Data : 16 08 2018
KryeTitujt :

Fabrice Leggeri, kreu i “Frontex”: Të forcohet korridori i ri bregdetar, që kalon nga Greqia e Veriut, në Shqipëri

 

Fabrice Leggeri, kreu i Agjencisë Europiane për Ruajtjen e Kufijve (Frontex), ka deklaruar se jo vetëm që ekziston një korridor i ri ballkanik, të cilin ndjekin refugjatët që vijnë nga Turqia dhe pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, por edhe se numri i këtyre refugjatëve është rritur ndjeshëm muajt e fundit.

Greqia po përballon sfida të mëdha, ka thënë Fabrice Leggeri, sepse ka një fluks në rritje dhe presioni është akoma më i madh, ndaj edhe Frontex po përpiqet të mbështesë Greqinë përgjatë brigjeve të Egjeut verior, me asistencë teknike, por edhe me mjete në kufirin tokësor me Turqinë në Evro.

Gjithashtu, ka thënë ai, mund të marrim me qira ose të blejmë edhe anije ose avionë në mënyrë që të mbështesim gjithë vendet e këtij brezi përballë kësaj sfide.

Përsa i përket korridorit të ri bregdetar, që kalon nga Greqia e Veriut, në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë- Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi, Leggeri ka shtuar në një intervistë të tij të orëve të fundit se Frontex ka dërguar 45 nëpunës në kufijtë me Shqipërinë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :