Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Flasin regjisorët e komedisë së famshme Pallati 176, Andon Qesari dhe Alfred Bualot

Flasin regjisorët e komedisë së famshme Pallati 176, Andon Qesari dhe Alfred Bualot

Flasin pas 25-vjetesh, regjisoret e komedise se famshme 'Pallati 176'
Pse komedia “Pallati 176” eshte po kaq e pelqyeshme dhe sot ?
Komedi qe eshte shfaqur ne shifra rekord, 450 here
Kjo eshte nje komedi qe flet dhe qesh shqip

Albert  Z. ZHOLI

Dy regjisoret Andon Qesari dhe Alfred Bualoti, flasin pas 25-vjetesh. Afersisht po mbush tri dekada qe nen regjine e tyre, eshte vene ne skene“Pallati 176”,  dhe komedia eshte nje (per te mos thene e para), nder komedite, e artit skenik shqiptar qe eshte ende me e kerkuara, me e shikuara, me e spikatura. Kjo komedi duket si puna e veres, sa me shume iken koha aq me e stazhionuar, e embel, me e kerkuar behet. Ne disa televizione ku shfaqet, por edhe ne kaseta videosh, komedia “Pallati 176”, eshte bere pjese e çdo shtepie shqiptare. Kur do te shlodhesh, kur do te largohesh nga rutina e dites, kur do te anashkalosh klimen e nxehte politike, kur do te shikosh nje krijim purro shqiptar, kur do te heqesh merzine, apo te  do te vish ne humor, shiko pallatin.. Dhe pse jane bere perpjekje te shumta per te bere nje te dyte, nje te perafert, apo nje  komedi me te mire, deri me sot nuk eshte arritur….

Ne biseda mes miqsh, ne debate gazetaresh apo aktoresh, regjisoresh, ndonese ka dhe shenja xhelozie, por serishmi nuk shmanget e verteta, “Pallati”, mbetet “Pallat”, me themele te forta, i patundshem nga vendi dhe pozicioni qe ka zene ne komedine shqiptare apo ne artin skenik shqiptar ne pergjithesi. Regjisoret Anton Qesari  dhe Alfred Bualoti, autorja e komedise Adelina Balashi, aktoret Roland Trebicka,  Violeta Manushi, Pavlina Mani, Elida Janushi, Anastas Kristofori, Eva Aikaj,  Ilir Bezhani, etj…me kete komedi i dhane artit skenik shqiptar nje veper te arrire komike, ku te gjithe aktoret, luajten si ne nje ansambel perfekt, me te njetin ritem, dimesion, korrektesi, pergjegjesi. Regjisoret Qesari dhe Bualoti me kete komedi dhane ndoshta limitin e kerkesave dhe njohurive te tyre, per te paraqitur para publikut nje komedi qe skenes se teatrit Kombetar i vjen rralle te paraqese. Kjo komedi ndoshta ishte nje gjetje, duke formuar (po ta krahasosh ne nje rol te vetem) nje karakter. Vlera e nej vepre skenike sot qendron ne: Nese regjisori ka hedhur ne hapesiren skenike thjesht hisstorine apo episodet e vepres dramaturgjike apo nepermjet elementeve te formes qe ka ne dore regjisori si dekori, rekuizita, ndriçimi, muzika, kostumografia, aim ban qendrimin e tij ideoemocional mbi mesazhin e autorit. Une mendoj se tek “Pallati”” qendron arsyetimi i dyte.

Nje bisede jashte interviste

Te ulur ne lokalin perballe Teatrit Kombetar, me regjisorin, aktorin, pedagogun Prof. Andon Qesari, regjisorin Alfred Bualoti, biseda vertitej rreth teatrit dhe filmit shqiptar ne vite. Beheshin krahasime, silleshin prane pervoja, diskutoheshin realitetet e dy sistemeve krejt te kunderta dhe roli i artit ne çdo shoqeri. Natyrshem biseda rrodhi per komedine “Pallati 176” me regji te tyre, ku shkeputa keto copeza bisede:

Andon Qesari

“Pallati 176”, ka qene i zhveshur nga ideologjizmat

Komedia eshte nje gjini e veçante dhe e veshtire e artit skenik. Kryesisht komedia kerkon shume impenjim, disipline, perkushtim, vemendje, realitet. Pas vitesh edhe vete se bashku me regjisorin Alfred Bualoti, se mendonim qe kjo komedi do te ishte po aq e pelqyer sa ne fillimet e saj. Ndoshta kjo komedi perben nje rekord per venien ne skene,… afersisht 450 here. Pare ne kendveshtrimin e kohes, ajo qe e ben kete veper te pelqyeshme eshte se ajo ka qene  jashte ideologjizmave te kohes. Pra eshte nje komedi pa ato qendismat e politikes se kohes, pa vene ne krye Partine, Enverin, apo vijen e masave. Ne thelb te saj ishin problemet e dites, lufta ndaj fenomeneve te servilizmit, miqesive ne emerimin ne pune, tarafeve, paaftesise, letrave anonime, perpjekjeve per te zene nje vend pune te pa merituar . Shume nga keto fenomene jane probleme te dites edhe sot, ne nje shoqeri krejt tjeter, me ideologji dhe forme ekonomike krejt te ndryshme.

Mbijetesa e nje vepre skenike

Sipas Qesarit, qe nje veper skenike te mbijetoje, ti rezistoje kohes duhet te kete dy elemente baze te shendoshe,  nivelin artistik te komedise (drames), pra te autorit qe e ka krijuar dhe se dyti nvelin artistik te regjisures (ku perfshihet edhe ai i aktrimit nga aktoret). Kur keto dy elemente jane te gjetur, te arrire, koha kurre nuk i venit, perkundrazi… Jane shume vepra (si te Shekspirit) qe kane shekuj qe jane krijuar dhe i kane rezistuar kohes duke qene aktuale dhe sot…Ne fund te çdo vepre te vene ne skene si spaktatori ashtu dhe specialistet duhet te shohin apo te ndjejne brendine, percjelljen  ideo-emocionale te vepres. Nje veper ka jetegjatesi athere kur  aktoret kane formuar karaktere. Kjo do te thote qe ata nuk perseritin veten ne skene, nuk jane vetvetja, por jane karakteri qe luajne. Ai mendon se aktoret gjate krijimit duhet te kene parasysh te famshmin “paradok”, ne krijimin skenik qe thote: Duke qene gjithmone une, une duhet te jem dikush tjeter dhe kjo jo vetem tek teksti qe padyshim eshte I ndryshem, por tere qenia e aktorit si instrument vihet ne dispozicion te karakterit te figures, sigurisht pa harruar se jam une ai qe krijoj.  Te gjithe aktoret ne komedine “Pallati 176” kane krijuar karaktere, ndaj dhe shumica e tyre aktoreve te kesaj komedie), jane te pelqyer dhe sot, komentohen, diskutohen, dhe merren si shembelltyre ne shume diskutime komedish apo dramash. Rolet e aktoreve tek pallati u indetifikuan me personazhin dhe kjo eshte nje gje e rralle ne krijimtarine e nje aktori… Per regjine e kesaj komedie s’eshte mire te flas une…Koha besoj ja ka vene noten, por mund te flasin specialist te artit, apo regjisore te tjere…

Ndryshimet dhe permiresimet

Nga ana dramaturgjike  u munduam qe kjo veper te ishte shume interesante beme kete gje vendet e zhvillimit te ngjarjes, veprimit ishin ne dy vende dhe ne I bashkuam ne nje, pra ne nje pallat, ne nje shkalle. Emertimi  pallati 176 ka dale rastesisht luftuam kunder antikonformizmit te kohes…ishim kunder 4 konforntimeve, siç ishin, politizimi,  partia mbi te gjitha, vija e masave, etj…Kjo veper ka hyre na fjalorin Enciklopedik te teatrove Mesdheatre si nje nga veprat me te mira, pra perben nje nga emblemat e teatrit shqiptar kjo komedi. Per ne si regjisore do te thote qe kemi bere diçka intresante..Ditem te mbajme te ndezur  fantazine e aktoreve . Cdo te thote kjo?

Eshte e rralle  dhe shume e veshtire qe te indetifikohen aktoret me rolin. Sot Roland Trebicken ne me te shumten e njerezve e indetifikojne si Jovan Bregu, kjo  eshte e rralle ne mjeshterine e aktrimit.Ka shume aktore dhe ne kinematografine boterore qe s’kane mundur te indetifikohen me nje rol.Tek komedia jane shume aktore, qe kane marre ne jete  emrin e rolit…Skenografi Kristo Cala, beri nje pune intersante qe skenografia, te ishte ne funksion te komedise.ti jepte temporitem komedise. Ne teater jane 3 aspekte te pazgjidhshme ato  qe vendosin se cili do te jete suksesi i nje shfaqeje: Vepra dramatike,  regjia  dhe aktoret. Keta 3 elemete jane baza e nje shfaqjeje padyshim pa lene menjane dhe skeonografine, kostumografine, ndricimin etj… Ne kete komedi ne si regjisore u munduam te percilnim ne unison keta tre elemente. Pa kete tri unitet vepra skenike s’mund te marre suksesin e duhur.

Improvizimi

Ne kete shfaqje komedie, ndoshta si ne asnje veper tjeter ne lejuam dhe improvizimin, pra lejuam aktoret te vepronin dhe vete me inisiativen e tyre . Po kujtoj nje moment kur degjohet muzika e Ardit Gjebrese , Jovani thote “Ah ç’e ke mire ti mor byrazer, ja keput nje tralala dhe ne rregull gjithçka”. Muzika ne sfond e kesaj  kishte nje “la..la..la”. Te lejosh improvizimin ne skene do te thote te riskosh shume.  Por njohja qe ka Alfredi ai ka pare shume shfaqje te “Comedia del Arte” italiane), sigurisht dhe une, beri qe net e nxitnim tek aktoret nje element siç eshte improvizimi, I cili eshte ne funksion te plote te karakterit te kesaj komedie, e cila eshte nje farse ne gjinine e komedise.

Nje komedi reale

Pse shihet apo blihet ende po aq sa dje “Palalti 176”?!. Epse atje eshte jeta e vete njerezve, shqetesimet e tyre, ngjarjet shqiptare, realitetin e tyre te perditshem. Palalti eshte tejet veper shqiptare, ne çdo aspect.Kur po benim provat gjenearle, regjisori i mirenjohur Pirro Mani na thote: “”Kjo veper ka per ti qendruar shume kohes, ngjarjet  dhe gjetjet jane shume intersante”

Alfred Bualoti
Letra anonime

Kjo leter ndoshta perben, gjetjen me te veçante te komedise. Kjo leter  e mban ne kembe komedine. Kjo gjetje, ndryshe nga shume komedi, perben nje pike kulmore qe si nga ana artistike e te shkruarit, po ashtu dhe nga ana reegjisoriale, perben nje moment shume sinjifikativ, e mban spektatorin ne ankth, ne dileme, ne tension….

Bashkpunimi dhe besueshmeria

Jane shume aspekte qe nje veper ti rezistoje kohes, qe te jete e suksesshme. Perveç  sa me lart ne ditem te afrojme edhe nje shkrimtar si Ruzhdi Pulaha. Perveç se sa shkrimtar ai eshte nje dramaturg i spikatur. Pra nuhatem qe diçka nuk na shkonte brenda komedise, pra donim  qe ky kompozim i letres, kjo menyre e ndertimit te saj, te merrte nota besueshmerie me te larta. Pra te ndertohej si nje bizhuteri  e ndertimit te nje komedie te periudhes se realizmit socialist, sepse athere zhvilloheshin ngjarjet, por kjo leter te mos ishte e ideologjizuar, sa te humbte besueshmetine. Ketu nderhyrja e Ruzhdi Pulahes ishte si nje prerje e arte, me e veshtira, qe nuk la hapesira qe te dyzohej qe per komedi te behej komedi, apo per tragjedi te behej tragjedi…Pra ndryshuam disa  gjera brenda koimedise, qofte  nga ana e kompozicionit te vete komedise, por edhe te disa motive qe shtynin personazhet  ne jeten e tyre  per te qene brenda komedise, por edhe ne konflikt me ta. Zgjidhem disa probleme si te beqareshes Rita qe ndryshimet e bene me te besueshem ne fjale dhe ne regji, te cilat erdhen ne menyre organike. Pra, keto ndryshime u bene te natyrshme, te studjuara dhe e bene personazhin me te besueshem. Nga ana e struktures dramaturgjike kemi pasur parasysh ndryshimet e Ruzhdi Pulahes por me medimin dhe aprovimin e autores Adelina Balashi. Ky bashkpunim u be me mirkuptim, pa ndryshuar asgje ne autoresine, ashtu si dhe veteimprovizimet. Ishte koncepti i mire, deshira e mire, ideja e mire, elemente e mesiperm te mire, qe na çuan ne sukses.

Perzgjedhja

Ishte nje pune e veshtire. Roli duhet te shkonte tek aktori dhe e kunderta…Ishte kjo e mesme e arte, ky moment,  qe çoi ne sukses. Teatri ne koceptin e perditshemrise s’eshte gje tjeter veçse gezim…Qe do te thote  qe edhe nqs, ve ne skene tragjedine me te tmerrshme te njerezimit, apo komedine me te bukur, nqs nuk egziston gezimi, deshira, per te punuar, atmosfrea e gezueshme, brenda krijimit te vepres, athere venia ne skene, apo suksesi eshte ne dyshim, vepra eshte para nje pikpyetje te madhe…Po te mbizoterojne keto elemente, fryti i punes, suksesi eshte i pa duskutueshem, pasi teatri eshte art kolektiv, art i perbashket, qe çdo gje duhet te funksionoje ne unison…

S’do ti benim ndryshime

Sipas Bualotit edhe nqs do te vihej ne skene sot, “Pallati”, nuk do ti behej asnje ndryshim. Jane bere shume perpjekje per te bere komedi te perafreta, por kane deshtuar. “Pallati” ka vulen e asaj kohe dhe ajo ka bere emrin e saj, ka marre voten e saj dhe çdo ndryshim, apo perafrim, nuk do te sillte kete sukses. Si nje spekakel qe ne vitin 1985 eshte vene ne skene dhe dy here ne dite, pavarsisht kohes qe eshte vene, ajo ndiqej per elementet qe ka brenda dhe qe sot i kane rezistuar kohes. Pra çdo ndryshim do ti humbte indetitetin, do ti humbte specifiken e vet. Ishte nje veper jashte standartivizimeve, apo nenvizimeve te fjales, propogandes se asaj kohe, duke i kamufluar ato, duke mos i lene shume te dukshme, pra lame ne dukje, problemet social-shoqerore te kohes. Ajo komedi ngelet ashtu siç eshte vene. Edhe sot po ti rikthehemi, ajo po ashtu do te vihet. Vula e saj eshte e pandryshueshme. Jane bere disa tentative ne disa vepra te tjera duke ndryshuar tekstet per ta rivene, por kane deshtuar. Ne kete as e kemi menduar ta bejme..Ne Evropen kontemporane nuk behen eksperimente te tilla. Ajo mund te behej vetem me ata personazhe por vetem ne mosha te ndrsyhme, pa asnje ndryshim teksti, vetem ndonje improvizim do ta pranonim.

Aktoret

Pa dyshim nqs do ndermerrnim nje rivenie ne skene do te ishin po ato. Punuam shume ne perzgjdhje. Siç diskutuam jane bere perpjekje per nje rigjetje ose vazhdim i “Pallatit”, por nuk gjeti atmosferen apo vendin e duhur. Pavarsisht kohes qe eshte vene ne skene komedia “Pallati 176” aty kishte pak ideologjizma, pasi u bene me te prekshme, problemet social-shoqerore te kohes dhe çdo perpjekje per rigjetje, per ndryshime aktoresh ne role nuk do te sillte sukses. Shume aktore me ato role sot diskutohen kudo. Nqs do ta rivenim do te behej sersihmi me ata pavaresisht moshes qe ata kane se bashku me ne.

Perpjekja

Edhe sot jane bere perpkeje nga autore te tjere per ta çuar ne vazhdimesi, ne kohen qe jetojme “Pallatin”. Jane bere tekste apo eshte vene ne skene nje pjese vazhduese. Por “Pallati 176”, e ka marre emrin e duhur, e ka marre medaljen e tij te arte. Por ne s’ndalojme asskend per te vashduar ne idete e tyre, pasi jemi plotesisht te bindur qe komedia e vene ne skene ne vitin 1985, si levizet asnje gur, mbetet me emrin e saj te pazevendesueshem. Ajo komedi ka rrethanat e saj, idete e saj, mesazhet, menyren e bashkpunimit te saj, karakteret e saj, situatat e saj, berthamen e vete, emocionet e saj.

Muzika e Gjebrese dhe kenga e Justina Aliajt

Ne komedi eshte nje realitet jetesor i gjalle, me te mirat dhe te keqiat, me rregullat dhe te kundertat, nje realitet tipik shqiptar.  “Pallati” nuk ka elemente te stisur, te sajuar, te tepruar, pra eshte nje komedi sa shqiptare po aq dhe universale, ku ka unitet ne ndertimin e saj nga ana kompozicionale  dhe nga ana artsitike. Pra çdo gje ne komedi, buron, rrjedh, ecen, nuk qendron, nuk njeh stanjacion. Gjetje ishte dhe muzika e Gjebrese. Ajo ishte nje muzike qe ju bashkangjit ne menyre organike komedise. Dhe Gjebrea nuk e pa ne DVD si sot komedine, rolet, por komunikoi drejtperdrejt me ne, duke i bere sygjerimet dhe prezent rolet ne detaj, çfare i bashkon dhe çfare i ndan ne jete keta role,  ndaj dhe muzika doli po aq e bukur dhe funksionale.  Ndaj me Justina Aliaj u be ajo kenge me la…la… dhe me fishkellime, qe edhe sot kendohet nga te rinjte… Ishte nje melodi qe ju vesh aq bukur si kostum kesaj komedie spektakel

Thyerja e nje tabuje

Ne ndonje moment kemi bere dhe ndonje thyerje te ndonje tabuje. Psh nje fakt i thjeshte. Ne kemi bere nje drame tjeter “Ne prag te jetes” … Athere ishte tabu qe nje grua e ndare te martohej me nje djale te ri sapo dale nga dyert e Universitetit. Athere shikoheshe shtrember, bile edhe mund te denonin. Ne beme qe kjo veper  e Dhimiter Xhuvanit, te realizohej dhe kjo tabu te thyhej. Por kjo nuk kaloi lehte ne keshillin e vleresimit- perfundon Bualoti

Andon Qesari

Temporitmi nje element tjeter i domosdoshem ne nen komedi, u realizua jo vetem nepermjet analizes regjisoriale te veprimit dramatic te vepres qe hodhen ne hapesiren skenike por edhe mundesine qe na dha skenografia. Episodet e tablove vertet ndaheshin nga njeri-tjetri sepse ishin ne vende te ndryshme veprimi, por nga ana tjeter, ne te nejten kohe I bashkonte “rrotativa”, e skenes. I tere dekori I ndertuar mbi kete “rrotative”  duke lenguar, jo vetem qe ruante temportimin e komedise, por ai thuajse ishte figura artistike e shfaqjes, ishte “gjetja” e saj dhe nepermjet kesaj gjetje themi se kjo leter anonime, rrotullon jo vetem mendjet e personazheve, por gjithe keet fabul, tere historine e kesaj fabule.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit