Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

“Filloi Lufta”, Rusia lëshon 4 reketa balistike në Detin e Bardhë

Plot, 4 reketa balistike janë lëshuar nga Rusia në Detin e Bardhë, duke qenë rasti i parë që prej Luftës së Ftohtë, që katër raketa lëshohet njëkohësisht.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, nëndetësja bërthamore Yuri Dolgoruky ka testuar me sukses këto raketa. Pamjet e lëshimit të raketave janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, Ukraina ka testuar sistemin e raketave “Xhejvelin”, për herë të parë, që kur u pajis me armatime nga Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur në konfliktin me separatistët pro-rusë.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se raketat “Xhejvelin” nuk mund të përdoren për të marrë territor, por Rusia është e mendimit se furnizimi i saj do të ndikojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe do të inkurajojë përdorimin e forcës

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :