Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

EURALIUS: Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët

EURALIUS, Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, publikoi një raport mbi projektin “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti.

Raporti thekson se gjatë reformës në drejtësi, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjeruar dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar.

Misioni EURALIUS theksoi në raport se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshirë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :