Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Erion Veliaj: Jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar lekë për Rita Ora

Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku  deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për të sjellë në Tiranë, këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, të cilët perfomuan në sheshin “Skënderbej” duke dhuruar spektakël për banorët e kryeqytetit.

“Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se nëse Bashkia e Veronës pagoi për të pasur në koncert talentet shqiptarë të muzikës botërore, gjithçka në Tiranë është realizuar pa shpenzuar asnjë qindarkë.

“ A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin, me Ritën që t’i sillnin dhe të ndërronin axhendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që Kryetari i Bashkisë që i priti të dy pas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shpenzoi miliona për t’i pasur, ne i patëm falas dhe i përgojuam. Ata i paguan me taksa dhe i falenderuan. A ka mundësi të bëheni i çik më të mirë? Të mos bëhemi telendarë. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar lekë për këta artistë.”, deklaroi Veliaj.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :