Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Gani Dizdari problem me pasurin e vajzës së tij

Sot  në orën 12:00 ka nisur seanca dëgjimore për gjyqtarin Gani Dizdari, i cili është i fundit gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese që kalon në sitën e “Vettingut”.

Gjyqtari nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.

Sipas KPK-së, Dizdari ka një apartament 95.7 m2, burimi privatizim i banesave shteterore, blerë 24 826 lekë, dhe zotëron vetëm 75% të saj. Gjithashtu ka një apartament në Gjirin e Lalzit, 86.6 m2, të blerë në 2013-tën në vlerën e 3.3 milionë lekëve, tokë arë në Mjull Bathore, 1 mije m2 në shumën 344 mijë lekë, apartament 69.7 m2 blere në 1998 në vlerën 1.8 milionë lekë nga ish-bashkëshortja e subjektit nga e cila ai zotëron 50%, subjekti nuk ka deklaruar burim pasurie, por thotë se është blerë.

Por duket se për gjyqtarin Gani Dizdari problem do të jetë pasuria e vajzës së tij. Sipas KPK-së, ajo nuk ka deklaruar shumën prej 4 mijë euro të dhuruar për kurim në Gjermani. Ndërkohë në 2009 është deklaruar 99m2 apartament, ndërsa në 2017, 89.1 m2, dhe KPK thotë se ka mospërputhje mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. Ndërkohë që ka thënë se burimi i apartamentit me vlerë 70 mijë euro është ish bashkëshorti, babai i saj, hua dhe kursim.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :