Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Fier, nafta derdhet në lumë, institucionet nuk reagojnë

gjanicaKompanitë e naftës të cilat operojnë në zonën e Visokës, prej vitesh i derdhin mbetjet hidrokarbure në një përrua. Për pasojë, shkaktohet ndotja e ajrit, e tokës dhe e ujit. Nga kjo zonë ku kompanitë që nxjerrin naftë dhe shkarkojnë mbetjen hidrokarbure shkojnë, direkt në Lumin Gjanica.

Edhe pse ka pasur reshje shiu që kanë tërhequr naftën e derdhur kohët e fundit, pasojat e ndotjes nga hidrokarburet duken qartë. Pemët dhe shkurret janë lyer me naftën bruto. Toka është ndotur aq shumë, sa këtë e tregon edhe një eksperiment i thjeshtë. Nafta është përhapur gjithandej dhe gjithçka është bërë lehtësisht e djegshme.

Uji i zi kalon në qytetin e Fierit dhe lag edhe tokat bujqësore para dhe pas këtij qyteti. Kjo ndotje ndodh prej dekadash dhe nuk është aspak çudi se përse banorët që jetojnë në zonën e Fierit, pranë ujit të ndotur dhe puseve të naftës vuajnë nga karboni në gjak.

Institucionet që kujdesen për mjedisin, vetëm në bazë të kësaj që ndodh çdo ditë në këtë lumë, duhet të kishin reaguar kohë më parë  për të bllokuar proceset ndotëse të kompanive të naftës. Përroi i mbushur me mbetje hidrokarbure derdhet në lumin Gjanica, i cili më pas përshkon mes për mes qytetin e Fierit dhe derdhet në det, duke shkatuar kështu pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve por edhe në mjedis.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :