Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Flet Lume Hoti, (Cota Luna) gruaja shqiptare që u bë sozia e Claudia Cardinale (Klaudia)

Flet Lume Hoti, (Cota Luna)  gruaja shqiptare që u bë sozia e Claudia Cardinale (Klaudia)

-          Ju tregoj dy çmimet e fundit si Sozi dhe këngëtare amatore në Itali

Albert Z. ZHOLI28001437_1695047840587139_1042085695_n28000976_1695048070587116_1592138001_n 27994530_1695044020587521_1524191587_n 28449624_1710045179087405_1819550416_n 28001068_1695046280587295_532557412_n 27994122_1695799467178643_1537528245_n

Ishte 27 korrik 1997 kur ajo u largua në ditët më të vështira nga Shqipëria. Vendosi të largohej drejt Italisë. Ishte në momentet e mjerimit. . Jeta në varfëri ishte bërë e padurueshme. Kështu me disa mikesha të saj siguroi lekët dhe me gomone në mënyrë klandestine  shkoi në Itali. Konkretisht në Bari. Ikja me gomone ishte një aventurë e pamendueshme. Në vend ta bënte një burrë e bëra ajo. Në vitin 2011, rastësisht u takua me znj. Miranda Giuffre,  Sozinë zyrtare të Liz Taylor e cila ishte në Sanremo. Ajo ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit më të mirë në botë Sanremos. Një mbrëmje teksa dilte nga Festivali po binte shi, znj. Miranda Giuffre ishte e papërgatitur për këtë situatë. U ndodha afër saj me çadër dhe i ofroj ndihmë. Ajo e pranoi me dëshirë ndihmën Luna e çovi deri tek hoteli ku kishte pronontuar. Kur do ndaheshim ajo më shikonte me vëmendje të madhe. Shikimi i saj shprehte habi. Pastaj me zë të plotë i thotë se ti i ngjan shumë artistes tonë të madhe Claudia Cardinale (Klaudia). Luna shtangu, Nuk e besoi. Kur do largohej znj. Miranda Giuffre i jep numrin e telefonit dhe më fton ën Agjencinë e saj në “Fans Klab” Milano.

 

Ju sërish morët pjesë në “Festivalin e Sozive” dhe sërish fituat çmimin “Sozia e Claudia Kardinale”?

 

Çdo vit në Sanremo në ditët që zhvillohet Festivali i muzikës më i bukuri në botë, zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe koncerte. Një ndër aktivitete më të bukura është ai “Festivali i Sozive” ku femra të ndryshme fitojnë titullin si Sozi e personaliteteve të muzikës, artit, kulturës. Në këtë event fitova sërish çmimin si Sozia e Claudia Kardinale. Ky çmim jepet në kuadrin e Aprovimit të Kalendarit Botëror Zyrtar i Sozive Italiane që reklamohet në të gjitha mediat prestigjioze italiane.  Në këtë event unë mora pjesë  në kuadrin e Festivalit Sanremo 2018,  ku mora pjesë të dyfishtë edhe në Kalendarin zyrtar.

 

Po në eventin e dytë?

 

Në eventin e dytë mora pjesë në një konkurs shumë të rëndësishëm  që ishte surprizë për mua nga organizatorët të cilët ishin këngëtarë, regjisorë ku mua më ftuan si artiste e duhet edhe të këndoja, dmth një konkurs i gjithanshëm ku unë aty fitova çmimin e parë. Pas çmimit erdhën për intervistë disa televizione madje një intervistë e dhashë edhe për Zërin e Amerikës.

 

Çfarë kënge këndove në këtë konkurs miks?

Kënga që unë këndova ishte  “ Guarda che Luna” ku çmimin ma dhanë mes një ambienti festiv që nuk e kisha imagjinuar. Pas çmimit mu afruan shumë regjisorë filmash të cilët më ftuan të jem si figurante. Këto ftesa për figurante nuk vijnë rastësisht, por janë pjesë e një konkursi që duhet ta fitosh me pikë të larta, të cilat unë i fitova  në “Cine Cita Rome” edhe në Milano ku unë pata nderin të jem e ftuar në “Mediaset kanale 5” në Romë me rolin e një nëne me veshje tradicionale shqiptare. Ky rol ishte përgatitur enkas për mua dhe e luajta me shumë përkushtim dhe dëshirë.

 

Një vit që po fillon mbarë?

Po. Ky vit filloi më dy çmime shumë të rëndësishme të jetën time artistike e para si “Sozia e Claudia Cardinales” në Botë, çmimin e këngës për amatorë. Tani së afërmi kam dhe një surprizë në Torino ku më telefonuan për pjesëmarrjen në një film italian ku do jem më shumë se figurante.

 

-Keni një foto shumë shprehëse me veshje karakteristike të karnavaleve të Venecias, ishe e ftuar në një event tjetër?

 

 

Kjo foto me veshje të karnevaleve është e Venecias ku është viti i dytë që marrë pjesë në festën e Karnevaleve Botërore në Piaca San Marko të Venecias. Në këtë festë të mirëorganizuar  unë përfaqësoja Shqipërinë  në përbërje të grupit të Napolit , pasi aty më caktuan të përfaqësoja vendin tim. Në festivale, konkurse apo dhe në sfilita të tilla, është shumë e vështirë të jesh pjesë pasi ka kërkesa të mëdha dhe shumë specifike të cilat unë i kam kaluar me sukses.

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit