Data : 16 08 2018
KryeTitujt :

Edi Rama pritet me protesta në Elbasan, policia vendos qetësinë

Edi Rama sot, eshte pritur me protesta ne qytetin e Elbasanit. Por tubimi i demokrateve eshte shoqeruar  me moment tensioni mes protestuesve dhe forcave te policise.

Forcat e policise kane tentuar te bllokojne protestuesit qe mbanin ne duar pankarta kunder lidhjeve te qeverise me krimin e trafikun e droges dhe ky veprim ka sjelle reagimin e demokrateve. Pas disa caste tensioni, situata eshte qetesuar dhe opozita ka vazhduar protesten e saj

 

 

Por pavaresisht protestes kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet e planifikuara ne qytetin e Elbasanit duke nisur nga panairi i punes ku ofrohen 1567 vende pune te reja.

Vizita e kryeministrit në panair është shfrytëzuar edhe për të zgjidhur problemet personale të atyre që kanë qenë pjesë e panairit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :