Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Edi Rama: Vetë masterplani e konsolidon Fierin si një nyje nevralgjike të industris

Ne vitin 2020, stacioni i kompresimit te Gazsjellësit Trans Adriatik ne Fier, do të jetë gati. Për kryeministrin Edi Rama ky projekt do të sjellë përfitime të vazhdueshme: deri tani ai ja sjelle 350 vende pune ku 70% e fuqisë punëtore janë vendas.

“Ky stacion, që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, pritet të arrijë gjatë këtij viti në më shumë se 250 punonjës, ndërkohë që janë mbi 100 vende të tjera pune që janë gjeneruar për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin në Fier, në Tiranë, në Elbasan dhe në Korçë dhe që janë të domosdoshme për ecurinë e projektit. Vlen për t’u theksuar se mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase. Janë vende të reja pune që janë krijuar dhe janë plotësuar nga punonjës vendas, duke pasur një ndikim patjetër ekonomik, por duke ndikuar edhe në rritjen e kapaciteteve.”

Kryeministri Rama tha se është gati masterplani i parë, një dokument që rregullon të gjithë veprimtarinë  e gazifikimit ne vend.

“Kemi Masterplanin Kombëtar për Gazin, një dokument gjithëpërfshirës objektivash dhe synimesh të përcaktuara, që rregullon të gjithë hartën e veprimeve për gazifikimin e vendit tonë.  Në masterplan identifikohet qartë se zona e parë kryesore përfituese, por jo vetëm përfituese e gazit në Shqipëri, por edhe zona strategjike për këtë risi në ekonominë shqiptare do të jetë trekëndëshi Ballsh-Fier-Patos. Vetë masterplani e konsolidon Fierin si një nyje nevralgjike të industrisë së hidrokarbureve dhe të gazit në vendin tonë.”

Kryeministri Rama i bëri deklaratat ne Stacionin e Kompresorëve të gazit në Fier, një tjetër vepër e rëndësishme e projektit të gazsjellësit TransAdriatik

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :