Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Edi Rama: Shqipëria nuk ka krim të organizuar

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit në Veprim” sot, ka deklaruar se refuzon kategorikisht që Shqipëria të njihet si vend me specifikë krimin e organizuar.

“Shqipëria jo vetëm nuk është atdheu i krimit të organizuar por në përmasën e vendit dhe problemit është një vend ku ka një problem serioz me krimin e organizuar, siç ka edhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian”, tha Rama, duke shtuar tutje se “në Shqipëri krimi i organizuar po luftohet çdo ditë e më shumë me vendosmëri”.

 

Rama u shpreh po ashtu se gjysma e parë e 2018-es, sjellë një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurt për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre.

“Është me rëndësi të mos harrohet sa herë që diskutojmë për krimin e organizuar, kriminalitetin në tërësi për paprekshmërinë dhe ndëshkueshmërinë se bëhet fjalë për një problematikë sa komplekse aq edhe të lidhur me kompleksitetin e veprimeve mes institucioneve ligjzbatuese”, tha Rama.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :