Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Egoja për pushtet të pamerituar fundos në cektësi dhe në mjerim jetën.

 

 

            Dr. Stavri Trako

Tragjedia “Jul Cezari” e William Shekspirit është pasqyrë  e fatit të njeriut që tenton pushtetin absolut.Një pjesë e kastës së lartë të shoqërisë romane, e në veçanti Kasi dhe Bruti kuptojnë që shkaba Jul Cezar  e ngritur përtej  pamjes së syrit  iu përmbanskllavërisht në frikë, pasionet e përkundërta.Pushteti absolut i Jul Cezatiti nxjerr nga shpirtimendimin demoniak të Kasit që e shtyn ta synojnë për ta  arritur atë pushtet, duke trazuar dinakërisht egon e hirtë të  shpirtit njerëzor teBruti.Pushtet  absolut sipas Kasit do të thotë tëbarabitësh të drejtën egoiste të njeriut me pushtetin  hyjnor të perëndive.Për të drejtpeshuar mendimin e spektatorit Shekspiri  në fillim të tragjedisë jep një argument njerëzor: vere në njerin sy nderin dhe në syrin tjetër vdekjen.[1]

Kasi me argumentin e parë nderin, kërkon të provojë të drejtën e tij për përmbysur Cezarin.Kjo e drejtë është e rrezikuar se “syri inderit”sipas Shekspirit  ka vështrim të ndryshëm. Argumenti iKasit : “I lirë linda si Cezari dhe kur Tibri e hidhnim me muskuj sulmplotë e me zemër sedër plotë e ia prisnim hovin, ende pa mbritur në pikën që do të qëllonim, Cezari më kërkoi ndihmë se po mbytej”.[2]Por, ky detaj i jetës rinore  nuk e kishte vendosur Kasin në krye të piramidës romane sepse Cezari u bë për ta perëndi. Për këtë fakt Kasi ndihet si një kreaturë e mjerë që duhet të përkulet kur ai lëviz syrin,apo ajo gjuhë që udhëheq romanët ia shtypin fjalët në libra,qe ai vet që kish thirrur ne SpanjëTitin kur e kishin kaplluar ethet e këqija.

A kishte të drejtë që demoni i shpirti të Kasit ta linte atë zgjuar për të përgjuar  në çdo momentarritjet dhe shkëlqimin e Cezarit. Zëri i tij i brendshëm ju klith perëndive :”Çuditem qysh ky njeri trupdobët u hov mbi supet e botës madhështore  dhe mbretëron i pashoq i vetëm , shtetin këtë botë të ngushtë si kolos dhe ne baresim nën këmbë e shohim mos gjejmë ndonjë varr të panderë për vete”.E s’ka sesi të mos zgjojë demonë në çdo shpirti egoist kjosedër  evrarë. Këtë lloj helmi  gjuha e Kasit  e ka të lehtë t’ia përciellë shpirtit të Brutit:”-Diku njeriu është zot i fatit, s’na kanë yjtë faj i dashur Brut, po vet ne që jemi zemër dobët”.[3] Dhe kaq thjeshtë Kasi vendos të trondisë sedrën e Brutit sa e sheh emrin e gjithsecilit si një masë tingëllore :-Mark Brut dhe Jul Cezar. Pse emir i tij tingëllon më tepër. “Në të shkruar i yti sa i tiji është ibukur , në të shqiptuar sa i tiji i hijshëm  dhe i yti është me pashë i rëndë gjithaq i rëndë dhe ku ngjeroi edhe Bruti ngreh shpirtëra  sa Cezari”.[4]Mendi demoniak  i Kasit merr fuqi goditëse në sedrën e Brutit e cila i lëndohet më lehtë me një argument të tillë si një fëmije të pafajshëm në dukje,por të lehtë për t’u kuptuar si gjasë nga bashkëbiseduesi,me masë dhe peshë specifike edhe më të vogël në të asyetuar.Në gojën e Kasit, fjala kthehet në fjalë retorike që mund të frymëzojë, fare lehtë, shpirtin e një legjionari roman si Bruti. Vetëm kështu, Kasi mundi ta shkëpuste nga toka Anteun Brut ;

“Turp ty, o shekull! Moj Romë, s’linde bijë bujarë më?Nga përmbytjet e mëdha  e këtej  një brez i tërë roman që ndrinë me një burrë. Roma ka vend mjaft,kur paska brenda një burrë të vetëm. Në kohën e Jun Brutit, në Romë që preferonte ferr-oborr për jetë, se një mbret mbi kokë”.[5]

Për të orjentuar dredhinë e tij mendore, Kasi i referohet kohëve të shkuara të lavdisë romane. Brutit i duhet kohë që t’a kthejë këtë metaforë në kohën e tashme andaj thotë se se do t’i peshojë çdo gjë që Kasi tha …“apo nëse ke ende për të thënë do t’i dëgjojë me me nge dhe durim”.Do  të gjejmë kohë të përshtatshme që këto gjera t’i shoshitim”. Këtu nisi të vendoset pushteti i dredharakut Kas mbi stoicizmin e legjionarit Brut se ai shprehet: “Më mirë të ishte një katundar se sa burrë i lartë i Romës, për këto kondita faqezeza, që gjendja e sotme na i ngarkon mbi supe”.[6]Plotëfuqishmëria  efjalës demoniake të Kasit  nxjerrin nga shpirti i Brutit shkëndija të zjarrta:

-“Pa shih o Kas !Në ball i ndrin Cezarit pika e vrrerit, të tjerët duken si qenër të rahur!”[7]

Komunikimi shqisor i spektatorëve me personazhetdhe skenat ku i vendos ngjarjet,për Shekspirin është i domosdoshëm për të nxitur tek ata ndjenjën e vëzhgimit.Cezari është vëzhgues i thellë.Atij nuk i pëlqejnë “sytë e thatë  dhe të urtë të Kasit, që mendohet tepër,lexon paprerë, është vrejtës i madhë, sheh përtej çdo pune njerëzish, nuk i do lodrat, s’dëgjon muzikë, rrallë buzëqesh. Të tillë njerëz–thotë Cezari, nuk janë kurrë  zemërqetë kur shohin të tjerë më të mëdhenj se veten, prandaj janë shumë të rrezikshëm. Të them se duhet patur frikë, jo se kam frikë se përherë jam Cezar![8]

Para romanëve,Cezari tri herë refuzoi kurorën që ia blatoni Mark Antoni duke e vënë mënjanë, por ndryshe e vlerësonte këtë moment Kasi:-“Turma që hidhte kësulat e dirsura dhe shfrynte aq firoma kundërmuese sa mënd e mbyti Cazarin, sa i ra zali dhe u rrëzua përdhe dhe,nga ana ime ,s’guxoja  të qeshja nga frika se mos hapja gojën dhe më hynte në grykë er’e ligë ”[9].

Sarkazma e Kasit është e dukshme dhe ka si objektiv shpirtin e Brutit, se vetëm kështu mund t’i ndillte krupën për Cezarin. Duke e shpërfillur turmën Kasi, kur e quan popullin reckaman që duartrokit dhe pëlqen Cezarin dhe kur nuk i pëlqente. Në këtë rrjedhë mendimi Bruti bie në grackëse duke e vazhduar mendimin e Kasit ai shton se”dhe po t’ju kishte  vrarë nënat Cezari, prap atë do të brohoritin”[10]. Në shpirtin e Bruti  ndjehenedhe kthetrat e mendimit dinak të Kaskës. Kasi kupton se plani për t’ia shbërë Brutit stolinë e stoicizmit të legjionari roman kishte funksionuar,sipas tij:“askush nuk është aq i fortë sa të mos mashtrohet”. Pengesa e vetme e Brutit ishte se ai e do Cezarin.Për këtë, Kasi e hedh karemin e tij për të tronditur karaktetin duke krehur sedrën dhe egoizmin e Brutit. Për t’ia thyer atë miqësi, fshehtas Kasi hedh fletushka në rezidencën e Brutit ku shkruhej se sa nderohej në Romë emri i Brutit,por tërthorazi flitej dhe për ambicjen e Cezarit.Atmosfera e skenës  përfshihet nga animimi i një nate ogurzezë,me një qiell skërmitës që drithëron skajërisht edhe shpirtin e  spektatorit,  me këtë detaj skenik  Shekspir metaforizon  zëmrimin e perëndive:

“Ti s’do të dish që rrotë e tërë tokës po tundet si purteke?A bota perënditë I  zëmëroi  i ndezi sa na çojnë shkatërrimin.[11]Si për të ravizuar shpirtin mistik të kohës Shekspiri fut në skenë një skllav dora e të cilit digjet flakë sa 20 pishtarë, por zjarri nuk ia prekë dorën.Kalfunja tregon ëndrrën  si një luan dilte nga Kapitoli  e që qe larguar pa e cënuar. Njëqind gra të zbehta dhe të çmendura nga frika se kishin parë njerëz të zjarrtë”.Vetëm Kasi e vlerëson si një natë të mirë, për të ndershmit duke aluduar si ogur të mire  për komplotin dhe një verdikt të Perëndive për Cezarin.

Kasi-“Rrufesë i kam hapur kraharorin ku shigjeta vetëtimash çjerrin  zemrën e qiellit. Veten paraqita atje ku shkrepëtimatqëllonin”për të provuar që drejtësia e perëndive dhe e ndershmja është me të. Kasi plotëson grupin duke  ia nxitur egon Kaskës që i thotë se “je i fjetur  e s’ke shkëndia jete që ka një roman  ose nuk i përdor”.[12]

Shekspiri ndalet për të kthjelluar mendjen e spektatorëve  te fjalët e Kasit:-“U trembe para mërisë së qiejve dhe nuk kërkon shkakun e vërtetë!Pse këto zjarre dhe këto fantzma?Pse shpendë e shtazë shthuren, shkrifërohen?Pse pleqtë e çiliminjtë protestojnë ? Pse të gjithë këto ndërrojnë rregullat, natyrën e zakonet e mëparshme në cilësira mashtruese?”[13]

Parabola që Kasi përdor kuptohetnga që tingëllon ndryshe te Kaska, i cili duhet ta kërkojë ketë gjëmë të natyrës si shkak te sjellja e dikujt (Cezarit)që kërkon të sfidojë perënditë ndërsa spektatori e kupton skenarin  e krimit të kobshëm që po përgatitet ndaj Cezarit. “Në një natë e tillë e tmerruar me bubullime e vetëtima. Kur hapen varre  e ulërrin një luan në Kapitol ( jo më i fortë se sa unë nga trupi, që rri si një kuçedër dhe na tmeron me këto krisma të egërra”.[14]Parabola që parathotë fatin e Cezarin, është e thjeshtë për t’u kuptuar. Kaska, si çdo roman , ndikohet lehtë se Kasi vazhdon argumentin:“Me stërgjyshërit ngjajmë vetëm në trup, se frymë etyre na paska vdekur dhe trashëgojmë vetëm shpirtin e nënave  dhe që ne durojmë, duket  se kemi zgjedhur të shfaqësohemi si gra”.[15]

Sedra e burrit nuk ka se si të ngucet më ligsht. Jo vetëm për romanët, por për të gjithë brezat e spektatorëve të më pastajmë modern të Shekspirit15Marsi  i vitit 44 p.e.r është Ida e Shenjtë  dhe e përjetojmë edhe sot si të tillë. Është dita e kurorëzimit të  këtijYlli Polar të Perandorisë Romane Jul Cezarit.Rebusi artistik që kërkon të zgjidh Shekspiri me veprën e tij  është mohimi i të drejtës së komplotistëve  për të çuar në Had Cezarin. Çdo spektator duhet të kuptojë se krimi  monstruozi komplotistëve nuk është akt që vendoset nga peshorja e  drejtësisë njerëzore. Detajet e shfaqjes së skenës sëkrimit janë të ftohtë dhe rrënqethës.

-“Atëhere kamën di ku ta vendos. Nga robëria Kasi çliron Kasin.Besëplotë kështu. O qieill! Tiranët i përmbys sepse as kullaguri, as mure qipre, as burgje të errët,as zinxhirë hekuri nuk përmbajnë dot furinë e shpirtit.”[16]

Dhe sa e kundërt është kjo ligjëratë e Kasit:”skllavi mban në dorë fuqinë  që të mbajë skllavërinë e tij: me fjalët e Prometeut : “pjesën tirane  që duroj e shkund kur të më teket”. Fryma demoniake e rebelon Kasin që do të matet me Prometeun:–“Cezari i shkretë u bë ujk po qe se romanët janë bërë dele.Se nuk bëhej Cezari luan pa qënë dhi romanët, që për të ndritur veten përdor jo kashtën po Romën.”[17]

Fryma demoniake  e shtyn Kasin që ta marrë rrezikun në sy kur vendos që helmin e zemrës t’ia rrëfejë Kaskës,kur dihet qëkur fal të fshehtat e shpirtit  ke humbur lirinë tënde. Këtu fillon skllavëria e shpirtit,që si pa dashje kërkon për të gjetur strehez për ndershmërinë e shkimur të shpirtrit njerëzor. Duke tentuar besnikërinë e Kaskës, Kasi e bën duke helmuar frymën e nderit roman.Këtu duhet kërkuar arsyeja pse Kaska vepron pa menduar asfare dhe që pranon të  shkojë te Portiku për të kryer veprën e gjaktë dhe më të tmerrshmen e historisë romane. Mendja e njeriut nuk qënka si kështjella e Trojës që, për ta shembur, Odisesë iu desh të përdorte dredhitë e tij. Kasi nuk është asfare një Odise, por është një lloj përbindëshi modern që pushton me inteligjencë egon e shpirtrave skllevër. Cina pranon të vendos tri pusulla: një në forum pretorësh, një në shtëpinë e Brutit duke e hedhur nga jashtë dritares  dhe një e vendos në statujën e Jun Brutit. Kasi në vend të Kalit të Trojës, ngreh kurthin ndaj Brutit me tre pusulla letre.

Bruti-  Nga vetëtimat ,që po çajnë erën,kam dritë mjaft sa ta këndoj.(E çel letrën)

-”O Brut , po fle; po zgjohu dhe shih veten!A rron dot Roma…? Fol,godit, rindreq!

-O Brut po fle;pa zgjohu!”

A rron dot Roma…?Vet’e plotësoj:A rron dot Roma nën tmerr tirani?

Si Roma? Një stërgjyshi im nga rrugët  ia zboi tarkinit , kur u qquajt mbret.

“Oh, fol, godit, rindreq!”Më luten të flas e të godit?Betohem Romënë qoftë se rindreqjq sakt’pason, kërkesën dor’ e Brutit ta mbaron!’[18]

 

Kuptohet forca e fjalës në letër është përdorur nga Kasi si kalë beteje ndaj fuqisë së karakterit prej legjionari të Brutit. Pushteti,sipas Shekspirit, ngjan si kush ngjitet përpjetë dhe kthen fytyrën vetëm kur është ngjitur në majë te shkallës  nga ku rri e sheh me përbuzje gradat e mëposhtme. Por demoni që pushton shpirtin e njeriut është si vezët e gjarprit që n’u  klloçittë, lind me helm sipas fares dhe vraje mu në ciflë-thotë Shekspiri. [19]Në garën e pushtetit çdokush  ështënjë demon  helmues  sipas shkallës ku është ngjitur. Ngjitja në shkallën më të lartë shihet si tmerr dhe tirani nga njerëzit e gradëve më poshtë.Bruti tashmë i pagjumë,i thotë vetes ndershmërisht:“Kasi më shpoi kundër Cezarit”. Në një ëndërr të shëmtuar Bruti e ndjekin nga pas fantazmat e kryerjes së asaj vepre tmerri. Shekspiri ve në prove komplotistët që e heqin veten si të Lirët e Romës, e cila  është mbuluar nga e liga e cila ka pushtuar  mendjen e romanëve bujar. Vet Bruti është mosbesues,  se sipas tij nuk mjaftojnë be-të, të cilat ndezin vetëm burracakët dhe gratë shpirt-shkrira. Bruti është i brujtur me frymën  enderit të shpirtit roman, që beson dhe vdes për nderin.Çdo vepër burrërore për të kërkon shpirt luftëtar.–“Se betohen priftërinjtë frikaçë  e zuzarë, pleq trupkufomë  e skllevër frymëngordhur por ata e mirëpresi çdo padrejtësi  dhe për çështje të dyshimta bëjnë be të reme të shtrembërit”[20].

Te figura e Brutit,  Shekspirii jep dritë frymës së nderit roman të besës ndaj mikut, duke dashur ta mbajë të ndezur  si një xhevairë të ndezur atë frymë romane. Jo pa arsye, Shekspiri e mban karakterin e Brutit larg nga fëlliqësia e shpirtit të konspiratorëve si Kasi. “Çdo pikë gjak që ka në zemër çdo roman bujar duhet të mos mbajë vula doçërrie  që qartazi duket kur shkel zotimin  që i ka dhënë goja”(Besa).[21]

Bruti për Ciceronin thotë se romanët si ai nuk shkojnë pas një pune që e kanë nisur të tjerët, këtu Shekspiri  shprehet për indiferencën që manifestojnë për çështje politike kasta efilozofëve, e artistëve  dhe  e intelektualëve.

Bruti nuk lejon të eleminohet Mark Antoni,nga që ishte miku më i mirë  i Cezarit. Ai pranon të jetë meshtar e jo kasap. Mbajtjen e pushtetit nga një dorë qoftë dhe nga miku i tij Cezari, Bruti e quan tirani  prandaj është gati të godas këtë frymë të Cezarit. Me dhuntitë e një legjionari roman Bruti është edhe kundër dhunimit të kufomës sëCezarit :-“Ta vërrasim me guxim po pa mërri!Ta presim si një gjellë perëndishë  e jo ta çjerrim si një kufomë qensh”. [22]

Respekti ndaj kurmit të kundërshtari,motivi homerian për mos dhunimin e  kurmit të Hektorit,këtu sillet në një vision të ri, se për një legjionar roman vdekja është një punë e domosdoshme po jo e urryer.Bruti nuk do që të quhet vrasës  por vetëm pastrues i frymës së keqepër shoqërinë.Edhe  pse e konsideron Mark Antonin si krahun e Cezarit, Bruti nuk beson se  Antoni  prish punë  pas prerjes së kokës së Cezarit. Qoftë urrejtja,qoftë dashuria  e Brutit për Cezarin është e përftuar nga një fashë drite e frymës së nderitromane,andajKasi nuk ka si ta çbëjë këtë ndjenjë që Bruti ka për mikun e tij.Po, Bruti ia di pikat e dobta Mark Antonit  që ështëi dhënë pas qejfeve, pijeve dhe darkave me shokët. Për këto dobësi, që e karakterizon këtë qenie njerëzore,për këtë arsye Bruti mendon se Mark Antoni nuk duhet te vdes bashkë me Cezarin. Por mendoj se, zemrat e Brutit dhe Mark Antonit kanë diçka që i lidh,nga që prej tyre burojnë fasha drite të frymës romane të fjalës së dhënë  për Cezarin  me të njejtën frekuencë pozitive dhe si legjionarë ata s’kanë se si ta xhelozojnë apo ta urrejnë njëri tjetrin. Ndoshta kjo fashë drite e bënte Cezarin  të kishte besim te miqtë e zemrës dhe të mos t’i vërente  e t’i  konsideronte shënjat e asaj nate çjerrëse që kallnin  tmerr  në zemër për gjithëkend  që i përjetonte si ogur të Perendive.Kujdesi dhe mirësia që shprehte Kalfunja ndaj Cezarit nuk e bindën këtë të fundit, të mos shkonte pas lajkave të Decit në Kapitol, ku e prisnin komplotistët për t’ja marrë shpirtin me 33 plagë thikash. Kuptohet që, lajkat nga miqtë e remë janë pika e dobët e një burri shteti si Cezari,sei  çarmatosin nga shpirti  instiktin vetmbrojtës.Shekspiri di si ta ruaj madhështinë e Cezarit në këtë rast, kur e paralelizon mefuqinë e një gracke te fjalët e Decit ,si rinocerontin që e kap lisi, pasqyra  ariun, trapi elefantin, rrjeta luanin e lajkësi njeriun..Po ,thotë, e lajkësohet ca më tepër .I vihem punës, pra.Se nga të dua mund t’ia prirë tragën  dhe doemos e sjell në Kapitol.”[23]Deliri I madhështisë  nuk elejon Cezarin ta kuptojë këtëgrackë vrasëse, përkundrazi atij i pëlqen ca më tepër  për ta lajkatuar se sa t’i urrejë njerëzit që e lajkatojnë.

Me lajkakomplotistët  fshehin qëllimin dhe arrijnë t’ia mbajnë atmosferën e gjallë. Për t’a bërë sa më të kuptueshme për spektatorin këtë situate Shekspiri fut në skenë Lucin  që bënë një gjumë si mjaltë të rëndë, që në ëndërr nuk ka as fantazi, as figura që t’i kallet në tru ndjenja e kujdesit, për më tepër që ai është përfaqësues të atyre  që me indiferencë bëhen pasqyrë për shumëkënd nga bota romane.

Më brilantja në galerinë e personazheve femra të Shekspirit  natyrisht është e shoqja e Bruti, Porcia.Ajo shkëlqen për nga karakteri, përkushtimi dhe autoriteti  që manifeston në lidhjen e saj bashkëshortore. Vetëm, perinë Herë të Olimpit ajo ka të ngjajshmen e saj.Është shumë e rallë të hasësh në letërsinë botërore  një figurë femrore me të tillë përgjegjësi që ajo ka për të shoqin, Brutin.

Ç’pate , Porcie? Kaq shpejt ç’m’u ngrite?S’ta ngre shëndeti ,as trup’i pafuqishëm të dalësh  me këtë mëngjes të ftohtë.

Porcia- As ty s’ta do. I zemëruar , Brut, nga shtrati m’ike;dhe nga darka mbrëmë u ngrite befasdhe barisje rrotull I mvronjtur, psherëtitës, krahëkryq;kur të pieta ç’kishe më shikove me sy të ngrysur; prapë e më t’u luta ;ahere krove kokën padurim, përdhe përpoqe këmbët,I mërzitur.Prapë insistova, prapë s’m’u  përgjigje, po më lëvizje dorë të inatosur, më bëre shënjë të largohem. Shkova , nga frika mos ndizja zëmërimin, që të kish ndezur tepër, dhe me shpresën që s’ish veçnjë zhdëfrim I qrjfit të prishur, që disa here çdo njeri e ka. Po ja tani! As ha , as flet ,as fle  dhe sikurpamja të ndërrohet aq sa t’është turbulluardispozita, s’të njoh dot më. O Brut imzot I dashur tregoma ç’është shkaku I helmit tend.[24]

Ajo shqetësohet natyrshëm kur kërkon të mësojë shkakun e helmit që ka në shpirt i shoqi  që as nuk ha, as nuk fle. –“Jo Brutdiç ke në shpirt, lëngatë dhe vrerë”.

Kaq do të mjaftonte  për të gjetur bashkëshorten ideale në një çift. Ajo vjen në skenë plot dinjitet, me vyrtyte e hire që të bën ta adhurosh. I kërkon Brutit që t’i shfaq vetes së tij gjysmën që i përket asaj.

Porcia –“Që e drejta, dinjiteti dhe pozita ma do ta di dhe ja mëgjunjazi të lutem fort për atë bukuri e nam që pata, për ato betime të dashurisë sate, për kurorën që na bashkoi e na lidhi në një trup. T’i  shfaqes vetes sate, gjysmës sate. Pse jei vrënët dhe ç’njerëz qën’ ata që të ardhë sonte ; se këtu t’u mblodhë nja gjashtë a shtatë dhe fytyrënfshihnin  dhe nga errësira vet?”[25]

Për humanist me vlera botërore si Shekspirinuk s’ka se si të konceptohej ndryshe lidhja bashkëshortore,andaj atij i është dashur të ngrihet mbi mentalitetin e kohës së tij, në tragjedinë Jul Cezari ai përvijon   karaktere  të  figurave femrore simodelet e  sjelljeve të hapura dhe plotë hire njerëzore ku duhet të mbështetet njeriu.

-“Jo Brut diç ke në shpirt, lëngatë e vrerë”. 

Dashuria dhe mirëbesimi të dlira dhe  lirizmii lidhjes pëson krisjen e parë për shkak të përfshirjes së Brutit në një vepër konspirative. Ajo i kërkon të shoqit:

Bruti- Më gjunjë mos më bjer, e ëmbël Porcie.

Porcia- S’kish përse , po t’ish m’i embël Bruti. Me lidhjen e martesës , Brut, më thuaj mos jam e përjashtuar nga sekretet  e tua të veçanta? Mos qenkam me kufi, sidokudo,të ha me ty e shtratin të ta shtroj e të të flas here-herë?Në mos më s’jam jote shoqe , qenkam jote e dashur”.[26]

Po aq mbresëlënëse  është dhe deklarata e Brutit:”-Je ime shoq , e ndershme , besnike, e dashur sa gjaku i kuq që kam në zemrën e helmuar”.

Porcia-Në qoftë ashtu, duhet ta di sekretin , vërtet jam grua,po, nga ana tjetër , kam burrë Brutin , që më zgjodhi shoqe;vërtet jam grua,po. Nga ana tjetër , grua me nder , e bija e Katonit.Beson , m’e fortë s’jam nga seksi im  me at’ e burrë si ai dhe ti? Shfaqma sekretin , se s’do ta përhap.Kam dhënë  prove force e qëndrese, këtu kur kofshën vet’ e kam plagosur;si e përmbajta me durim këtë, dhe s’fshehkam dot sekretet e tim shoqi?[27]

Besnikërinë, Porcia e mbështet te preardhja  si bija e Katonit, si e shoqja e jetës e Brutit  dhe jo si grua e seksit prandaj ajo insiston në mbrojtjen e marrëdhënies bashkëshortore.Shekspiri ndalet dhe në faktin që brishtësia prejgruaje  e Porcias që ka dhënë prova force dhe qëndrese,por që  nuk arrin të fsheh sekretin e të shoqit e shqetësuar nga ngjarjet e pritshme të jetës. Trajtimi i dy figurave femrore në tragjedi, Porcias dhe Kalfunjës, natyrisht janë përpjekje serioze të Shekspirit  për t’u ndalur te  thelbi  i Rilindjens  e shoqërisë  jo vetëm të kohës së tij, duke besuar se po sillte një model se si duhet të jetë shkalla e emancipimit të marrëdhënieve bashkëshortore.

Bruti ia fsheh të vërtetën e komplotit së shoqes dhe rrjedha e jetës së tyre shkon në drejtimin e gabuar. Ligari e bind Brutin  se ajo puna  që duhet të kryejnë komplotistët i jep atij një emër nderi nga  do të  ngjallej  shpirtii Romës,se vetëm ai mund  t’i udhëheq ata kundër tiranisë. Egoja e mikluar në këtë mënyrë ia heq gjykimin e ftohtë  Brutit.

Misterin e bashkëshortësisë  e plotëson në tragjedi figura e Kalfunjës,e shoqja e Jul Cezarit. Ajo therrët tri here në ëndërr: “-Ndihmoni oh! Po vrasin Jul Cezarin!”Jeta model bashkëshortore dhe parandjenja e vdekjes  për të shoqin frymëtohen me ahte  e klithma prej saj.

Kësaj atmosfere në skenë i përkon dhe “Nata e Ferrit” e cila për nga ankthi që  pushtonedhe spektatorin, nuk do të kishte pamje më tmerruese, se ajo e para-agut të Idës së Marsit. Pena e Shekspirit i ka rrisjellë mjeshtërisht ulërrimat  e asaj nate, andaj spektatorin e mekin  fjalët e Kalfunjës. Kushdo prej tyre e kupton domethënien e ëndrrës me luaneshë  që bulërinte nëpër udhët e Romës; varret e hapur prej të cilëve dalin hijet e të vdekurve;  dhe pse në retë përleshen ushtarrë të zjarrtë  me legjionarët  e ngjeshur me armoret e luftës. Ata kuptojnë paralajmërimin  e gjakut që rigon mbi Kapitol.Era  ushëtin  si për të parathën bujën e luftës, me hingëllima vajtuese kuash. Dhe s’ka si, aktor dhe spektatorë të mos përfshihen me drithërrima shpirti dhe frikë,  në këtë ngjarje.  Dhe natyrshëm, Shekspiri  si orakull shpjegues të kësaj ëndërre dhe asaj “ Nate Ferri”, e ve në gojë te vet Cezarit: “Shenjat, Perëditë i vënë me një qëllim. Kur vdes një lapurak s’del një kometë, por ndizen qiejtë kur vdesin princat.”[28]

Logjika artistike e Shekspirit sintonizohet në çdo mjet artistik që ka përdorur. Duke e shëndrritur  retorikën që përdor Cezari,pranon se ai është i denjë për perandor,se trimi vdes veç një here e frigaçi vdes para vdekjes.

Cezari nuk është fatalist , ngaqë ai e njeh vdekjen  dhe e pranon si një fund të domosdoshëm  dhe për të: le të vijë kur ka për të ardhur andaj njeriu nuk duhet të ketë frikë vdekjes.Shekspir i ka kushtuar shumë vemendje përplotësimit të misterit dramatikë si një mënyrë për t’u lidhur metonimikisht me spektotorët e tij.Demi që sakroi Perëndive Cezari, nuk kishte zemër. Cezari duke  e shpjeguar këtë fakt,i vendosur,e konsideron veten të një rendi me Perënditë e Lartadhe see kanë vënë këtë shenjë për të turpëruar buracakët. Logjika shekspirjane për madhështinë e Jul Cezarit arrin cakun hyjnor dhe këtë  kërkon t’u transmetohet pa pikë dyshimi dhe spektatorëve të tij. Por, nëpërmjet theksimit të mirësisë rezëlluese që i jep  figurës së Kalfunjës, Shekspiri  pohon edhe pikën  e dobët të heroit të tij që pranon  ta miklojnë edhe pse është arma  më e rrezikshme për jetën e tij sa vet rreziku.Besimi i tepruar ia humbin urtësinë në gjykim. Edhe pse i thotë Decit  se nuk vjen në senat  për shkak të ëndrrës së Kalfonjës, ai i mikluar prej lajkave të tij bën të kundërtën.Misteri dramaturgjik arrin në zenitin e vet:“Statuja që derdh gjak dhe turma e romanëve që lan duart me të dhe nata e çjerrë nga vetëtimat mban të ndezuar dhe parathotë krimin ndaj Cezarit”.

Duke u ndalur në përsosjen e figures  sësecilit prej protoganistëve dhe agonistëve të tragjedisë Shekspiri ndalet veçanërisht tek mendësitë e tyre në raport me pushtetin ku çdokush arrin ta gjejë veten.Duke kuptuar dialogët dhe sjelljet e protagonistëve të tragjedisë ndaj Jul Cezari çdokush prej spektatorëve arrin të reflektojë në vetvete. Cezari mundet taëndërrontekurorëne perandorit por miklimet e Decit ia brendësojnë si kënaqësi vetiake, andaj nuk e kupton sjelljen e asaj” bishe” që ish venë prej komplotistëve për ta joshur që t’u vinte në vendin e pritës vrasëse ku do ta ekzekutonin në emër të popullit, për të përligjur aspiratën e tyre për t’ja marrë pushtetin. Çdo besim i tepruar të çon në fundit tënd tragjik ky është mesazhi që përciell Shekspiri. Pabesia e komplotistëve është shumë e dukshme për spektatorët që arrijnë ta kuptojnë se sa të pavërteta dhe false janë sjelljet e kastës së lartë romane. Në skenën e dytë  Shekspiri sjell për spektatorin didaktin e kuptimit dramaturgjik të tragjedisë,Artemidorin. Ai zbulon komplotin: “Cezar ruaju nga Bruti, ki mendjen nga Kasi, kija syrin Cinës, mos i ki besim Trebonit, vëri re Cimbrës, Dec Bruti nuk të dodhe ka çartun Kaj Ligarin. Jepet pa mëdyshje e gjithë kupola e komplotit  roman. Dhe vazhdon :-Në mos qofsh ipavdekshëm hidh sytë rreth teja, shkujdeja i çel udhë konspiratë. Miku yt Artemidori”.[29]

Kuptohet që Shekspiri nuk kishte në dorë  të ndërronte fatin e jetës së Jul Cezarit, por ai besonte se Cezari  ka pasur bekimin e Perëndive të Larta  që e mbrojnë në përjetësi. Në skenën e katërt spektatori vlerëson drejt shqetësimin e Porcias:”Kam forcë gruaje, por sa zor e mbajtka gruaja sekretin”. Veshi i saj është në gjendje të dallojë zhurmat e luftës që sjell era nga Kapitoli. Fjalët e falltarit:”S’di po gjërat mund të ngjakajnë“- e bëjnë më të besueshme këtë të vërtetë. E thurrur mjeshtërisht nga Shepspiri parathënia për Idën e Marsit e vitit 44 p.e.r. do të fiksohet edhe në memorjen edhe të njeriut modern si dita e fundit e jetës së  Jul Cezari.

Retrospektiva e jetës së Jul cezarit e rrisjellë nga Shekspiri është bërë mjershtërisht dhe në një plan lartësues. Gjak rebel ka në zemrën e Cezarit se ai i kupton reverancat prej skllavi të Metel Cimbës.Ai i merr si profka fjalët “e ëmbla’ të tij sepse ia kursen përkëdheljet  prej këlyshi, por nuk heq dorë nga syrgjinimi i të vëllait si ndëshkim për fajin e korupsionit.

Shuarrjen e këtij Ylli Polar të perandorisë romane Shekspiri e realizon me 33 thika që ia shpojnë trupin e Cezarit që ekzekutorët i shoqërojnë dhe me klithma krimi. I pari godet Kasi që thotë: Flisni për mua o duar!Për asnjën ga plagët nuk ofshoi Cezari, por për thikën që mori nga Bruti  ai foli: Dhe ti o Brut?Dhe me qetësi mbuloi me mantelin e tij fytyrën.

Fluturim i shpirtit të Cezarit u shoqërua  nga ulërimat ngjethëse  të ekzekutorëve të tij.

Cina: Liri! Vdiq tirania!Shkoni proklamoni në rrugë.

Kasi:Liri! Shpëtim!Rilindje!

Bruti: Popull dhe senator  mos u trembni! Mos ikni,rrini në qetësi! Ambicja lau borxhin![30]

Si për t’i dalë zot punës së tyre kriminale të gjithë vrapojnë për t’i zënë vendin  Cezarit në tribunë.

Treboni lajmëron se Mark Antoni ka ikur në shtëpi i trembur. Por,edhe gra, burra e çilimij bërtasin, rendin sikur u prish bota. Bruti kupton se me këtë aktka nënshkruar dhe fatin e tij kur thotë: “Traga e njeriut  është ta shtyjë fatin dhe të fitojë ditë. Por vdekja është një shpëtim.Prej Cezarit pastruam frikën që kish ai nga vdekja  dhe për t’i dhënë shënjtërinë”.

Shekspiri e shpall krimin në të gjithë përmasën e tij pas fjalëve të Brutit :”Ngjyem deri në bryl duart dhe shpatat, me gjakun e Cezarit”. Dhe duke shkundur armët e përgjakura për mbi kryet ungëritën:”-Paqe dhe liri”

Dhe historinë pasuese të perandorisë romane do ta përmblidhte  në fjalët e Kasit:-“Unjuni, lahuni !Sa shekuj pas kjo vepra jonë e lartë do të thuhet në gjuhët e shteteve të palindura !”Më 1599 Shekspiri me një frazë të vetme bën, bilancin e një pas historie të njerëzimit, të paktën deri më 29 maj 1453 kur Sulltan Mehmet Fatiu poshtoi Konstandinopojen  dhei dha fund modeli Cezarian mbi të cilën u frymëzuan, u ngritë  dhe funksionuar shtetet e  Perandorisë Romane.

Kujdesi për mjetinstilistik  që tregon Sheikspiri  e bënë për dhënë  e çdo detaji të misterit dramatik  janë të lidhura me kultivimin e imagjinatës së  spektatorit. Si loja e aktorëve dhe skenat e misterit i japin vlera pamore imagjinatës së spektatorit i cili arrin të  përfshihet në komunikim ndjesor  me çdo mesazh që i vjen nga skena. Shekspiri është kujdesur për ta pasqyruar në skenë kompleksitetin e jetës romane të kohës andaj mendoj se  tërësia e figura të përfshira në tragjedi  është bërë për të na i sjellë sa më të vërtetë dhe të besueshme historinë e Plutarkutkur ai vet e dinte fare mirë që midis spektatorëve të tij ka për të pasur  edhe njerëz të lexuar prej të cilëve kërkon vlerësimin e vërtetë të tragjedisë së tij.

Ngazëllimi i atyre  kanibalëve  është drithërues dhe tronditës edhe për spektatori modern të veprave të Shekspirit. Ata aksesi, nuk kanë ndjellur shpresë  dhe nuk kanë frymëzuar shpirtërat e lirë të njerëzimit. Që nga ky çast askush nuk mund të besojë se këta ekzekutorë të pabesë  i kishin dhënë lirinë atdheut. Pas këtij krimi tmerrues  askush nuk beson se ata ishin zemrat më trime dhe më të mira që kishte Roma. Andaj si instumen artistik Shekspiri  përdorretorikën e Mark Antonit që të fsheh dhimbjen  që i ka shkaktuar vrasja e Cezarit. I gjunjëzuar ai thotë: “Mark Bruti është trim , bujar, i urtë dhe i ndershëm . Cezari ish i fortë, burrë,mbret i dashur. Pas këtij krimi askush nuk e gjykon keq Antonin  pse ai vesh maskën e skllavit të bindur ndaj ekzekutorëve.

-E dua Brutin, e nderoj! Cezarin e druaja, e desha e nderoja.-Natyrishtpër nga  pozita Cezari ishte  hierarku i romanëve por dhe Bruti ishte krygjeneral i asaj hierakie.Ligji I mbijetesë  e detyron Antonin  të zgjidhte Brutin e gjallë që do ta pasonte,një  e drejtë sipas traditë së fisnikërisë së lartë romane, që zgjidhte si pasardhës së Perandorit të vdekurmë të urtin, më trimin  dhe më besnikun  që kishte manifestuar  besim të ndërsielltë  ndaj Cezarit.

Në nderin e legjionarit  Bruti e fton dhe urdhëron  që të vijë Mark Antoni  duke e siguruar se do të shkonte pa prekur e dhe pse Kasi e porositi që t’ia ketë dyshimin. Në gojën e Mark Antonit,Shekspiri ndërton një epitalam të merituar për Cezarin.

“-Cezar i lartë kaq poshtë u shtrive. Të gjitha ngadhënjezat e triumfet  me kaq pak t’u shtrydhën. Lamtumirë![31]Por në antitezë plot mëllef e sarkazëm ve në gojën e Antonit sfidën ndaj ekzekutorëve.

“- Për mua, orë më të mirë nuk ka  se ora e vdekjes së Cezarit të Madh!As  gjenden vegla më të vyera se shpatat tuaja  që u pasuruan  me gjakun më bujar të Botës së tërë.”

Me këto fjalë Mark Antoni  e gjen veten gati që të vdes.“-Më mirë prej jush i prerë, i vrarë, me mend e kokës  se sot më nuk ka”.

Për të qënë më i  lehtë për t’u kuptuar prej spektatorëve Shekspiri përdor vetdemaskimin e Brutit kur ai ia kumton veprën e tij Antonit: “ -Anton mos kërko  vdekje prej nesh. Gjapirës dhe të pashpirt  dukemi nga duart  dhe nga vepra jonë e sotme. Mos na gjyko nga duart dhe puna e përgjakshme  që mbaruam. Shih zemrat plotë mëshirë për vuajtjet e përgjithshme të Romës “.

Duke u përbetuar si legjionar ai mendon se është i shfaqësuar ndaj krimit, kur i drejtohet Antonit: “Nuk kanë majë shpatat ndaj tij. Me krah hapur, pa fuqi mërie, me zemër vëllazërore  po të presim, me dashuri, nderim dhe mirësi!”

            Bruti i kursen jetën Antonit që të frikësonte turmën,e cila  duhet të rronte nga frika.Bruti pranon se, përveç Mark Antonit, Cezarin e deshiedheai shumë,kështu turma të kuptojë se e goditi që të shpëtojë romanët nga fryma e  tiranisë. Pikërisht për këtë arsye Mark  Antoni e sfidon:“Nemëni të gjithë ( ju )duart e përgjakur për t’u dukur. A burracak, a lajkatar i poshtër jam. Të desha  Jul Cezar,oh! Është e drejtë në na shikoftë shpirti yt tani, më tepër vdekja do të të dhemb, që Mark Antoni yt këtu pajtohet e zë për dore armiqtë e tu të gjaktë. Cezar i lartë, mbi kufomën tënde sikur të kisha sy sa ke ti plagë,të qaja siç derdhin gjak ato, më kish më tepër hije se kështu që bëhem mik me vrasësit e tu”[32].

Shekspir ndan shapin nga sheqeri për spektatorin, që askush të mos bije preh e dredhive që përdor Bruti  dhe të tijët. Kërkon t’ua  forcojë zemrat dhe të shmang panikun  që zotëron mendjen e njeriut në një situate të tillë.

“-Më ndje Cezar! Trim, o dre këtu të kapën.Këtu më re.Dhe ja këtu gjakatarët me gjakun tënd të shquar të shënuan.O botë ishe pyll i këtij dreridhe ky o botë ishtë zemra jote. Qysh më je shtrirë si një dre përdhe prej kaq princërish goditur.”[33]

Skena zhvillohet pranë kurmit të përgjakur të Cezarit ku të pranishëm janë dhe ekzekutorët e tij. Sfida e Mark Antonit është mbresëlënëse dhe e mirë menduar nga Shekspiri.

Kasi-“S’po të qortoj që ti lëvdon Cezarin . Po ç’marrëveshje do të bësh me ne?Do të hysh në qarkun e miqve tanë a vemë tej, pa pritur gjë prej teje?”[34]

Në këtë situatë, kur fillin e jetës në dorë ta kanë kundërshtarët Antoni dredhon sjellje.

Antoni-“Ndaj u mora dorën,por lëviza nga tema kur pashë aty Cezarin.Jam me ju të gjithë dhe ju dua me kusht që të më jepni arsyen pse Cezari ishte i rrezikshëm?”

Bruti-“Përndryshe do ishte lojë e egos, po kemi shkaqe të shëndosha, sa dhe i biri i Jul Cezarit të ishe, do të kënaqeshe. “[35]

Sipas nderit roman, Antoni kërkon ta shpjerrë kurmin e Cezarit në forum për të mbajtur një fjalë mbi të.Kasi dyshon se mos fjalët e Antonit, si ai i thotë,do të mallëngjenin turmën. Por”nderi roman” përcakton ende sjelljen e Brutit:-“E  quajtëm të drejtë që, Cezari me nder sipas zakonit të varroset.Kjo sjell fitim më tepër se dëm.Antoni të marrë trupin por të mos na kritikojë.Fol sa mund më mirë për Cezarin.”[36]

Antoni-“Vij ta varros, jo të lëvdoj Cezarin. E keqja që ka bërë çdo njeri i mbetet. E mira imbulohet  shpesh në varr me kockat. Ashtu qoftë Cezari!”

Metonimi kundërthotë të vërtetën e kësaj vepre të gjaktë. Sipas Brutit,Cezari  e pagoi se ishte ambicioz, dhe s’ka se të ishte ndryshe një perandor, andaj  në një pohim kundërthënës Antoni thotë:”-Këtu jam sipas lejes së Brutit,se Bruti është burrë i ndershëm si të gjithë shokët e tij.Vij të flas në funeralin  e Cezarit. Ishte miku im, qe i drejtë dhe i besës. Bruti thotë ishte ambicioz,Bruti është burrë i ndershëm.Ambicja e Cezarit ishte se,i solli Romës robër lufte dhe i mbushi arkat me shpërblime.Abicja duhet të ishte me zemër të ashpër, por ai qante kur thërrisnin të vobektët.Për Laperkalet, kur tri here i dha  Antoni kurorën mbretërore  Cezari tri herë e hodhi, a qe ambicioz? Nukkundërshtoj  ato që foli Bruti, por s’dua të flas veçse ato që di. Njëherë e deshët që të gjithë-jo pa shkak;perse tani s’ju vjen asfare keq për të? Nër egërsirat paske ikur  o ghykim dhe njerëzit e paskan humbur arësyen!Duroni pak , se e kam zemren te Cezari. Atydhe pres sa të më kthehet prapë..[37]

Fjala e Antonit iu drejtohet si romanëve dhe spektatorëve të tragjedisë si pjesë e stilit shekspirian që përparësi  në veprën e tij  nuk është thjeshtë historia të cilës i ri besnik,por kërkon t’i  aktualizojë mesazhet. Si mjeshtër në kompozimin e retorikës të  cilën e sendëzon dhe te fjalët e Antoni e bën që t’ua ktheje Cezarin  zemrave të qytetarëve dhe spektatorëve .

-Roman !Pati faj Cezari!Kam frikë se i zuri vendin një më i lig. Po të qe ambicioz  nuk do ta hidhte kurorën Cezari.

Futja në skenë e qytetarit roman  është risia që sjell Shekspiri në letërsinë dramatike. Kthesa e veprimit në tragjedi.Antoni kërkon mirëkuptim turmës romane,dëshmitare në këtë tragjedi. Ai pranon t’i afrohet kësaj shtrese shoqërore  se kërkon t’u fitojë zemrat.Te Antoni, ata shohin sytë e zjarrtë prej lotëve  derdhur për mikun e tij  andaj qytetari i  tretë thotë:“S’ka burrë më bujarë se Antoni në Romë”.Respekti për kurmin e Cezarit  është një model i sjelljes qytetare për çdo roman.

Antoni –“Një fjalë e Cezarit i bënte hallë botës.Ja tani ku dergjet dhe s’ka njeri të vogël  mjaft sa ta nderojë. Një mënyrë e tillë  e shtjellimit të ngjarjeve në vepër i afrohet shumë thjeshtë modelit të  sjelljes njerëzore .”

Antoni- “O shokë! Po të desha do t’ju ndizja zemrat për kryengritje por do të dëmtoja Brutin dhe Kasin,  që janë, siç e dini njerëz të ndershëm! S’dua ta bëjë,më mirëi bëjë dëm të vdekurit dhe vetes sime e juve,se sa këtyre njerëzve të ndershëm”.[38]

Por, sfida e vërtetë hapet, kur u deklaron qytetarëve roman përkushtimin që kishte patur Cezari  për ta.

Antoni-“Po ja një pergamen me vulën e Cezarit, është dhiata e tij.Po t’ju a lexoj,Cezarit të vdekur do t’ia përthanit plagët.Me gjakun e tij do të ngyenit shamitë si dëshmi e një manteli tëtë përgjakur që pret të shpaget krimi i kryer. Dhe kur të vdisni ,do t’ua linit djemve me testament si trashëgim të pasur.”[39]

Na shkon mendja te manteli i përgjakur i Agamemnonit që Klitemnestra e kish varur mbi oxhakun e sallës  së pritjes  të pallatit mbretëror të Mikenës, për të marrë sinjalet për hakmarrjen  mbi të, për krimin e saj ndaj bashkëshortit. As më shumë edhe as më pak ky detaj është e përfshirë tek zakoni kanunor ndër shqiptarët e mesjetës, që njihet si e drejta kanunore e gjakmarjes te kanuni i Lekë Dukagjinit.

Antoni-“Se bën mirë ta dini  sa ju desh Cezari, se keni gjak si njerëz, s’jeni as gurë, as prej druri. Se para të dëgjoni dhjatën e Cezarit kam frikë se ju ndez, ju egërsojë.Më mos e dini që e trashëgoni se po ta dini, s’dihet se çdo të kishte ngjarë.”

Shekspir ka qënë shumë i  kujdesshëm në interpretimi artistik të këtij  fakti  historik.Ai ka bindjen se te e vërteta shkohet përmes arsyesdhe duke bërë apologjinë  për Cezarin  dhe jo përmes përfoljes së ekzekutorëve që tashmë ishin kthyer në një rrezik për çdo kënd që do dilte hapur si kundërshtarë i tyre dhe në në situatë të tillë ishte fatale që nxitej   ndjenja e anarkisë  te qytetarët.

Antoni-Kam frikë se burrave  të ndershëm që vranë Cezarin do t’u bëhet dëm.

Qytetari 4 –Qenë tradhëtarë! Njerëz të ndershëm ata?

Qytetari 2-Qenë katilë dhe të pabesë!

Qytetarët- Dhjatën , këndona dhjatën!

Kuptohet mirëfilli taktika që ka përdorur Antoni , ka zhdukur barrierat me qytetarët roman .

Antoni-Mblidhuni  rreth trupit  të Cezarit që t’ju tregoj atë që bëri testamentin. Më lejoni të zbres poshtë.

Ata e pranojnë të shkojë tek ta:“Urdhëroni poshtë!Urdhëroni zbrisni! Bëni qark!Mblidhuni rrotull!Hiquni nga qivuri, hiquni nga kufama!I hapni vend bujarisht Mark Antonit! Mos u shtrëngoni ashtu, largohuni!”[40]

Duke fituar mirëbesimin e qytetarëve,Mark Antoni  ndërton strategjinë e tij të luftës duke përfshirë rreth vetes qytetarët, por duke shmangur anarshinë. Mesazhi i metaforave që përdorndaj  Cezarit  është i kuptueshëm për qytetarët  andaj ata natyrshëm përfshin krah tij.Kjo është një strategji efektive që ka shërbyer si model dhe për organizimin e mbajtjen e pushtetit absolut dhe për diktatorët e epokave pasardhëse të  Perandorisë 1500 vjeçare romane.Modeli shekspirjan qëndron te forca bindëse e oratorisë për të komanduar sjelljen duke zhvilluartë menduarit e qytetarëve se, vetëm kështu komunikimi me ta bëhet më i lehtë.Një detaj frymëzuar për qytetarët është “toga” easaj dite që Cezarit ekishte veshur  kur mundi Nervianët. Kjo togë e lavdishme mbulonnë ato çaste  Cezarin nga barbaria e krimit. Antoni u tregon qytetarëve  ku e kish goditur Kasi, si e çorri atë Kaska plotë smirë, ku e shpoi i dashuri i zemrës së CezaritBruti, që kur e hoqi jashtë thikën e mallkuar .

Antoni –“Shikoni si i vajti pas gjaku i Cezarit  Brutit , sikur u sul përjashta që të shohë më mirë  nëse qe vërtetë Bruti që e goditi.”[41]

Metafora e shpirtëzimit të gjakut të Cezarit  ka forcë tejshkuese në shpirtin e çdo qytetari dhe spektatori.  Mosmirënjohja  e Brutit qe më e fortë  se çdo dorë tradhëtare, e cila e mundi dhe e theu zemrën e Cezarit.

Antoni- “Se Bruti , e dini, ishte ëngjëll  i Cezarit. Ti zot, ti vet  e di md ç’mal e desh Cezari.Kjo ishte shpojtjai më i pashpirtme  nga të gjitha.Kur pa Cezari që e goditi dhe ai,mosmirënjohja , më e forte se çdo krah prej tradhëtari e mundi dhe ia theu zemrënAtëhere si pështolli faqen nënë togë, mu rrëzë monumentit të Pompeut , që ish ngarkuar gjak , na ra Cezar I Madh.

 Oh, çfarë rrënie qe ajo o qytetarë!Atëhere  unë dhe ju të gjithë ramë dhe na mbyti tradhëtia e gjaktë. Oh, po! Tani po qani, ju vjen keq dhe lotët po jurrjedhin drejt nga zemra.Qani  vëllezër se e pate  vetë togën e Cezarit të plagosur?Shihni atë vetë që e kanë bërë shoshë  thikë tradhëtarësh.

Qytetari  I- O pamje që të ngjeth mishin!

Qytetari  II-Cezar o trim i mjerë!

Qytetari  III – O ditë e zezë!

Qytetari  IV -Ah katilë tradhëtorë!

Qytetari  I- O pamje e gjakshme!

Qytetarët- Gjakun, rendni, kërkojini, digjini, zjarr, vrajini, therrini, mos lini asnjë tradhëtarë të gjallë.”[42]

Thirrma qytetarësh të mirë mendura nga Shekspiri  që nxisin në  shpirturaganin e revoltës qytetare përbëjnë pikën kulmore të tragjedisë. Antoni  arrin ta frenojë anarkinë, por di ta mbajë të ndezur  ndjenjë e revoltës dhe t’i shtyjë qytetarët drejt qëllimit.

Antoni –“Të dashur miq,s’dua aspak t’ju shpjegojë  sa të rëmbeheni  e të ngrini krye.

Ata që e bënë këtë punë janë të ndershëm. S’di ç’shkaqe të veçanta i kanë shtyrë. Po janë njerëz të urtë dhe të ndershëm.Nuk erdha t’ju vjedh zemrat vëllezër. S’jam orator siç është Bruti . Jam njeri i padjallëzuar. Dua mikun tim ; këtë e dini mire. Ata , andaj më lanë që t’ju flas këtu..”

Baticë- zbatica  e shprehjes së mendimit prej Antonit  arrin të zgjojë edhe mendjen  e më indiferenti të mundshën ndër qytetarët roman apo dhe vet spektatorëve.

Antoni- “Ah , unë e ziu ! S’kam as kokë as gojë, as sy. Dhe s’di të flas me mjeshtëri dhe force që të ndez gjakun e botës.,s’ flasë veç të vërtetën dhe po them ato q’I  dini që të gjithë.”[43]

Prova e thjeshtë  për të akuzuar ekzekutorët e krimit  është një grup stilemash shekspiriane tepër efikase.

Antoni-“Po ju tregoj, o vëllezër, plagët e Cezarit.Të mjerat gojra memece, dhe këtyre u lutem të flasin në vendin tim. Po sikur të isha unë Bruti  dhe Bruti Anton,atëhere Mark Antoni do t’ju kish ndezur zemrat dhe do t’i kishte vënë  çdo plage  të Cezarit  nga një gjuhë që të ngrinte jo Romën, po dhe gurët për gjakmarrje.”[44]

Qytetarët-Do të ngrihemi të gjithë . Do t’i vemë zjarr shtëpisë së Brutit. Ejani pra!Kërkoni tradhëtarët.

Objektivi artistik i  Shekspirit  në këtë tragjedi  është të zbërthejë  shkallë-shkallë  tradhëtinë e Brutit dhe komplotistëve të tjerë për të madhështuar figurën e Cezarit.

Antoni-“Harruat dhjatën , për të cilën ju kam folur, ajo ka vulën e Cezarit. Për kokë çdo romani ile  75 drahma.

Qytetari  I- Cezari shpirt madh !O mbreti Cezar!

Antoni- Ju lë gradinat dhe lulishtat përgjatë Tibrit, ju dhe bijëve të shëtitni dhe t’i gëzoni. Ky  ishte Cezari!Kur  vjen tani si ky një tjatër?”

Modeli e oratorisë shekspirjane është ndikuesedhe  mbi spektatorin më indiferent.Është thjeshtësisht e kuptuesme  se hyn në mendjen e gjithkujt  si predhë dhe del si gjyle.Konceptimi filozofik  shekspirian nuk mbështetet në këndvështrim superticioz të fatit të njeriut.

-U çel dhe çel fati dhe sa ka këtë qef, na jep ç’t’i lypim.

Duke nxitur tespektatori kuptimin e filozofisë së tij, Shekspiri  u jep rritëm ngjarjeve të tragjedisë.Shekspiri nuk kursen të stigmatizojë poetët fals si Cina dhe të ftojë spektatorët që ata duhet t’ua copëtojnë vershat e liga. Duhet t’i shkulin emrin nga zemra dhe ta lënë të shkojë.Dënimi që duhet t’I japin një pseudopoeti  është t’i harrojnë emrin. Tek poetët vlerëson zemrën. Në aktin e IV megojën e Antonit përjashton  nga figurat e epokës  njerëzit e pavlerë  dhe burrat e lehtë si Lepidiqë për t’i shpëtuar nga bara e shpifjeve, duhet t’i stolisësh  me ndere që t’i mbajnë si gomari arin. Njerëz  të tillë  rrënkojnë dhe djersinë nga ngarkesa e lavdit të remë.I shtyn atje ku ia drejton ecjen, kështu thesarrin e shpiem ku të duam.Pastaj  e shkarkojmë, e lëshojmë si gomar pa kapistall të shkund veshët  dhe të kullos në livadh edhe pse është trim  e militant i provuar. E tërëtragjedia është konceptuar si një diagramë figuarash  të asaj epoke  ku duke kuptuar rendin shoqëror të gjithësecilës  mund të ndërtosh modelin e  piramidës njerëzore.Por, në mënyrë të veçantë, në tragjedi do të hasësh me njerin pronë si Lipidi kokëzbrazët, që duhen mësuar, stërvitur dhe lëshuar. Sipas Shekspirit  njeriu që nuk është vetvetja  ka si modë imitimin, ia hedh kushdo, ky lloj njeriu shërben si pronë.Antoni thotë: “si kali që i jap tagjinë me rregull gjithnjë, kështu ky lloj njeriu mësohet të luftojë, të kthehet të qëndrojë, shpejtë tëvrapojëpo mendja ima ia drejton lëvizjen”.Strategjia e gjithëpërfshirjes  së çdokujt  në çështjet e shtetit  duke i mësuar, është mënyra më e drejtë për arritjen e qëllimit.Ja strategjia që propozon Shekspiri nëpërmjet  Antonit  për të siguruar të ardhmen e pushtetit.

-Të ftojë shokët në kuvend

-Të sigurojë miqtë më të mirë.

-Të zbulojë çdo pusi të fshehtë

-T’i përgjigjet rrezikut hapur.

-Se na përgjojnë shumë armiq

që lehin rreth e rrotull , e ka prej tyre

që na buzëqeshin po në zemër

kanë miliana djaj.Por mund

t’u shtohen atyre dhe njerzit

 e pavendosur

Në skenën e dytë Shekspiri  ndalet te pendesa e Brutit:-“ Por puna e njeriut s’është e saktë.Në sy marim ne të keqen. Në qoftë se humbasim sot betejën është hera e fundit që po flasim .”

Bruti e ndjen fundin, por e përjashton vetvrasjen si frikacakë të poshtër,që e detyron  të shkurtojë jetën prej tmerrit të pritshëm. “Të armatosur me durim e shpresë t’i përulemi providences së fuqive të larta që po e rregullojnë  botën.” Shekspiri është shumë i vemendshëm për përftimin e vlerave shoqërore që i sendëzon në mendimet e protagonistëve të tragjedisë Jul Cezari. Ndërtimin e tragjedisë  ai e konsideron një model jetësor për spektatorin  e tij.  Jo pa arsye,  Bruti  dhe Kasi  braktisin shkollat e tyre filozofike  duke u rrikthyer te besimi dhe shpresën  ndë Perënditë.Kasi i kërkon Brutit si do të veprojnë nëse e humbisnin betejën .

Kasi-“A je gati të të zvarisin me triumf  rrugëve të Romës?

Bruti nuk pranon as ta lidhnin gjallë se do të vdiste si legjionar. Përgjithësisht për shëndet pratë lemë, n’u pjekshim prapë do të buzëqeshim. Në mos jemi ndarë fare mirë!

Kasi -Përjetë, përjetë lamtumirë Brut!“

Pena e Shekspiriti detyron protagonistët të shprehin  karakterin e tyre deri në zgript të skutave të shpirti.Ata e kuptojnë që është dita e fundit e jetës së tyre  andajshprehin pendesë që nuk e kishin parashikuar atë sa pa ardhur fundi kjo ditë.Fjalët e fundit të fajtorëve është e fuqishme dhe mbresëlënëse.Edhe pse u është dhënë shansi ata nuk largohen si frikacakë. Pindari i lutet Kasit të largohen kur sheh se çadrat e luftës janë përfshirë nga flakët. Kasi shpreh pikëllim që dita e lindje dhe e mbylljes së qarkut të jetës është në të njejtën ditë.I kërkon Pindarit që me shpatën  e mirë që i çau barkun Cezarir  t’ia kallë në gjoks  se vetëm kështu do të fitonte lirinë. Dhe ja kështu ta mbulojë fytyrën , shpatën ma ngul. Fjalët e fundit të Kasit:Cezar u zhgjakove pikërisht me shpatën që të vrau. Shekspiri i mbyll udhën vijëmësisë së hakmarjes, prandaj ekzekutori i Cezarit vritet nga e njejta shpatë. Kasi për  skllavin Pindar  është njeri me nder dhe me dinjitet, për Lucilin  ai është me nder dhe fisnik, por jo me zemër dhe me fjalë të lirë dhe miqësor. Ndërsa Bruti për Kasin thotë se, kur ftohet miku ingrohtë, dashuria nis të dobësohet dhe kjo thjeshtë kuptohet se,ai përdor ceremonira të  pahirta se besa e thjeshtë dhe e kthjellët lodra s’ka.Për Shekspirin duhet bërë kujdes me njerëzit e zbrazët që duket sikur janë kuaj të hazdisur  që tregojnë me shamati forcë në sulm por kur ndjejnë yzengjitë e gjaktë në çast u bie perçja dhe përbysen si mëza të pabesë kur janë në provë.

Shekspiri është i mendimit se karakteri është ai që vendos në fuqinë e burrit. Paanësia  në shoqëri  mbulon padretësitë dhe  dënon Luc Pelën për  rrushfetet që merrte sardianëve. Në tragjedi shtrohet dhe pyetja a duhet vënë re çdo faj i vogël korrupsioni?Bruti për këtë fakt aludon:”Botë që je dorëprishur, që shet e tregton për ar çdo zyrtar që emrin ia mbulon korrupsioni dhe ia ndalon punitjen e dënimit.”Shekspiri duke kujtuar Idat e Marsitnëpërmjet  Brutit shtron pyetjen nëse e vranë për drejtësi Cezarin.

Antoni  ka nxjerrë shpatën nga mylli për të përmbysur konspiratorët  dhe kurrë nuk do të verë në myll  pa zgjakuar të tridhjetëe tre  plagët e Cezarit. Askurrë gjersa një Cezar i Ri (Oktaviani) t’ua dërmojë shpatat e tradhëtarëve. Oktavi nuk beson se ka lindur për të vdekur nga shpata e Brutit.Por as Kasi nuk arrintë fus dot grindje midis Antonit dhe Oktavit. Pas debatit me fjalë i vjen radha luftës. Bruti e le fatin e tij në dorë të rastësisë.Furtuna krisi ku dashtë daltë.Në këto çaste dhe epikurjani Kas fillon të besojë shenjat profetike.“Dy shkaba erdhën nga Sardi dhe hanin bukë bashkë me ushtarët  dhei përcollën deri në Filipe. Ikën këtë mëngjes dhe korba e sorrat ua zunë vendin. Si gjah të ngordhun u hedhin hije  si një mbulesë funerale.”

Kasi –Kam frymë të freskët  dhei bëjë ballë burrërisht  rrezikutduke parathënë me droje fatin:Na ndihshin perënditësot, e mundëshim në paqe e dashuri të plakemi.

Pse e vrau burrin më të madh të botës njëri nga komplotistët që përkrahte vjedhësit?Kish prej tyre që kishin ndyrë duart me ryshfete  e kishin shitur nderin dhe gjëra më të larta për kashtëra?Andaj Bruti thotë:“Më mirë u bëfsha qen dhe lehsha kundër hënës  se sa një roman i tillë”.

Fryma e nderit roman kërkonte të respektohejhierarkia,andaj Ksai nuk ia përton Brutit t’i thotë:” Mos më leh,se nuk më ve në brengë. Jam ushtar më i vjetër në praktikë dhe më i zoti se ti prandaj të imponoj konditat

Bruti- hajde mor burrë i lehtë. Mos duhet të t’i hap udhë inatit tend? Çirru sa të shfryesh, çap tregohu skllevërve të tu sa je i gjaknxehur dhe bëji të dridhen. Mos do të unjem të të përkëdhel, të zvaritem pas kapriços?”Shkakui krizës së miqësisë së tyre bëhen ca shuma ari, që Kasi lakmuaes ka refuzuar për t’i paguar se  Bruti nuk pranon  që ato t’i zhvas nga dora e ashpër e fshatarëve.

Një dhimbje të paduruar ndjeu Bruti kur mori vesh vdekjen e te shoqes Porcias, kur shprehet:-“O perëndira krismani rrufenë dhe coptomëni.”

Kasi dhe Bruti pas krimit largohen me përkrahësit e tyre dhe ushtritë që indiqnin  dhe vendosën që ta prisnin  armikun në Filipe. Por,ata e kanë kuptuar që fati iluftës  nuk është më me ta dhe këtë e kupton te fjalët e Brutit:“Në punën njerëzore  ka një vale.E kape kur ngjitet je i fituar. E le,  dhe udhëtimi i tërë fundos në cekësi dhe në mjerim jetës.”

Shekspiri parapëlqen të shfaq  sferën e imagjinatës së tyre. Bruti ështëi pushtuar nga alucinacionet  gjatë gjithë kohës  se e ka zënë gjaku i krimit ndaj  mikut të besës.Atij i shfaqet fantazma e Cezarit me të cilën do të dialogojë:

“-Vallë a je perëndi, a djall, a ëngjëll që po ma ngrinë gjakun  e ma nge qimen përpjetë si drizë.”

Arsyen e alucinacionit e pohon Antoni:“Ja shpove Cezarit  zemrën duke bërtitur “Rroftë Jul Cezari””

Edhe Kasi e ka kuptuar forcën e Mark Antonit  kur thotë :- Ai di t’i vjedh Bletët e Hibles.

Titini:”Jo ! Ai ka qënë.Po ky s’është Kasi më. O diell siç perëndon ti sonte ashtu dhe Kasi perëndoi në gjak,diellii Romës perëndoi,shkoi dita.Re dhe rreziqevijnë.Puna mori fund. Dyshimi për suksesin tim u vra.” Titini vret veten me shpatën e Kasit.

Bruti :”O Jul Cezar, i fortë  je akoma!Shpirti të vjen rrotulldhe na kthen në barkun tonë shpatat.”Bruti vret në dyluftim Katonin e Ri. Pasi i është shfaqur dy herë  fantazma  e Cezarit  Bruti e kupton që  ka ardhur fundi, andaj i dejtohet mikut të tij Volumnit: “Si mik të vjetër që të kam, të lutem shpatën ma mbaj, të sulem përmbi të. Ai nuk pranon ,atëherei kërkon Stratit : Ma mbaj,pra, Shpatën dhe kthe faqen prapa., të rend mbi të….Bir, lamtumirë!(sulet mbi shpatën). Rri Cezar tani i qetë. S’të vrava  as me gjysëm  zjarr, sa vritem vet.

Antoni:Ky ishe romani (qytetari) më bujar se të gjithë.Të tjerët që të gjithë, veç këtij, e bënë atë nga zilia e Jul Cezarit të madh. Vetëm ky me një qëllim të ndershëm  e të kthjellët dhe për të mirën e përgjithshme  u lidh me ta i ëmbël ish në jetë dhe kish në shpirt t’atillë elemente sa mund të ngrihet dhe t’i proklamonte  natyra e tërë bota. “Ky ish burrë”.

Duke e përcillë këtë analizë fare thjeshtë besoj se idhëtarëve të pushtetit do t’u duhet ta lexojne për të kuptuar se në ç’labirinthe do t’u duhet të përshkojnë  për të plotësuar ëndrrën e tyre.

 

 



[1] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982

[2] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f. 75

[3] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.75

[4]  Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.76

 

[5]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.76

[6] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.77

[7] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.77

[8] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.78

[9]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.81

[10] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.82

 

[11] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.85

[12] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.87

[13] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.88

[14] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.88

[15] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.88

[16] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.89

[17] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.89

[18] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.89

[19] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f95

 

[20] Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.99-100

[21]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.100

[22]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.101

[23]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f.103

[24]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 105

[25]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 106

[26]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 106

[27]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 107

[28]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 111

[29]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 116

[30]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 125

[31]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 129

[32]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 131

[33]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f131

[34]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 132

[35]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 132

[36]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 140

[37]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 141

[38]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 142

[39]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 143

[40]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 145

[41]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982   f 145

[42]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982  f 146

[43]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982 f 147

[44]Shekspir,W     Jul Cezari, Hamleti, Makbethi, Otelloja . 1(Përktheu:F.S.Noli Red.: M.Sina)Tiranë,”NaimFrashëri”,1982 f 147

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit