Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

FMN: Qeveria ka rritur detyrimet dhe ka paqartësi mbi të drejtat e pronave

 FMN: Qeveria ka rritur detyrimet dhe ka paqartësi mbi të drejtat e pronave

Edi Rama

 rama-3

Në deklaratën të stafit të FMN-së janë bërë publike gjetjet paraprake në përfundim të misioni në Tiranë.

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 7-20 mars 2018, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP).

Procesi i MPP-së zhvillohet për ato vende anëtare që kanë një nivel të konsiderueshëm kredie të FMN-së ende për t’u shlyer pas përfundimit të programeve dhe ka fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet.

Misionet ndërmerren si pjesë e rregullt e konsultimeve në bazë të Nenit IV të Neneve të Marrëveshjes së FMN-së, në kuadër të një kërkese për të përdorur burimet e FMN-së (huamarrje prej FMN-së), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara nga stafi, apo si pjesë e monitorimeve të tjera nga ana e stafit e zhvillimeve ekonomike.

Autoritetet kanë rënë dakord për publikimin e kësaj deklarate.

Bazuar në gjetjet paraprake të misionit, stafi do të përgatisë një raport, i cili pas miratimit nga niveli drejtues, do t’i paraqitet Bordit Ekzekutiv për diskutime dhe vendim.

Në përfundim të vizitës, misioni doli me një deklaratë.

Pjesë nga deklarata:

Angazhimet e pambuluara me fonde në buxhetin afatmesëm dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së kanë sjellë akumulimin e detyrimeve të reja të prapambetura prej rreth 0,9 për qind të PBB-së në 2017 (prej të cilave 0,7 për qind rimbursim TVSH-je), që duhet të zgjidhet me shpejtësi.

Për të thithur më shumë investime dhe për të arritur konvergjencë më të shpejtë, Shqipëria duhet t’u japë zgjidhje shumë pengesave strukturore. Paqartësitë mbi të drejtat e pronës dhe një gjyqësor i korruptuar dhe jo efikas evidentohen shpesh si pengesa kryesore për thithjen e investimeve.

Aftësinë konkurruese e dëmtojnë më tej mungesat e infrastrukturës lidhëse, informaliteti i lartë, vështirësia për të marrë financim dhe kapitali i dobët njerëzor. Trajtimi i këtyre sfidave merr edhe më shumë rëndësi përballë ngadalësimit të rritjes së investimeve dhe produktivitetit në Shqipëri dhe në mbarë Evropën pas krizës financiare botërore.

Këto sfida ndaj rritjes ekonomike përkeqësohen nga niveli i lartë i emigrimit nga Shqipëria. Tani është momenti për të zbatuar reformat për përmirësimin e klimës së investimeve, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rritur mundësitë për punësim.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :