Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

EDHE TË SHKRUARIT QËNKA KURIM

Nga Ahmet Demaj

Kryetar i Shoqatës A. – K. “Labëria”

                                    Vlorë

 ahmet-demaj-c1200x600

 

(Mbresa nga novela “Grija e jetës”)

Secila nga ngjyrat që ekziston i është dhënë një spjegim: e kuqe, e zezë, e bardhë, rozë, blu etj. Grija, si përzierje e të bardhës me të zezën, është ngjyrë e preferuar për shumë individ, por i është dhënë “nofka” si abstenuese, si mos pjesëmarrëse, si indiferente. Nuk e di pse është titulluar kështu novela “Grija e jetës” e autorit Halil Bregasi kur në jetën e përditshme brënda kësaj kohe që unë e njoh mikun tim H. Bregasi është shumë aktiv, i angazhuar çdo ditë edhe pse është afër të 80 vjetëve jetë, kur në jetën e tij, mirë dhe keq, nuk ka qënë asnjëminut i tërhequr.

E lexova novelën “Grija e jetës” dhe themë: më ndihmove i dashur mik të të njoh dhe në ato pjesë të jetës që s’jemi njohur. Zotërinjt që e kanë redaktuar dhe bërë recencën: Eqerem Canaj, Çlirim Hoxha dhe Astrit Hajdini, që në faqen e parë e japin dufin e autorit Bregasi se kur të arrish në fund të faqeve 90 do të kesh krijuar idenë ç’farë do të thotë leximi i kësaj novele. Atje ku është e qeshura, s’do mungojë e qara, atje ku triumfon vdekja, thërret për sfidë jeta, atje ku diçka humbet, diçka tjetër ngadhnjen.

Eshtë një novelë jetësore e autorit Halil Bregasi, që po të kesh lexuar edhe librat e tjerë të botuara e që unë e kam patur këtë fat thua: Halil, duhej ta shkruaje këtë novelë, jo si provë që di të shkruash, por të bindje dhe të tjerë nëpërmjet thirrjes: “Kurrë mos u  dorëzo”.

Personazhi Agush Damiri, që autori nuk e thotë jamë unë, ka një jetë interesante. Lindur në fshat, ecën zbathur, griset nga gjembat, ka hipur në fik, në kumbull, në dardhë e që tani s’i gjen më, jo vetëm ato blloqe, por edhe barin që e djeg çdo vit zjarri. Edhe rakisë, verës që rrushi i fshatit e nxjerrë të pastër tani i bëhen hile. Dhe pse? Të fitojnë jo ndershmërisht.

E rrezikshme ishte lufta thotë. Ajo na shkatërroi, na dogji, na la pa shtëpi, por na dha shpirt për t’u ringritur, për t’u shkolluar, bile deri në Bashkimin Sovjetik.

Që në krye e deri në fund, personazhi Agush Damiri ka qeshur e ka qarë, ka pasur suksese dhe dështime, është ngritur dhe rrëzuar, por asnjëherë nuk ka qëndruar shtrirë, jo! Ka rifilluar të ecë me ritëm më të sigurtë, për të mos u rrëzuar më. Shohim ambuicjen e Agushit djalë që do të matet me më të mirët dhe guxon duke kërkuar rrugë të reja.Ushtria dhe shërbimi ushtarak u ka dhënë kthesë shumë të rinjëve. Kështu ndodh me Agushin.

Personazhi sëmuret, diagnostikohet me tumor, por nuk jepet, nuk trembet, guxon, falë dhe mjekëve, që vitin e ri të shkoj në familje i pa shëruar. Dhe kur arrin këtu thua: shumë drithëruese, shumë shembullore. E kujt do ti mungonin falenderimet për shërbimin mjekësor të mjekëve të djeshëm, si Dr. Miha? Kush nuk do të ishte nostalgjik ndaj solidaritetit të shokëve të Agushit si A. Ll., kuadro të shtabit të njësisë detare, familjarët, infermierët? Dhe të gjitha këto, pa interesa.

Jeta është veç të tjerave shëndet. Agush Damiri operohet disa herë, lexuesi mund ta ndjekë. Eshtë interesant dhe të shkruash për peripecitë e shëndetit të ndërlikuar të Agushit, por është bukur të mësosh për optimizmin dhe kurajon që ai u jep mjekëve për ndërhyrjet, edhe pse mund të vdiste.

Personazhi me tipin e tij të bënë pjesë të rracës që thonë: “Më mirë një fund i trishtueshëm se sa një trishtim pa fund”. Eshtë këtu guximi i mjekëve që vendosin për rioperimin vetëm e vetëm me shpresën e madhe: do shpëtojë. Dhe personazhi shpëton, gëzon të afërmit, fëmijët, bashkëshorten dhe nënën, e cila thotë: “Pse s’ma dhe mua sëmundjen tënde o bir, por më bën të vuaj më shumë se e sëmurë”. Eshtë tipike shprehja nënë.

Ato skemat që janë futur në novelë si shaka dashurie, apo kritika për ekranet televizive seksuale, besoj se edhe mund të mos ishin, por ka plot që nuk e shohin dot veprën letrare pa seks.

Në përfundim, unë si lexues mora plot mësime ndër më kryesoret: “Jeta është luftë, lufto ta fitosh, si e ka fituar Agush Damiri”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :