Data : 18 08 2018
KryeTitujt :

FBI: Carter Page, dyshohet se kishte bashkëpunuar me qeverinë ruse

Sot, Byroja e Hetimeve Federale (FBI) ka publikuar dokumente që lidhen me përgjimet e kampanjës së këshilltarit të Donad Trump për dyshimet mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Raporti voluminoz me 412 faqe, i referohet Carter Page, që dyshohet se kishte bashkëpunuar me qeverinë ruse. Dokumentet u bën publike pas presionit nga shumë media.

FBI po ashtu raportoi se beson që Page ishte cak i rekrutimeve nga qeveria ruse.

Page ka mohuar deklarimet se ishte agjent rus dhe nuk është dënuar për asnjë krim. Ai la kampanjën e Trump në shtator të vitit 2016 pas raportimeve të takimeve të tij me rusët

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :