht, me stil e humor, Rama i fshin të tilla akuza nga tavolina e tij”, shkruan gazeta.

Sipas gazetës austriake, Shqipëria pret në fund të qershorit vendimin nëse do hapen negociatat.

“Takimi i qershorit do të vendosë nëse do të hapen negociatat, por duket se semaforët për Shqipërinë janë të kuq. Por “Edi i kuq” dëshiron të vazhdojë të luftojë, veçanërisht pasi thotë se nuk ka asnjë alternativë ndaj BE-së. “Për ne, dielli lind në perëndim,” thotë Rama”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :