Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Erion Veliaj befasisht shton taksën e varrezave

Kryebashkiaku Veliaj shton taksën e varrezave

 

 

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të mbahet mend për shumë gjëra, por dy janë më të evidentuarat: 1- Për daljen katër pesë herë në ditë në të gjitha ekranet televizive. 2- Për taksat e larta që ka aplikuar në kryeqytet.

 

 

 

Tashmë i dimë të gjithë taksat për arsimin dhe ndërtimin e shkollave, për ujin, për pronën, por tashmë del në skenë taksa për investimet në varreza që është në proces për t’u aplikuar herët apo vonë.

 

Pikërisht javën që kaloi, në disa media online qarkulloi lajmi në lidhje me një iniciativë të Bashkisë Tiranë për dhënien e administrimit të varrezave të dëshmorëve operatorëve privatë, nëpërmjet modelit të PPP-ve klasike, duke ngarkuar në faturat e ujit të qytetarëve një taksë të re të posaçme.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :