Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Ervin Çuli: Mirush Kabashi ka gënjyer për censurën në shfaqje

Drejtori i Teatrit Kombëtar

Ervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit shprehu në emisionin “Studio e hapur” në “News24”. Pas deklaratave të Kabashit për ndërhyrje dhe censurë, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i drejtorit të Teatrit Kombëtar, Ervin Çuli.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çuli e akuzoi për mashtrim aktorin Kabashi, si dhe i tha se për 15 vite kishte marrë pagën pa vënë asnjë rol në skenën e Teatrit.

Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij, duke e cilësuar emocional. Ai tha sërish se Mirush Kabashi ka gënjyer për censurën në shfaqje, e cila sipas tij nuk ndodh në Teatrin Kombëtar, shkruan BW.

Debati me Mirush Kabashin është bërë viral në rrjetet sociale. Mbas disa ditësh të statusit tuaj në Fb keni rimenduar diçka? A doni t’i hiqni apo t’i shtoni diçka atij reagimi?
Ai ishte një postim emocional, në një moment kur unë po ndiqja emisionin në “Neës24”. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë, një gënjeshtër e trashë duhet të demaskohet. Ai më akuzoi për censurë, dhe unë për këtë reagova. Unë kam një bord në Teatër, Zogajn, Përparim Kabon, Anila Godolen, janë këta që vendosin kalendarin, nuk jam unë. Me gënjeshtrën e ti nuk më ka fyer mua, por bordin e Teatrit Kombëtar. Ai shpif se unë kam kërkuar tekstin që të censuroj shfaqjen. Por shfaqja u dha, ku e kam censuruar unë? Gënjeshtra e zotërisë është e trashë dhe e hapur, dhe nuk ndjej asnjë ‘mea culpa’ nga zotëria përballë. Sa i takon virales, ka ndodhur edhe njëherë tjetër në FB ku ka patur një debat miqësor me Robert Ndrenikën, dhe bandat e “Facebookut” vihen në lëvizje. Është një virale e këtyre bandave të FB. Treçereku i njerëzve që shajnë kanë qenë civilë, me emra false.

ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit shprehu në emisionin “Studio e hapur” në “News24”. Pas deklaratave të Kabashit për ndërhyrje dhe censurë, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i drejtorit të Teatrit Kombëtar, Ervin Çuli.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çuli e akuzoi për mashtrim aktorin Kabashi, si dhe i tha se për 15 vite kishte marrë pagën pa vënë asnjë rol në skenën e Teatrit.

Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij, duke e cilësuar emocional. Ai tha sërish se Mirush Kabashi ka gënjyer për censurën në shfaqje, e cila sipas tij nuk ndodh në Teatrin Kombëtar, shkruan BW.

Debati me Mirush Kabashin është bërë viral në rrjetet sociale. Mbas disa ditësh të statusit tuaj në Fb keni rimenduar diçka? A doni t’i hiqni apo t’i shtoni diçka atij reagimi?
Ai ishte një postim emocional, në një moment kur unë po ndiqja emisionin në “Neës24”. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë, një gënjeshtër e trashë duhet të demaskohet. Ai më akuzoi për censurë, dhe unë për këtë reagova. Unë kam një bord në Teatër, Zogajn, Përparim Kabon, Anila Godolen, janë këta që vendosin kalendarin, nuk jam unë. Me gënjeshtrën e ti nuk më ka fyer mua, por bordin e Teatrit Kombëtar. Ai shpif se unë kam kërkuar tekstin që të censuroj shfaqjen. Por shfaqja u dha, ku e kam censuruar unë? Gënjeshtra e zotërisë është e trashë dhe e hapur, dhe nuk ndjej asnjë ‘mea culpa’ nga zotëria përballë. Sa i takon virales, ka ndodhur edhe njëherë tjetër në FB ku ka patur një debat miqësor me Robert Ndrenikën, dhe bandat e “Facebookut” vihen në lëvizje. Është një virale e këtyre bandave të FB. Treçereku i njerëzve që shajnë kanë qenë civilë, me emra false.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :