Data : 25 05 2018
KryeTitujt :

Fluturimet ajrore ndikohen negativisht nga kriza ShBA-Rusi

Fluturimet ajrore ndikohen negativisht nga kriza ShBA-Rusi

 

Kriza e marrëdhënieve SHBA-Rusi e nisur me dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve, kulmoi në konfliktin për ndërhyrjen në Siri, por nuk mbaroi me kaq.

Së fundi ka qenë Ministria e Jashtme ruse, që është ankuar se kriza e marrëdhënieve mes dy vendeve po prek edhe fluturimet ajrore.

Sipas një komunikate, që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, thuhet se pala amerikane po refuzon të pajisë me vizë pilotët rusë.

“Këto vështirësi janë krijuar me qëllim pasi shkurtimet diplomatike nuk kanë ndikuar tek seksioni konsullor dhe përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Peskov.

Gjithsesi, ambasada amerikane në Moskë reagoi, duke thënë se këto janë të gjitha gënjeshtra, ndërsa shtoi se në dispozicion të ekuipazheve ruse ka takime të posaçme për të siguruar vizën, por që nuk po shfrytëzohen nga këta të fundit

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :