Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Edi Rama: Ky vit do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar

Edi Rama: Ky vit do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar

Polciia e Shqiperise

Gjatë një takimi me policinë e shtetit në ambientet e kryeministrisë, Edi Rama u shpreh se 2018 do të jetë viti që krimi i organizuar do të goditet rëndë nga ana e instancave shtetërore.

“Nuk ka diskutim që ky vit do të jetë një vit që do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, patjetër që do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Vitet do  të shkojnë duke u nxirë për krimin e organizuar dhe të gjithë elementët kriminalë që janë të përfshirë në veprimtari të strukturuar kriminale.

Operacioni Forca e Ligjit sapo ka filluar dhe vetëm  në 3 muaj ka dhënë rezultatet që në mos tregofshin suksesin finale tregojnë atë që  kemi pritur, rezultate shumë premtuese për hapat në vijim”, tha Rama.

Më tej kreu i ekzekutivit i vlerësoi si heronj 5 efektivët e policisë që shmangën grabitjen në Fier pak ditë më parë dhe ku mbeti i vrarë një grabitës dhe u plagos një tjetër, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.

“Do të kishte qenë shumë më mirë nëse grabitësit do të ishin dorëzuar pa qenë nevoja që njëri prej tyre të humbte jetën por nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe punonjësve të policisë kjo ishte dhe mbetet e vetmja përgjigje që ata do të marrin dhe do të meritojnë në çdo rast. Koha kur qytetarët ishin në mëshirën e kriminelëve, kur grabitësit hynin dhe dilnin nga banesat dhe bizneset e qytetarëve si në një han pa porta ka marrë fund dhe ka marrë fund një herë e mirë. Patjetër që ka dhe do të vazhdojë të ketë grabitës që do të sunojnë banesa, do të synojnë bizneset e qytetarëve por ka çdo ditë e më shumë dhe do të ketë në çdo hap e më shumë një polici të shtetit të gatshme për ti zbuluar dhe vendosur prapa hekurave.

Ka marrë fund koha kur efektivët e policisë së shtetit braktiseshin në rrugë përballë krimit, koha kur komisarët e policisë vriteshin sistematikisht, koha kur forcat politike shkonin rregullisht tek godina e deri djeshme e shtëpisë së ushtarakëve për të kryer homazhe për komisaratë e vrarë. Policia e ka bërë përfundimisht ndarjen e saj me tradhëtinë, anarkinë, pasigurinë falë vendosmërisë sonë dhe lidershipit politik në Ministrinë e Brendshme për ta vënë politikën, qeverinë, shtetin  njëherë e mirë qind për qind në mbështetje të policisë së shtetit”, u shpreh Rama

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :