Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Flet pianistja dhe aktorja Denica Gogovi

 

 

denisa

Filmi Bollywoodian,ishte pjesëmarrje dhe eksperiencë e papritur tek unë

 

Albert Z. ZHOLI

 

 

 

Ju keni realizuar rolin kryesor në një film në Bollywood. Si nisi ky realizim interesant duke kaluar na aktrim. Kush ishte arsyeja që ju besua roli kryesor? Mund të përcillni episode specifike gjatë xhirimeve? Aktualisht filmi a është shfaqur dhe ku?  – Ju. Filmi Bollywoodian,ishte pjesëmarrje dhe eksperiencë e papritur tek unë duke qenë se gjithë përvoja ime artistike lidhej me studimet ndaj muzikës,duke përfshirë krijimtarinë dhe rolin interpretues. Megjithatë rruga e aktrimit që në momentin e parë më intrigoi dhe fajësoi për të ndërtuar përgjegjësinë dhe eksperiencën e fituar kundrejt vetes. Besoj deri nga viti i ardhshëm do mund të prezantoj episode dhe foto përkatëse të xhirimeve filmike. Natyrisht në projektet e ardhshme do pasoj përmes disa filmave të tjerë Hollyëood-Nollyëood. ( African- American)

 

 

 

 

 

- -Fëmijëria juaj lidhet me pianon. Si lindi kjo dëshirë dhe kush ishte nxitës për të?

 

2- Roli im si pianiste ka nisur pa asnjë plan përkatës por familja ime kanë qenë të pasionuar pas artit dhe natyrisht dëshironin të më lexonin në këtë kontekst të jetës si artiste e kompletuar. Besoj ia kanë arritur qëllimit profesional dhe nëpërmjet talentit,integritetit artistik, kujdesshmërisë, suportit dhe dashurisë ndihem vetvetja dhe e plotësuar.

 

- -Pse më vonë ju dedikuat aktrimit dhe pse nuk keni studiuar për aktrim,? Mos vallë se ka fitime, apo ishte nj dëshirë e fshehur që gjalloi patjetër!

 

3- Aktrimi ka qenë një mënyrë filozofike tek unë,gjithmonë e kam konsideruar të tillë,do të thotë që asgjë praktikisht e përfunduar nuk ndërton një imazh të caktuar përveçse gjuha e filozofisë e bën një aktor të vetëdijshëm dhe inkurajues në suksesin e tij/ saj. Kjo ndodhi tek unë si lojë e shumëfishtë artistike por me përgjegjësi dhe korrektësi profesionale.

 

- – Aktualisht ku studion Denisa dhe cili është raporti mes pianos dhe aktrimit?

 

4-Aktualisht po studioj privatisht aktrimin dhe filozofinë. Tashmë jam e vetëdijshme që rolet e ndryshme artistike por jo vetëm lindën natyrshëm tek unë por programet sociale dhe kulturore që zhvilloj mes të rinjve më përfshinë në tematikë tjetër konsideruese për të ardhmen e afërt në rolin udhëheqës si Producente.

 

- – Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e zgjuar? -

 

5- Natyrisht ndihem mirë në momentin që të tjerët e pranojnë kush jam dhe pse duhet të jem . Nënkuptohet që në të dy rastet teksa posedon shpirtin dhe imazhin vlejnë së tepërmi për të ndërtuar një personalitet të vlefshëm për njerëzit në mbarë botën.

 

- A e praktikoni plazhin nudo?

 

6- Nuk e praktikoj plazhin nudo dhe nuk më tërheq si ide.

 

- -Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike? -

 

7- Veshja e preferuar klasike kuptohet që mbetet stili joshës, progresues dhe me indetitet ndërsa përsa i përket sportive, qëllon me tipin, karakterin dhe shijen. Më vjen mirë që jam totalisht e përfshirë tek vetja përsa i përket përmbajtjes në shije për jetën në bazë të individualitetit.

 

- Po minifundi a është pjesë e veshjes së përditshme?

 

8-Minifundi asnjëherë nuk ka qënë shkak dhe as pjesë e zgjedhjeve të mia,përjashtuar ndonjë rast të rrallë.

 

- Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

 

9- Realiteti i sotëm nuk i përket femrës në Shqipëri,duke konkuruar vetëdijen e tyre natyrisht që nuk mbetet faj i kolektivit.Problemet mbeten ato të cilat pretendohen se janë problemet e tyre por në fakt ironia e jetës kushtëzon qëllimet femërore.

 

 

 

- – A është maskiliste shoqëria shqiptare? -

 

Shoqëria shqiptare wshtw tepër maskiliste por në varësi të detajeve të cilat zhvillohen sipas interesave të dobëta karakteriale. Qëllimi mbetet i dukshëm, tradhtohen duke tradhtuar ndaj problematika më e ashpër qëndron në mos respektin e të drejtave femërore. Familjet shqiptare duhet të ndryshojnë objektivin,trajtimin,funksionimin dhe zhvillimin e tyre oriental.

 

-Cilat janë synimet tuaja?

 

10-Synimet e mia janë në bazë të planeve për 10 vjeçarin e parë i cili do finalizohet përmes punës,integritetit dhe suksesit ndërkombëtarisht si një Producente dhe Businessëoman.

 

- -A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë? -

 

11- Dashuria është gjithçka dhe e vetmja ndjenjë e vërtet,i vetmi premtim përjetësues dhe i vetmi sukses i paharrueshëm.

 

 

 

Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave? –

 

12-Unë gjithmonë jam ndjerë mirë mes meshkujve pa keqkuptuar influencën e kundërt njerëzore por në raportet e mia shoqërore mbetem tërësisht e tërhequr ose më saktë përzgjedhëse pastaj në aspektin social dhe kulturore natyrisht jam shumë e përfshirë në bazë të organizimeve konkrete.

 

-Ushqimi i preferuar? – -

 

 

 

13-Nuk kam ndonjë ushqim të preferuar por mund të theksoj se ushqimet që shijoj kur udhëtoj në vende të ndryshme është mjaft interesant fakti i ushqimeve të ndryshme tradicionale.

 

Rrobat e banjës të preferuara? – Po syzet, parfumi i preferuar?

 

14- Përsa i përket fashion, rrobat e banjës, syze apo parfumi i ndryshoj shpesh dhe i shijoj aq sa dua dhe kur duhet .

 

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit