Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Fabul nga Luan Sheshi

Fabul nga Luan Sheshi

lll

 

 

 

 

DHELPRËN GOJA E TRADHËTOI…
(fabul)
Dhelpra plakë shkoi çdo ditë,
tek dentist Lejleku për vizitë,
hiq një dhëmb,vër një tjetër,
është në hall,moshë e vjetër…
Dhe Lejleku,”i mirë” si dentist,
veten tregoi shumë alturist,
dhëmbët i vuri që i vuri rrallë,
por harroi t’i verë dhëmballë…
Dhelpra e gjorë,pasi e pagoi,
drejtë kotecit me vrap shkoi,
nderin në vend për të vënë,
ditë të tëra kishte pa ngrënë…
Për një pulē ajo ndjeu mall,
iu sul,por s’kishte dhëmballë,
kokvarur dhe ashtu zhgëjyer,
veç një vezë,si “trofe” e thyer…
U largua me bisht ndër shalë,
për të shkuarën e kapi mallë,
dhe ndërmend Lejlekun çoi,
por më kot…goja e tradhëtoi..

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


7 + 7 =