Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Flet këngëtarja popullore, Valbona Lalaj: Në shoqëri nuk kam paragjykime, mashkull apo femër

 

 

Nuk e mendoj plazhin nudo

Albert Z. ZHOLI

 

Një këngëtare që për çdo ditë rrit sukseset. E thjeshtë, e dashur, komunikuese dhe tepër e sinqertë. E lindur në Tiranë në 1983 Valbona Lalaj, ka filluar të merret me muzikë qysh nga viti 1999. Ajo është nëna e dy djemve, Florenti dhe Argjendi që për të janë pasuri e paçmueshme të cilët i japin frymëzim. Ajo këndon këngë popullore të të gjitha trevave shqiptare ndaj është e kërkuar kudo. Për çdo vit ajo rrit repertorin e saj me këngë duke bërë që të jetë një këngëtare prodhimtare dhe selektive.

 

-Çdo profesion ka fillimet e tij? Si i kujtoni fillimet tuaja të para në këtë profesion kaq të lakmuar nga femrat?

E mbaj mend si sot daljen time për herë të parë në skenë. Konkretisht koncerti im i parë ka qenë në Zvicër, nuk harrohen kurrë eksperiencat e para. Ja dola me sukses. Kjo ditë më hapi dyert e jetës në muzikë. Filluan kërkesat e shumta në Zvicër dhe Gjermani. Më pas në shumë vende të Evropës, e gjer ne Australinë e largët.

 

- Sigurisht një profesion në lëvizje, një profesion që do shumë durim. A ka lodhje, a ndjen lodhje dhe si i kapërcen ato?

 

- Çdo profesion ka vështirësitë e veta. Këngëtari si sakrificë ka lëvizjet e shumta. Lëvizjet në gjithë botën. Lëvizje pa fund. Por duhet të ecësh kundër jetës së njerëzve pasi puna jonë në pjesën dërrmuese është natën. Pra, përveç jetës së natës të gjithë të tjerat janë kënaqësi. Jeta e natës të mundon sepse do punosh, do pish pak alkool e do rrish pa gjumë, por tashme edhe me të jemi mësuar. Diçka tjetër që sakrifikon është edhe qëndrimi larg familjes, por mundohem ti shkurtoj distancat.

 

- Nënë një fjalë e shenjtë. Pra nënë e dy fëmijëve si do ta përkufizoni këtë emër? Sa e lodhshme është të jesh nënë dhe këngëtare?

 

Nënë do të thotë emër perëndie. Nënë do të thotë, sakrificë, vetmohim, lëvizje, përkëdhelje, net pa gjumë, Nënë, një fjalë e shenjtë dhe kuptimplotë, në të njëjtën kohë nënkupton seriozitet, përkushtim dhe sakrificë. Kur bëhesh nënë e sheh veten në një tjetër pikëpamje, je më e përgjegjshme në atë që thua dhe në atë që bën. Unë që kur jam bërë nënë kam një këndvështrim shumë largpamës dhe një karakter shumë të fortë, jam shumë e vendosur në atë që bëj dhe që shikoj në të ardhmen.

 

- Jeni e ftuar kudo. Cilat janë këngët më të bukura që ju çoni tek spektatori dhe fansat tuaj ?

Unë kam shumë këngë në repertorin tim, por këngët kryesore janë ato popullore të të gjitha trevave. Janë këngë që pëlqehen shumë nga shqiptarët në diasporë. Janë këngë tabani pa huazime.

 

- Një nënë e mirë, këngëtare e mirë, po me kuzhinën si është Valbona?

 

Ah, këtu kam një mangësi. Duke qenë se jam shumë në ëlvizje kam shumë pak kohë të gatuaj. Pra nuk jam një kuzhiniere e mirë.

 

- Motoja nga e cila udhëhiqeni në jetë?

… Thjeshtësia apo zemërmirësia e zbukuron njeriun.

 

-Në lëvizje ccfarë gjen në valixhen tuaj ?

Ndoshta nuk e besoni por e para libra, revista pasi kaloj kohën e dyta produkte kozmetike.

- Kush janë frymëzimi dhe shtysa kryesore për të qenë e motivuar dhe e ndjerë e realizuar?

Nqs ka gjë të shenjtë, nqs ka ka diccka hyjnore në jetën time ato janë dy djemtë e mi, pasi janë pasuri e paçmuar. Familja ime është më e shtrenjta.

 

-Keni menduar të pozoni nudo, apo të bëni plazh nudo?

Jo nuk janë në preferencat e mia.

Jeni xheloze?

-Xhelozi brenda normave për të ecur përpara.

 

-Jeni superticioze?

Besoj vetëm dhe vetëm, të madhin Zot i qofsha falë.

- Si është raporti yt me udhëtimet?

 

- Udhëtoj shumë për shkak të profesionit, por mund të them se udhëtimi është një kënaqësi më vete. Gjithmonë duhet të jem me valixhe gati sepse koncerti i radhës më pret.

 

- Të pëlqen shoqëria me meshkuj apo me femra?

Nuk kam paragjykime. Kur ndihem mirë në bisedë nuk e kam problem është femër apo mashkull

 

-Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo kur këndoni mirë?

- Sigurisht kur më thonë këndoni mirë. Por akoma më mirë ndihem kur mi shprehin të dyja.

 

-Kë vlerësoni tek një njeri ?

 

Mirënjohjen.

-Marrëdhënia me paranë?

 

Ah, disa herë shpërdoroj pa normativë.

-Veshja më perfekte?

 

Klasikja në koncerte, sportivja në përditshmëri

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit