Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Flakët përfshijnë një pallat në Astir, evakuohen banorët

auto_zjarrfikese-aksion-naten1485888445

 

 

 

 

 

Një zjarr i madh ka rënë ditën e djeshme në një pallat në zonën e Astirit.

Policiaka bërë të ditur se ka evakuuar banorët, për shkak të tymit të madh që kishte mbuluar pallatin.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në panelin elektrik të pallatit.

Informacion nga Policia e Tiranës:

Në rrugën ‘Teodor Keko’ ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit.

Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :