Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Edmond Spaho: Konkurenca e pandershme largoi kompaninë më të madhe gjermane

Edmond Spaho, kryetari i grupit të Partisë Demokratike, nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë akuzoi qeverinë dhe institucionet e saj se po përzënë nga Shqipëria kompanitë më të mëdha investuese. Këtë akuzë ai e mbështeti me lajmin e largimit nga Shqipëria të kompanisë më të madhe gjermane të prodhimit dhe përpunimit të qumështit Meggle.

Deklaratë e Spahos në Komisionin e Ekonomisë

“Unë po ju njoh me një lajm, mbase e keni lexuar apo jeni informuar, mund të jeni informuar nga sukseset tona të bujqësisë. Meggle iku na la, është kompania më e madhe e përpunimit të qumështit e nënprodukteve blegtorale. Kishte hyrë në Shqipëri në vitin 2010, prodhuesja më e madhe në Shqipëri me kapacitet 35 milionë litra. Veç qumështit prodhonte edhe edhe djathë dhe nënprodukte të tjera blegtorale me tekonologjinë më të mirë.
Është më e madhja në Gjermani. Përse u largua? Ja do të ua shpjegoj pse u largua.

Së pari konkurenca e pandershme. Ndërsa ata e grumbullonin qumështin cilësor me 50 lek litrin, të tjerët çdo lloj qumështi me 30 lek litrin. Dhe pamvarësisht se ishte prodhuesi dhe shitësi numër një në Shqipëri nuk përballonte dot kostot.

Së dyti, deri në 65 përqind e qumështit grumbullohet në mënyrë informale nga kompani të parregjistruara. Nga 450 baxho në Shqipëri, vetëm 150 janë të regjistruara, prandaj nuk ka treg për Meggle dhe iku e çau ferrën.

Arsyeja tjetër. Ju vunë në mënyrë dhe me objektiv të qëllimshëm, konkurentët, AKU-ja e akuzuan se shet qumësht me amflatoflinë duke bindur qytetarët se produketet e këtij gjigandi të prodhimeve blegtorale janë të rrezikëshme për shqiptarët. Për çfarë? Për shkak të këtij sulmi të poshtër dhe të qëllimshëm të konkurentëve jo të ndershëm që përkrahen edhe nga institucionet shtetërore për shkak të ryshfetit dhe parave që marrin. Ja ky është rezultati I politikave zhvillimore dhe të asaj që themi me fjalë, por në fakt largojmë firmat më të mëdha dhe më të njohura gjermane”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :