Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Facebook mbledh 1 miliard dollarë për njerëzit në nevojë

 

getty_876645176_2000133320009280405_349330

 

 

 

 

 

Facebook ka mbledhur nga donatorë të ndryshëm një miliard dollarë, njoftoi shefi i tij, Mark Zuckerberg në një postim.

Kjo shifër është arritur në rreth tre vjet. Që në vitin 2015 FB ka prezantuar këtë projekt në dispozicion të OJQ-ve, komuniteteve dhe njerëzve që kanë nevojë për mbështetje financiare.

20 milionë njerëz kanë dhuruar ose kanë bërë mbledhje fondesh në platformë përmes funksioneve “Grumbullimi i fondeve” dhe “Bëni një donacion”.

Në botë ka një milion institucione OJQ, në 19 vende, të cilat mund të marrin donacione direkte përmes FB.

Disa nga entet jofitimprurëse janë Leukemia (AIL), Save the Children Itali, Emergjenca, Shoqata Italiane e Sklerozës Multiple (AIS) dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve (ENPA).

 

M.C/Politologjia

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :