Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Edi Rama: Lidhja e Prizrenit me mesazh të thjeshtë, por domethënës

 

Edi Rama, kreu i ekzekutivit shqiptar reagoi sot në lidhje me kremtimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Rama shkruan se mesazhi i saj kumbon qartë edhe sot asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

“Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë.

Ju uroj një të dielë të qetë në meditim të mesazheve madhore të tij dhe një kredhje në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar”, shkruan Rama

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :