Data : 15 10 2018
KryeTitujt :

Edi Paloka: Kush bllokon punën e komisionit “Tahiri” paditet

Edi Paloka: Kush bllokon punën e komisionit “Tahiri” paditet

Komisioni hetimor “Tahiri”

Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri”, Edi Paloka ka paralajmëruar padi për institucionet që tentojnë të bllokojnë punën e komisionit.

“Të gjitha institucionet kryesore që marrin urdhra nga Edi Rama s’kanë sjellë informacion. Do zbatoj pike për pike kodin penal për kë nuk jep informacion duke penguar komisionin hetimor”, tha Paloka duke e quajtur të qëllimshme mungesën e ardhjes së informacionit.

Debati ka qenë për pajisjen e deputetëve të komisionit me certifikatë sigurie që nuk e kanë të gjithë. Opozita akuzon kryeministrin që po pengon qëllimisht punën e komisionit, pasi DSIK është institucion në varësi të kryeministrit dhe është ai që nuk ka bërë paijsjen, ndërkohë që për informacion paraqet si argument mospasjen e kësaj certifikate nga deputetët.

Paloka: Institucionet, përgjigje negative. Xhafaj na jep leksione komisionesh

Kreu i komisionit hetimor “Tahiri” Edi Paloka bëri të ditur se pjesa më e madhe e institucioneve ku janë kërkuar informacion kanë kthyer përgjigje negative.

Kryeministria, ministria e Brendshme apo dhe ajo e Drejtësisë sipas Palokës, nuk kanë dërguar shkresa, duke u shprehur se është një përpjekje për të penguar informacionin.

“Nga shumica e institucioneve përgjigjet kanë qenë negative. Nuk e di si e bashkërendon punën kjo qeveri po të gjitha institucionet që nga kryeministria, ministria e Brendshme, kryeministri thotë që pret DSIK t’i çojë materialet. Historinë me DSIK ju e keni ndjekur. Nuk çojmë informacione pa na garantuar DSIK, që është institucion në varësi të kryeministrit dhe nuk jep informacion për materiale që nuk janë të klasifikuara.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :