Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

EDVIN RAMA – NË KRYE TË “ BALLIT KOMBËTAR” KUNDËR PARTIZANËVE

34507495_2003736076326948_5230527747071148032_n

 

 

 

 

 

Nga: Ylli Meçe                                  EDVIN RAMA – NË KRYE TË “ BALLIT KOMBËTAR” KUNDËR PARTIZANËVE

Që Rama është një ballist kjo nuk ka nevojë të vërtetohet, por deri dje e mendoja se do të ish nga ata të qorrollepsurit si Arifi që i shkuan pas Sali “beut” të gënjyer nga parullat e tyre të “Atdhetarizmës”

Por nuk paskish qenë kështu, Edvin “aga” na paskish qenë një ballist i formuar në ide, bile aq të forta, saqë ju kundërvu edhe të atit të vet, i cili kish mbajtur qëndrime të prera ndaj armiqëve e sidomos elementëve të organizatave tradhëtare.

Nderimi që dashka ti bëjë liderit të tij shpirtëror Mithat Frashërit nuk është çudi jo vetëm ta habisë por edhe ta ngjallë prej vërteti ashtu sikurse vit për vit, vdes e “ngjallet krishti” çdo fund dhjetori.

Të presësh me ndrime një kryetradhëtar që bashkëpunoi me nazi-fashistat, do të thotë as më shumë e as më pak, të futesh dhe vet në rrugën e tradhëtisë kombëtare, do të thotë që të rihapësh luftën kundër partizanëve tanë legjendarë, do të thotë që lufta e jonë paska qenë e përbashkët me të dy palët krah për krah partizanë e ballistë kundër pushtuesve dhe në fund ….. i këputim një Rroftë Shqipëria !

Që Rama është një ”Zero me xhufkë” në histori unë nuk e ve në dyshim, por si është e mundur, brenda atij rrethit të hierarkisë së tij të parë fundja dhe të dytë, nuk paska njeri me mënd e ti thotë… Ore ku po të çon mushka?! Apo janë bërë sikurse i themi ne nga labëria” të dytë nga mëndja” të gjithë dhe nuk e merr vesh i pari të dytin? Ka mundësi kjo e dyta të jetë

Po mirë këta po dokumentat e anglo amerikanëve prej 1943 e deri në gjysmën e vitit 1945 a i njohin se çfarë thonë për organizatat tradhëtare të “Ballit “ dhe “ Legalitetit” ? I njohin këta këto dokumenta apo jo? Mos kështu or Ramë “aga” se po e tregon veten krejt të pa ditur.

Gjithësesi ja se çfarë shkruhet në njërën englezët:

…” Duhet denoncuar Këshilli i Regjencës ( përmenden të gjithë me emra) sikurse edhe “Balli Kombëtar” me zogistët. Të gjithë janë duke bashkëpunuar me gjermanët, të cilët po paisen me armë prej tyre në sasira të mëdha. Gjermanët i vendosin ata( ballistët) të ruajnë rrugët kryesore, të ruajnë rendin dhe të dalin si patrulla, duke lehtësuar kështu nga këto detyra trupat gjermane. Theksojmë se të gjitha aksionet e fundit luftarake të partizanëve kanë hasur në forca të përziera gjermano- balliste” ( dt 17.Xll.1943 prot-fo file nr.37145 )

Pra kjo nuk ishte rastësi por ish një platformë politike dhe ideologjike e këtyre organizatave tradhëtare e sidomos e Ballit Kombëtar dhe kryetarit të tij anti kombëtar Mithat Frashërit i cili edhe në të famshmin dekalog prej 10 pikash përmend se “ do të luftojmë armikun” por se kush ish ky armik nuk përmëndet spse ata bashkëpunuan me të duke filluar që nga “Protokolli Dalmazzo Këlcyra” .

Ja se çfarë firmosin Ballistët:

“1. ) Ne sigurojmë, duke marrë çdo përgjegjësi, shkëlqesën Dalmaco, komandant epror i fuqive të armatosura të Shqipërisë se asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë jugore…;
2. ) Ne japim fjalën tonë të nderit se do të përdorim gjithë ndikimin tonë për të ndaluar…sulmet dhe aktet e sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementë armiq;
3. ) Ne e ndjejmë veten të detyruar të zhvillojmë propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarakëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt ndër repartet operative”………..
Këtë fragment të shkëputur prej Protokollit të Nderit autorët e vëllimit të parë të historisë së Luftës Nacionalçlirimtare shënojnë se e kanë marrë prej origjinalit që ndodhet në Arkiv Edhe ne ” dekalugun” famëkeq te tyre që në thelb përbën “kodin e luftimit” të Ballit nëse vihet re me kujdes aty nuk gjen asnjë pikë që të cilësohet fashizmi italian si pushtues , gjë që në fakt i bënte ballistët të kompromentuar në veprimtarinë e tyre. Natyrisht deri ne kapitullimin e Italisë ata ndoqën një politikë..” tërhiq e mos këput” duke çjerrë gurmazet për Nacionalizmën, por sapo erdhen gjermanët nisur dhe nga opinioni i krijur mbi forcat gjermane, ata u lidhën këmbë e kokë me pushtuesit. Kapja e gjenerelit englez Devis nga Azis Biçaku dhe dorëzimi te gjermanët në shkurt te vitit 44′ është një fakt i bashkepunimit të tyre pa mohushem sikurse edhe veprimtaria e tyre pjesemarrse në qeverinë Kuslinge të Rexhep Mitrovicës.

Natyrisht edhe në konceptimin e luftës ngrihen dhe parullat përshëndetëse me njeri-tjetrin por edhe urryese ndaj armikut.

Le ti shikojmë ato. Partizanët” Vdekje fashizmit liri popullit” Pra ishte e qartë se pa luftuar fashizmin nuk do kish liri për popullin

Po Ballistat e Lumo Skëndos? Ja dhe ata: Shqipëria e shqiptareve- vdekje tradhëtarve” !

Kjo parullë aspak nuk përcakton se kemi armiq dhe jemi të pushtuar por më shumë i bën jehonë pushtimit që na bashkoi dhe e bëri Shqipërinë etnike të shqiptarve…dhe vdekje tradhëtarëve. Po kush ish kundër ballit ? Italianët jo…gjermenët jo e jo..pra rezultonin partizanët.

Ajo që vërteton katërcipërisht bashkëpunimin e tyre me nazi/fashistët është edhe vet fakti se ata u shqyen me njeri-tjetrin kush e kush të hypte më parë në makinat e gjermanit e tja mbathte sëbashku me lidrin e tyre Mithat Frashëri, i cili e mbajti frymën në Angli nga ku villte vrer kundër luftës Nacional-Çlirimtare dhe lirisë së popullit shqiptar. Nëse ishin atdhetarë të vërtetë përse do të largoheshin? Nëse nuk kishin bërë krime pse nuk qëndruan në vend si ballistët e gënjyer?

Sepse ish e qartë si drita e diellit “Balli Kombëtar” dhe Mithat Frashëri që rrinte në mes të Tiranës ishin kolaboracionistë të qeverisë Kuislinge dhe se antarë të tij ishin edhe antarë të Regjencës tradhëtare.

Dhe tradhëtia e tyre ishte vazhdimësi sepse vetëm e vetëm të shmangej influenca dhe fitorja e Nacional -Çlirimtares, Balli do të lidhte aleanca edhe me reaksionarët shovinistë në veri të kufinjëve tanë me bandat e Mihajlloviçit por dhe në jug me shovinistat grekëtë Napoleon Zervës, sikurse është ajo që shkruan me dorën e tij Mithat Frashëri që autorizonte jë nga krerët e Ballit Dhimitër Fallon të futej në tratativa me ekstremistët e të djathës greke te Zervës, marrëveshje kjo që ngeli vetëm në letër sepse Dhimitri u kap nga forcat patizane bashkë me letrën .

Ata që kishin lyer duart me gjakun bijve dhe bijave të popullit dhe zhytur ato deri në bërryl e dinin se nuk do t’i shpëtonin dot drejtësisë së popullit ndaj dhe morën rrugën e arratisë ku disa do të përfundonin në kampet e te arratisurve në Itali, Greqi, Belgjikë e gjetkë dhe që në të pastajmen do të na rivinin përsëri si diversantë. vërtetojnë katërcipërisht faktin e bashkëpunimit me nazi-fashistët sepse, para tyre ishin ata që i luftonin, por ja që Balli u gjënd në një front të përbashkët me okupatorin.

Nëse unë shprehem se Ed Rama është një ballist dhe kaluar ballistëve nuk gaboj aspak, sepse ai ashtu sikurse dhe zogisti Sali, përsëri, veçse kësaj here në kushte të tjera historike, filluan të reabilitojnë të gjithë bashibozukët kriminela , diversantë të… dhe të pa kualifikuar, në emër të luftës që ata i paskëshin bërë komunizmit. Por me këtë reabilitim, me këto përmendore që u ngrejnë me emra sheshesh e shkollash, ata në rradhë të parë kanë hapur zjarr ndaj partizanëve, kanë rivrarë për së dyti dëshmorët tanë dhe të mos mjaftont kjo anatemojnë shovinizmin grekë nga brigjet shqiptare teksa ata jo vetëm që kërkojnë “Vorio Epirin” në mes të Bularatit ,por tanët janë gati të japin dhe detin…në emër të “Atdhedashurisë për Shqipërinë “ !

“Rroftë e përparoftë kryetradhëtari Mithat Frashëri” dhe Kryeballisti modern Edi Rama !

Vdekje fashizmit- Liri Popullit !

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :